Gjumi i drekës bën mirë
Gjumi i ditës i ndihmon fëmijët që të përqendrohen, të mësojnë më shpejt dhe madje edhe që të dalin më mirë në
provime në shkollë, vërtetoi një studim. Sipas të dhënave, të gjithë njerëzit, por kryesisht të miturit ndihen më pak në
ankth dhe më të motivuar për të arritur rezultate të mira, ndërsa fitojnë
aftësi të shtuara për të reflektuar, nëse
pushojnë të paktën një orë gjatë ditës. I njëjti studim pretendon se është
thelbësore për mirërritjen e një fëmije që atij t’i jepet më shumë kohë për të menduar në lidhje me fenomenet e ndryshme apo gjërat e reja me të cilat
njihet në jetë. Megjithatë, ndonëse secili prej nesh
fillon të mendojë që prej moshës 3-
vjeçare në mënyrë konkrete, një studim i thellë i vetvetes ka nevojë për
një tru sa më të qetë. Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore, duke studiuar disa mënyra
komplekse të mënyrës se si çlodhet truri, arritën në përfundimin se mënyra
më e mirë për t’u relaksuar është gjumi i drekës. ”Çlodhja e trurit lidhet ngushtë me mënyrën se si funksionojnë emocionet, logjika apo gjykimi moral,
në të njëjtën kohë që ndikon edhe aspekte të ndryshme të të mësuarit
apo kujtesës. Si e tillë, është thelbësore për të miturit dhe gjumi gjatë ditës
është ai që shton më shumë këto efekte”, shkruan revista e Shkencave Psikologjike.