9-vjeçari, tmerri i vogëlushëve, i godiste me grushte e shkelma dhe i
kafshonte
Një kamerë sigurie ishte ajo e cila shpëtoi të vegjlit e një kopshti në Misisipi të SHBA-ve nga vetë “ferri”. Një çamarrok agresiv 9-vjeçar, godiste me grushte, shkelma, i kafshonte dhe
tmerronte vogëlushët e kopshtit ku gjendeshin së bashku.
Ky incidenti i pa precedent, u mësua kur një prind pa plagët në trupin e vajzës së tij dhe menjëherë shkoi në
kopsht për t’u kërkuar shpjegime për gjendjen e vajzës së tij. Pas tensionit dhe denoncimit të këtij prindi, përgjegjësit e kopshtit u vunë
menjëherë në lëvizje, të cilët nxituan të
shikonin pamjet e regjistruara nga
kamerat e sigurisë. Pasi panë pamjet e filmuara, u
befasuan dhe nuk mund t’u besonin
syve, menjëherë u kërkua ndërhyrja e
policisë, e cila duke hetuar pamjet e ashpra dhe tepër të dhunshme arrestoi dy nga punonjësit e kopshtit. Ndërsa 9-vjeçari u dërgua në një shkollë edukimi, pasi sjellja e tij ishte agresive dhe e rrezikshme për fëmijët e tjerë.