Forumi Kuq E Zi
Genta: Jam e pafat në dashuri, nga një i dhunshëm rashë në një “pjeshkë” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Genta: Jam e pafat në dashuri, nga një i dhunshëm rashë në një “pjeshkë” Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Genta: Jam e pafat në dashuri, nga një i dhunshëm rashë në një “pjeshkë” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Genta: Jam e pafat në dashuri, nga një i dhunshëm rashë në një “pjeshkë” Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Genta: Jam e pafat në dashuri, nga një i dhunshëm rashë në një “pjeshkë” Genta1
Pas shumë e shumë thashethemesh lidhur jo vetëm me shtatzëninë, por edhe për të vërtetën e marrëdhënies së saj me Emiljanon, Genta i tregon në këtë intervistë. Ish-banorja e BB5, pavarësisht gjithçkaje, thotë se jeta e saj tani do ndryshojë. Do të jetë më e kujdesshme për pjesën private, madje ka menduar që në shtator të vijë në Tiranë, të merret me diçka konkrete dhe do t’i përkushtohet vetes. Genta gjithashtu tregon se do të botojë një libër, i cili aktualisht po redaktohet. Një libër, thotë ajo, që përfshin histori të shumë të rinjve dhe të një pjese të saj sigurisht. Pyetjes se, nëse Rubensi, ish i dashuri i saj do të jetë pjesë e këtij libri, ajo i përgjigjet duke thënë se do të jetë personazhi negativ.

Genta, si është e vërteta e historisë me Emiljanon? Ai thotë që s’keni pasur kurrë diçka bashkë, ti ke parë ëndrra..



Nëse s’do kishim pasur gjë, pse del dhe jep lloj-lloj intervistash, apo i ka hipur vetja në qejf…Mbajeni mend, që pas disa kohësh do dalë të thotë të kundërtën; se ka qejf të dalë në gazeta i shkreti.

Si ishte e vërteta?

Nga ana ime ka pasur ndjenja të sinqerta. Mendova se gjeta një njeri të drejtë. Kemi pasur diçka bashkë, por ai u shkëput nga mua. Mbase ishte diçka e kurdisur nga ai për të dalë në gazeta.

Po Xhani sa hyn në këtë histori?

Xhani hyn kudo. I fut hundët si ato plakat e Babanit. S’la gazetë pa marrë në telefon, që të japë versionin e tij për lidhjen tonë. Ai, Emiljon dy herë me mua e ka takuar. Lanë nam duke mashtruar. Ata të dy mund të jenë “motra” dhe jo vëllezër (qesh).

Pse thua “motra”? Cila është marrëdhënia e të dyve, dhe fakti që Xhani kudo ka thënë se ai është vëllai i tij?

Çne vëllezër ata?! Ka shumë që nuk i njohin, por ata që njohin Xhanin dhe Emiljon e dinë që s’kanë pikë lidhjeje gjaku. Vdesin për Facebook. Sa për motra, e them kot për qejf (qesh).

Tani, cili është raporti yt me Emiljon? A po përpiqen njerëzit, sidomos meshkujt të përfitojnë prej teje vetëm sepse je e njohur?

Po dhe unë e shkreta kam qejf të gjej dikë. Pas Rubensit mendova t’i jepja vetes një mundësi të dytë. Më vjen keq për veten, se nga një njeri i dhunshëm rashë në një pjeshkë.

Pas kësaj historie çfarë do bësh? Do i japësh vetes sërish shanse të tilla, apo do mbash premtimin e atij statusit: “Do bëhem murgeshë”?

Murgeshë me pistoletë sikur nuk shkon (qesh). Do t’i përkushtohem vetes, palestrës, flokëve, tatuazheve, rrobave, poezive, plazhit, familjes.. Të tjerat kanë kohë.

Përveç faktit që Emiljano është futbollist, çfarë të ka pëlqyer tjetër tek ai?

Nuk më pëlqen se është futbollist, por më është dukur djalë shumë i mirë.

E quan të mbyllur këtë histori?

Po. U mbyll edhe pse unë nuk doja. Vërtet e ndjej dhe po vuaj.

Të vjen inat apo ndihesh disi si pafat në punët e dashurisë?

Gjërat nuk ndodhin rastësisht. Mbase fati ka rezervuar gjëra të bukura për mua. Ndihem e mërzitur.

Rubensi vazhdon të të marrë më në telefon?

Po. Kam folur. Jam sqaruar për disa thashetheme që ka hapur Xhani. Vetëm kaq.

Nëse të kërkon të riktheheni bashkë, do e bësh?

Joo.

Çfarë do të bësh pas pushimeve Genta? Ke ndonjë projekt?

Do vij të jetoj në Tiranë nga shtatori. Po shkruaj edhe një libër.

Për çfarë po shkruan?

Është surprizë.

Përse do flasë libri?

Love story. Një histori aktuale shqiptare, ku do ta gjejë veten çdo i ri.

Mund të na thuash disa detaje më shumë për librin? Ka histori nga jeta jote?

Janë histori të shumë të rinjve. Ku ka dhe diçka nga mua, sigurisht. E kam nisur para 4 vitesh dhe në Greqi e përfundova. Tani është duke u redaktuar.

Kush po e redakton dhe kush do ta botojë si libër?

Po e redakton redaktori korçar Skënder Rusi dhe do të botohet në Korçë. Nuk do të jetë për shitje, po dhuratë për miqtë dhe sidomos të afërmit e mi që më kanë financuar.

Po Rubensi do të jetë personazh i librit?

Mund të jetë një personazh negativ.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
tpakten me fat pa fat ti e gjete nje burrr.por ka shum vajza te cilat akoma se kan gjetur ate qe duan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons