Rrufeja në Kullën e Torontos..
Thonë që rrufeja nuk godet kurrë dy herë në një vend, por Kulla CN në Toronto, Kanada, ka provuar të kundërtën, pasi është goditur vazhdimisht nga rrufe shumë të fuqishme. Ndërsa rrufetë godisnin kullën, foto
grafi Riçard Gotardo e fotografoi fenomenin. Në shumë se 25 000 goditje janë regjistruar në stuhinë e fundit në Kanada. Kulla e Torontos është ndërtesa më e lartë në Hemisferën Perëndimore dhe goditet nga rrufetë mesatarisht 75 herë në vit. Fotografi Gotardo nga Toronto tha se “Stuhia ishte shumë e fortë. Kulla u godit nga gjashtë rrufe të fuqishme brenda gjysmë ore. Nga drita e tyre dukej sikur ishte ditë”.