Palmat më parë janë rritur në Antarktidë..
Shkencëtarët që po bëjnë gërmime të thella në Antarktidën moderne kanë zbuluar prova se pemët palma dikur janë rritur atje.
Analizat e pjalmit dhe sporeve, si dhe mbetjeve të krijesave të vogla k
anë dhënë një panoramë klimaterike për periudhën e hershme “Eocene”, rreth 53 milionë vjet më parë.
Studimi i revistës “Nature” sugjeron se temperaturat dimërore në Antarktidë kanë kaluar 10 gradë Celsius, ndërsa në sezonet verore kanë arritur në 25 gradë.
Njohuritë më të mira mbi kushtet e “gjelbërimit” do të shtojnë hamendësitë për efektet e rritjes së CO2-shit në ditët e sotme. Epoka “Eocene” ka qenë subjekt i një interesi në rritje në vitet e fundit, si një “ngrohtësi analoge” në Tokën aktuale.“Ka dy mënyra për të parë se ku do të shkojmë në të ardhmen. Njëra është përdorimi i modeleve klimatike të bazuara mbi fizikën, ndërsa tjetra është vështrimi i epokave të kaluara që janë të ngjashme me atë ku mund të jemi pas 10, 20 apo 100 vjetësh”, ka deklaruar bashkautori i studimit, James Bendle nga Universiteti i Glasgout.