Nëse doni të blini një makinë me çmim të arsyeshëm, lini që gruaja juaj të merret me “pazarin”. Një studim ka dalë në përfundim se nëse femra merret me uljen e çmimit të makinës, pothuajse gjithmonë arrin qëllimin, por kjo vlen kur shitësi është mashkull.
Kërkuesit amerikanë dhe britanikë kanë kryer një sërë eksperimentesh duke treguar se sjellja miqësore e femrës bën që çmimi fillestar i një makine të ulet në mënyrë të kënaqshme, rreth 20%.
Siç publikon ‘Daily Mail’, butësia dhe sharmi femëror e çarmatos një shitës duke bërë që të ulë çmimin më shumë se sa do e ulte nëse blerësi do të ishte mashkull.
Por, nëse sjellja e femrës do të shihet si flirtim nga shitësi kjo gjë nuk do të sjellë aspak rezultat dhe çmimi në këtë rast nuk do të ulet aspak.