Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit..
Janë publikuar tri studime të reja të hulumtuesve amerikanë, belgë, britanikë dhe holandezë në përkrahje të një ideje të debatuar gjatë se tumoret përmbajnë “vaskën” e tyre të qelizave bu
rimore, që mund të shumëzohen dhe të shkaktojnë rishfaqjen e kancerit.
Nëse kjo është e vërtetë, shkencëtarët do të duhej të gjejnë një mënyrë për t’i shkatërruar ato qeliza.
Qelizat burimore në indet e shëndetshme njihen për mundësinë e tyre për të prodhuar çfarëdo lloji qelizash të tjera. Hulumtimi i ri trajton qelizat burimore të kancerit në një mënyrë tjetër.
Disa hulumtues, por jo të gjithë, besojnë se ato fshihen si një pjesë e vazhdueshme e tumoreve.
Tri studimet e publikuara në internet në revistën Nature dhe Science prezantojnë dëshmi për ekzistencën e qelizave burimore në tumoret origjinale, transmeton BW.
Mirëpo, hulumtimi mbështetet në eksperimentet me minjtë.
Për shkak të këtij dhe disa faktorëve të tjerë, gjetjet nuk do t’i bindin të gjithë se qelizat burimore të kancerit janë çelësi për gjetjen e trajtimeve më të fuqishme.
Por, hulumtuesi, Luis Parada, nga Qendra Mjekësore e Dallasit të Universitetit të Teksasit juglindor, beson se ekipi i tij i ka rënë në gjurmë një zbulimi të rëndësishëm. Ai tha se ekipi i tij ka gjetur “armikun e vërtetë” për një lloj të tumorit në tru.
Në tri studimet e publikuara thuhet se janë përdorur teknika të klasifikuara për të gjetur origjinën e tumoreve të caktuar tek minjtë.
Studimet thuhet se i japin “një mbështetje të fuqishme” teorisë për qelizat burimore të kancerit.