Forumi Kuq E Zi
Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit.. 578898_487101141301312_367899680_n
Studime shpresëdhënëse për luftën kundër kancerit..

Janë publikuar tri studime të reja të hulumtuesve amerikanë, belgë, britanikë dhe holandezë në përkrahje të një ideje të debatuar gjatë se tumoret përmbajnë “vaskën” e tyre të qelizave bu
rimore, që mund të shumëzohen dhe të shkaktojnë rishfaqjen e kancerit.

Nëse kjo është e vërtetë, shkencëtarët do të duhej të gjejnë një mënyrë për t’i shkatërruar ato qeliza.

Qelizat burimore në indet e shëndetshme njihen për mundësinë e tyre për të prodhuar çfarëdo lloji qelizash të tjera. Hulumtimi i ri trajton qelizat burimore të kancerit në një mënyrë tjetër.

Disa hulumtues, por jo të gjithë, besojnë se ato fshihen si një pjesë e vazhdueshme e tumoreve.

Tri studimet e publikuara në internet në revistën Nature dhe Science prezantojnë dëshmi për ekzistencën e qelizave burimore në tumoret origjinale, transmeton BW.

Mirëpo, hulumtimi mbështetet në eksperimentet me minjtë.

Për shkak të këtij dhe disa faktorëve të tjerë, gjetjet nuk do t’i bindin të gjithë se qelizat burimore të kancerit janë çelësi për gjetjen e trajtimeve më të fuqishme.

Por, hulumtuesi, Luis Parada, nga Qendra Mjekësore e Dallasit të Universitetit të Teksasit juglindor, beson se ekipi i tij i ka rënë në gjurmë një zbulimi të rëndësishëm. Ai tha se ekipi i tij ka gjetur “armikun e vërtetë” për një lloj të tumorit në tru.

Në tri studimet e publikuara thuhet se janë përdorur teknika të klasifikuara për të gjetur origjinën e tumoreve të caktuar tek minjtë.

Studimet thuhet se i japin “një mbështetje të fuqishme” teorisë për qelizat burimore të kancerit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Që edhe kanceri mund të parandalohet, kjo është më se e
vërtetë. Botimi i Udhërrëfyesit për Kontrollin e Kancerit nga OBSH është
një punë e mirë.

Sidomos, punë edhe më e përkryer do të ishte krijimi i një Programi
Nacional për Kontrollin e Kancerit nga gjithë ekspertët mjekësorë brenda
dhe jashtë vendit, të cilët kanë dituri profesionale, eksperiencë dhe
suksese në shërimin e sëmundjeve të kancerit.

Pra duhet sa me shpejtë që t’i kristalizojmë këto iniciativa dhe detyra të shenjta.

Dhe të jemi më profesionalistë dhe në gatishmëri për t’iu ndihmuar
pacientëve me këto sëmundje të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë për
humbjen e jetëve njerëzore.

Sa më shpejt na duhet që te pacientët dhe populli, të rifillojmë dhe
ngremë me profesionalizëm dhe sukses edukatën e mirëfilltë shëndetësore
dhe respektimin e rekomandimeve që dalin nga Udhërrëfyesi i OBSH dhe
Programi Nacional të cilin duhet hartuar sa më shpejt.
Siç themi ne në mjekësi “se më lehtë është të parandalosh (të bëjmë
dhe aplikojmë preventivën mjekësore), se sa të shërosh”. Sepse shërimi
është në kuptimin kohor më i gjatë se parandalimi, sfidues, me dhembje
dhe depresion të pacientëve dhe familjes, pse jo sfidues edhe për vetë
mjekët, plus ka kosto të lartë dhe kushton shumë në kohën e kësaj krize
globale, por edhe nacionale.

Pra kjo është e para, parandalimi (preventiva e përbashkët me
bashkëpunim serioz të pacientëve dhe mjekëve) për ta diagnostifikuar sa
ma herët dhe për të fituar luftën kundër kancerit. Edukata shëndetësore
dhe njohja me sëmundjet kanceroze, lajmërimi i menjëhershëm te mjeku,
diagnostifikimi i saktë, si dhe fillimi i terapisë kundër sëmundjeve
kanceroze janë kurs i sigurt kah suksesit.


Sëmundja
Fatkeqësisht, kanceri dikur e ka pas primatin, por edhe në të ardhmen do
ta marrë mjerisht, sipas konstatimeve të ekspertëve shëndetësorë
botërorë, nëse nuk ndërmarrim masa energjike dhe veprime konkrete që ta
parandalojmë. Sipas statistikave botërore në vit nga kanceri sëmuren 12
milionë njerëz, dhe mjerisht edhe vdesin nga këto sëmundje të rrezikshme
7.6 milion njerëz në botë brenda një viti. Në Kosovë nuk posedojmë
statistika të sakta për numrin e të sëmurëve me kancer.

Por fatkeqësisht shumë njerëz vdesin nga kanceri dhe numri i tyre
është në rritje. Shkak është lufta dhe rrezatimet atomike, varfëria,
shëndetësia në kolaps dhe gjendja e vështirë ekonomike në vendin tonë.
Do t’i luftojmë me konsekuence dhe dituri këto sëmundje, edhe pse
prognozat e OBSH janë të këqija dhe me rrezik të madh për njerëzimin.
Thonë se në vitin 2020 do të dyfishohet numri i të prekurve nga kanceri,
dhe në 2030 do të trefishohet ky numër në mënyrë drastike i të sëmurëve
me kancer.Këshillat mjekësore
T’i studiojmë dhe aplikojmë me konsekuence këshillat preventive
mjekësore. Se shkenca nuk njeh kufij dhe se teknika përparon dita-ditës,
kjo tashmë është më se e njohur. Gjithashtu jemi dëshmitarë të
përparimit dhe suksesit të madh të shkencave mjekësore, si në metoda të
reja diagnostifikimi, ashtu edhe në mënyra të reja dhe të sofistikuara
shërimi. Kjo automatikisht nënkupton edhe zgjatjen e jetës të pacientët e
nderuar me kancer, nga këto sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Kanceri i gjirit konkretisht, por edhe kanceret e tjera në organizmin
e njeriut, bazë numër një e kanë trashëgiminë dhe sëmundjet kronike të
pashëruara apo të kuruara dobët, si dhe ekspozimin permanent ndaj
kemikaleve dhe rrezatimeve radioaktive të dëmshme gjatë jetës. Me
njohuri dhe të arritura moderne në shkencën e mjekësisë, sot këto
njohuri na mësojmë si të largohemi nga të gjitha rreziqet e mundshme, e
ky punim po i evidenton edhe njohuritë e mirënjohura të praktikës time
20-vjeçare në këtë lëmë të mjekësisë.

Menjëherë pas konstatimit të kancerit nga onkologu, t’i nënshtrohen
terapisë së preferuar medicinale dhe të fillohet që në start të kancerit
me mjekim permanent. Me njohuri dhe të arritura moderne në shkencën e
mjekësisë dhe me përvojën time 28-vjeçare si mjek, sukseset në këtë lëmi
të mjekësisë janë shumë kurajuese për pacientët te të cilat zbulohet që
në fillin dhe të cilët vijnë menjëherë në mjekim të suksesshëm
medicinal.

Zbulimi i hershëm që në stadin e parë të sëmundjes është preventiva
më e mirë dhe rrugë e sigurt kah suksesit, dhe japin si rezultat të mirë
jetëgjatësinë dhe shërimin e pacientëve. Biopsia si metoda e parë dhe
më e vjetra për diagnostifikim të gjitha sëmundjeve, edhe atyre
kanceroze duhet të bëhet me kujdes më të madh. Sipas zbulimeve të fundit
të shkencëtarëve amerikan të respektuar- biopsia si metodë
diagnostifikimi është treguar më shumë e dëmshme se sa e dobishme.
Për diagnostifikimin e kancerit metodat supermoderne mjekësore japin
rezultate dhe diagnostifikim më të sofistikuat dhe shumë më të shpejtë
(siç janë CT-ja, Mamografia dhe sonomamografia te femrat me kancer
gjiri, dhe ultrazër te ultrasonistët e specializuar dhe me eksperiencë
të mirë diagnostifikuese).

Pacientët që kanë ardhur me kohë janë shëruar plotësisht, por i janë
përmbajtur rregullave të sipërpërmendura dhe jetojnë e punojnë
normalisht (pacientët e parë i kam shëruar qysh para 20 viteve, edhe sot
ndihen super!) Këshillë preventive mjekësore: Menjëherë pas konstatimit
të kancerit nga onkologu, t’i nënshtrohen terapisë së preferuar
medicinale dhe të fillohet që në start të kancerit me mjekim permanent.
Kam përvojë të suksesshme në shërimin e kancerit gjirit te femrat, dhe
gjitha kancereve të tjera në organizëm, si dhe kancer lëkure. Përse të
mos provojmë mjekimin më të suksesshëm dhe më të lehtë medicinal me
terapi avangarde farmaceutike të cilin unë e përdor me sukses prej shumë
vitesh./tiranaobserver/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons