Në New York, trajner personal për të mësuar seksin
Në Manhattan ka shpërthyer një modë e re, ku trajneri personal vjen deri në dhomën e gjumit.
Trendi i fundit i trajnerëve është që të mësojnë klientët e tyre si të bëjnë seks, duke i udhëzuar dhe shpjeguar se çfarë të bëjnë dhe cilat janë lëvizjet e ndaluara.
Mes pionierëve të disiplinës së re në New York janë Eric Amaranth dhe Amy Jo Goddard.
Secili prej tyre ka metodën e tij të preferuar, ku Eric preferon të qëndrojë në këmbët e krevatit dhe të udhëzojë, ndërsa Amy jep udhëzime përmes telefonit ose më mirë akoma përmes skype, duke ndjekur çdo detaj të raportit mes çiftit.