Vëllai i Barack Obama jeton në një nga lagjet më të varfra të Kenias
George Obama, vëllai i varfër i presidentit të SHBA-së, do të shfaqet në dokumentarin, anti-Barack më fund të këtij muaji në kinematë amerikane. 30 vjeçari, i cili jeton në një lagje të varfër në Nairobi, Kenia.
Është 30 vjeç dhe jeton në një qytezë në periferi të Nairobi, Kenia. Është ky portreti i njërit prej vëllezërve dhe motrave të më të fuqishëm në botë, presidentit amerikan Barak Obama. George Obama, 30 vjeç, ka rënë dakord për të folur në një intervistë të përfshirë më pas në një video për The Hollywood Reporter.
I riu ka deklaruar se nuk ka marr kurrë ndihmë nga vëllai i tij dhe se nuk i vjen keq për këtë: "Ai ka familjen e tij unë jam i rritur dhe mund të kujdesem vetë për vetën. Ai merret me shumë gjëra të tjera, kujdeset për botën, duke përfshirë këtu dhe mua, se dhe unë jam pjesë e botës".
George Obama, më i riu i tetë fëmijëve që babai i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Barack Hussein Obama Sr, ka pasur me katër gratë e tij, ka thënë se është takuar me vëllanë e tij vetëm kur ishte gjashtë vjeç dhe ishte habitur që ai ishte "gjysmë i bardhë". Filmi dokumentar për Barack Obama, me titull "Dashuri, urrejtje, nuk e di", në të cilën do të jetë intervista e George Obama do të transmetohet në Houston, Texas, në fund të muajit.