Forumi Kuq E Zi
 Mënyra se si flemë zbulon jetën seksuale në çift  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Mënyra se si flemë zbulon jetën seksuale në çift  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Mënyra se si flemë zbulon jetën seksuale në çift  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Mënyra se si flemë zbulon jetën seksuale në çift  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tingëllon pak a shumë kështu përqindja e studimit të radhës i prezantuar nga gazeta gjermane “Bild”, mbi pozicionet e vjetra në krahët e çiftit. Dhe nuk ka rëndësi nëse natën lëvizin në krevat. Ai që ka rëndësi është pozicioni që zgjedh përpara se të të zërë gjumi. Çiftet që shtrihen në krevat kurriz më kurriz, për shembull, zbulojnë një lidhje në çift dhe seks shumë intim. Pozicioni në formën e lugës e thotë më së miri faktin që dashuria nuk mungon, por dëshira për të bërë seks është e pamjaftueshme. Ja edhe 10 pozicionet më të mundshme dhe shpjegimet që ka gjetur revista e njohur gjermane “Bild”.

1 – Peshorja
Partneret flenë me shpinë të kthyer, ku e vetmja pjesë e trupi në kontakt është prapanica. Sipas shumë studimeve për pozicionet e natës, duke përfshirë edhe atë të terapistit martesor amerikan Mark Goulston, ky pozicion të krijon mendimin se është krijuar një krizë, ose është duke afruar një krizë. Të flesh kurriz më kurriz dhe të prekesh vetëm me të ndenjura, në më të shumtën e rasteve do të thotë një bashkim më i thellë ndjeshmërie. Seksi, me pak fjalë, nuk është një ndeshje e egër dhe pasionale, por diçka shumë më paqësore dhe e pasur me përkëdhelje. Dhe të mos harrojmë se disa ndjesi nervore gjenden pikërisht në pjesën e prapanicës. Dhe mbi të gjitha në çiftet që jetojnë prej kohësh bashkë. Ky pozicion është ndër më të preferuarit.

2 – Peshorja 2
Bëhet i rrezikshëm (duke rrezikuar edhe ndarjen) në rastin e dytë të “Bild”, ose më saktë, në pozicionin me shpatulla të kthyera, në momentin kur kontakti avash-avash fillon të mungojë dhe distanca mes prapanicave të partnerëve fillon të largohet. Në këtë rast fillon të mungojë edhe kontakti në jetën seksuale të çiftit. Komoditeti fiton mbi nevojën e afërsisë dhe seksi është bërë diçka rutinë, pa pasionin e duhur. Kujdes, pasi diçka nuk është në drejtimin e duhur!

3. Nyja
Partnerët janë përballë njëri-tjetrit dhe preken, fytyra dhe trupat janë të bashkuar, këmbët e lidhura. Në këtë rast është mundësia për të zbuluar një raport të freskët dhe me rezultate shumë të larta. Pozicioni evidenton dëshirën për t’u prekur dhe për të qëndruar pranë në fazën e gjumit. Seksi është një gjendje shumë të mirë. Kujdes vetëm për kohëzgjatjen! Qëndrimi për një kohë të gjatë “nyje” mund të vërë në evidencë zgjatjen e një pavarësie reciproke, që jo gjithnjë është pozitive.

4 – Engjëlli mbrojtës
Çifti është i lidhur më këmbët e ngjitura dhe njëri merr tjetrin për krahësh. Pozicioni evidenton një dëshirë për liri, edhe në jetë, prej të dyve, por gjithashtu edhe shumë intimitet. Kur njëri kap tjetrin për krahu do të thotë që është gati për t’u kryer procesi i një “dhurimi”, madje edhe në seks. Asnjë rivalitet me pak fjalë dhe të dy së bashku kërkojnë t’i japin partnerit të gjithë atë që kanë, për ta bërë sa më të lumtur.

5. Venusi
Është ajo që në këtë rast i afrohet atij, që qëndron me shpatullat e kthyera. Ajo që në këtë rast kërkon akoma edhe më shumë nga jeta seksuale dhe sentimentale prej tij, që evidenton një sjellje më pak të durueshme dhe pjesëmarrëse në lidhje.

6. Gërshëra
Të dy së bashku flenë afër njëri-tjetrit, por preken vetëm me këmbë. Është në tentativë një dëshirë për t’u afruar. Kërkohet të rikuperohet kontakti fizik, duke përjashtuar pasionet reciproke. Seksi që vjen më pas, shpesh degjeneron në një moment pajtimi, por për t’u denigruar sërish.

7. Në formë luge
Çifti fle me barkun e bërë gropë në kurrizin e tjetrit dhe këmbët e lidhura. Që të dy dashurohen, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Por që edhe kohërat e pasioneve kanë mbaruar mund të thuhet gjithashtu. Megjithatë, kjo nuk i heq asgjë faktit se seksi në çift është akoma i kënaqshëm, vetëm se pak më i qetë dhe më i relaksuar. Një sinjal i mirë është nëse partnerët shkëmbejnë rregullisht rolet. Kjo është shenjë e një raporti në ekuilibër shumë të mirë. Por nëse është gjithnjë ai që qëndron mbrapa, me shumë mundësi është vetëm ai që ka në lidhje një pozicion “aktiv”, ndërsa ajo provokon vetëm instinktet e tij mbrojtëse.

8. Sanduiç
Siç mund të thuhet më qartë, flenë të dy të lidhur, njëri përgjysmë mbi tjetrin, me këmbët në larguara nga pjesa e trupit. Është pozicioni që të krijon më shumë preokupim. Partnerët përqendrohen njëri mbi tjetrin, kur njëri i ofron mbrojtje tjetrit dhe seksi është i pasur me kënaqësi dhe një intimitet e besim reciprok.

9. Hileja
Në këtë pozicion, njëri prej të dyve merr në kontroll të gjithë hapësirën e krevatit. Nuk ka shumë për të thënë, pasi pozicioni i saj zbulon gjithçka. Secili prej tyre zgjedh rrugën e tij dhe njëri me shumë dëshirë do të donte të nxirrte jashtë nga jeta e tij, tjetrin. Në fakt, jeta në çift është një katastrofë e vërtetë, por që asnjëri nuk mund ta pranojë plotësisht. Seksi? Shumë egoist dhe me një tentativë arratisjeje. Këtu mund të thuhet me plot gojën se janë ndezur totalisht dritat e alarmit.

10. Në radhë
Është pak a shumë si “luga”, vetëm se në këtë rast trupat nuk preken, veçse ka një lëvizje të lehtë të dorës së njërit mbi qafën e tjetrit. Këtu ekziston ekuilibri mes intimitetit dhe distancës në çift. Secili prej tyre gëzon liritë personale, pa treguar asnjë shenjë të sjelljeve egoiste. Ka shumë konfidencë mes dy partnerëve dhe nëse njëri prek partnerin, e vë në mënyrë pushtuese dhe me një mbulim të afërt mund të lërë të kuptojë se: të kam në dorë, kujdes se mos bën hapa falsë. Pra, me pak fjalë, duket se në krevatin bashkëshortor gjithçka funksionon si një pasqyrë e së vërtetës në jetën në çift dhe në lidhjen e radhës. Ka të drejtë ai që gjithnjë mendon se në fund të fundit, gjithçka vendoset gjithmonë vetëm në një dhomë të shtëpisë, në dhomën e gjumit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons