Forumi Kuq E Zi
Horoskopi ditor.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Horoskopi ditor.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Horoskopi ditor.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Horoskopi ditor.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Horoskopi ditor.. Empty Horoskopi ditor.. 29/4/2012, 13:09

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Horoskopi ditor, 29 prill 2012

Dashi

Influenca e Plutonit do jete paksa e rrezikshme per jeten tuaj ne cift. Beni shume kujdes me gjithcka qe do thoni ne menyre qe mos lendoni dhe mos lendoheni. Nese jeni beqare kujdes mos dashuroheni pas dikujt i cili nuk ben per ju. Kontrollojini emocionet! Nuk pritet te kete ndonje permiresim te ndjeshem ne planin financiar por ju do keni mundesi te ruani ekuilibrin.


Demi

Jeta ne cift do shkoje edhe me mire sesa ju e kishit menduar. Disa mund ta perforcojne lidhjen e disa te tjere edhe mund te bejne plane per fejese. Gjithcka eshte e mundur. Beqaret do e shfrytezojne aftesine e tyre per te joshur dhe do bejne per vete dike interesant. Financat nuk do kene as ndryshime pozitive dhe as negative. Mundohuni sa te mundni te ruani ekuilibrin dhe te ulni shpenzimet.


Binjaket

Jupiteri pritet te jete shume i favorshem per jeten tuaj sentimentale. Gjithsesi jeni ju qe duhet te beni kujdes me menyren e te sjellurit qe te mos lindin konflikte. Beqaret do ruajne distancat nga seksi tjeter sepse nuk do jene gati per te krijuar nje lidhje. Ju e dini me mire cfare te beni. Do shpenzoni jashte mase sot dhe kjo mund te trondite paksa buxhetin. Kujdes, mos e teproni!


Gaforrja

Me Jupiterin ne anen tuaj sot, do e keni cdo gje me te lehte dhe me te qarte ne cift. Romantizmi do te rizgjohet dhe do ia kaloni mjaft mire. Beqaret do jene ata me te favorizuarit. Shfrytezojina sa te mundni takimet qe do beni sepse mund te ndesheni edhe me personin e duhur. Ne planin financiar do merrni iniciativa te medha ne menyre qe te stabilizoni buxhetin. Do ia dilni mbane!


Luani

Nese jeni ne nje lidhje beni kujdes nga Saturni. Ai mund te sjelle mungese komunikimi dhe destabilitet. Ruani sa te mundni ekuilibrin! Beqret do nidhen mire edhe me ate status qe jane por ne mbremje do takojne dike me te cilin do fillojne nje aventure te kendshme. Ne sektorin financiar do keni disa probleme te vogla por ju do gjeni zgjidhje menjehere. Bravo per vendosmerine.


Virgjeresha

Jo te gjithe ciftet do kene nje jete sentimentale te njejte sot. Per disa ndjenjat do te forcohen, ndersa per disa te tjere do shfaqen mosmarreveshje e debate. Kujdes! Beqaret nuk do kene takime dhe nuk do ndryshojne status, por gjithsesi do ndihen mire ashtu si jane. Perspektiva te mrekullueshme financiare. Do mund te kryeni edhe ato transaksione qe i kishit menduar pre kohesh.
Peshorja

Jeta juaj ne cift do filloje te normalizohet gjate kesaj dite. Do jeni me te gatshem per te folur dhe per t’u sqaruar me ate qe keni ne krah. Beqaret do jene mjaft joshes. Ka mundesi qe nje pjese e mire te gjejne Princin e tyre te Kalter. Shfrytezojini oret sa me shume te mundni! Saturni do jete planeti me pozitiv per financat dhe do iu ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Ju duhet te ulni shpenzimet.


Akrepi

Ne jeten sentimentale eshte mire te tregoheni te matur. Mos u verboni nga fjalet e bukura qe do iu thote partneri sepse do zhgenjeheni me vone. Ruajeni kthjelltesine! Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojne ftesat qe do iu behen. Jo te gjithe do iu duan te miren, disa do kerkojne edhe t’iu lendojne. Nuk priten probleme ne planin financiar keshtu qe qetesohuni.


Shigjetari

Duke qene se sot do mendoni ndryshe nga partneri per nje dicka te rendesishme mund te lindin debate me te. Flisni qetesisht dhe gjeni argumenta qe t’ia mbushni atij mendjen. Raste te shkelqyera qe beqaret te gjejne personin qe kane enderruar. Tregohuni me te hapur. Paraja eshte shume e rendesishme ne jete por nuk mund te ndermerrni cdo rrezik vetem e vetem per te.


Bricjapi

Duhet te beni perpjekje sot qe te ruani atmosferen e ngrohte qe eshte krijuar ne lidhjen tuaj. Kuptojini me mire ato qe iu thote partneri sepse ne te vertete ai kerkon vecse te miren e te dyve. Mos lini shtigje per debate. Beqaret nuk do kene mundesi te gjejne dashurine por nuk duhet ta humbin shpresen. Saturni nuk do jete pozitiv tek financat. Mundohuni t’i organizoni ato qe mos hasni probleme.


Ujori

Nuk do jeni shume ne qejf gjate kesaj dite dhe nuk do i kushtoni rendesine e duhur atij qe keni ne krah. Zgjidhja ideale per kete situate do jete komunikimi. Beni perpjekje per te arritur! Per beqaret do fryje nje fllad i ngrohte por qe do sjelle vetem aventura kalimtare. Perfitoni nese ato iu pelqejne. Do i zgjidhni problemet financiare dhe do kryeni transaksionet e duhura. Ruajeni kete situate.


Peshqit

Do keni nevoje per me shume stabilitet ne jeten tuaj ne cift sot. Fale Uranit ju do krijoni baza me te forta dhe do e keni me te lehte te kuptoheni me ate qe keni ne krah. Kujdes me xhelozine! Beqaret do kene shume mundesi per aventura, por asnje per dashuri te verteta. Beni durim! fati nuk do munogeje ne planin financiar. Tregohuni vetem pak me te matur qe gjithcka te shkoje me se miri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Horoskopi ditor.. Empty Re: Horoskopi ditor.. 19/4/2013, 20:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dashi

Për të kaluar problemet tuaja, më parë duhet të qetësoheni e
pastaj të reagoni. Në punë mund të krijoni besim tek njerëzit që ju
rrethojnë.

Demi

Në ambientin e punës keni krijuar një
miqësi që do t’ju ndihmojë për çdo problem që mund të keni. Në dashuri
duhet të jeni më objektiv.

Binjakët

Sot nëse keni një projekt në punë, propozojani eprorit tuaj. Në fushën e ndjenjave nëse jeni vetëm do të njihni njerëz të rinj.
Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e favorshme në të gjitha drejtimet
dhe do të ndiheni në harmoni e veten tuaj. Në dashuri do të kuptoni
sjelljen e partnerit.

Luani

Sot mos tregoni kokëfortësi me një person që sapo e keni njohur. Në punë do të rriteni profesionalisht ose në detyrë.

Virgjëresha

Do të jeni shumë mirëkuptues dhe të gatshëm kundrejt të tjerëve. Në punë do të ndiheni të vlerësuar nga eprorët tuaj.
Peshorja

Do të tregoheni shumë të sinqertë me një mikë që keni
pasur një keqkuptim. Në fushën e ndjenjave do të gjeni mbështetje të
plotë tek partneri.

Akrepi

Sot do të mbroni me këmbëngulje idenë tuaj. Në punë do të merrni informacione të reja për ata që ju rrethojnë.

Shigjetari

Njohjet
e reja do t’ju stimulojnë për mirë. Në punë do të jeni aktive dhe do të
jepni një përshtypje të mirë njerëzve që ju rrethojnë.

Bricjapi
Dikush do të rrisë zemërimin tuaj sepse nuk do t’i bindet urdhrave tuaja. Në dashuri do të kaloni momente të bukura.

Ujori

Do të keni raste të favorshme për të përmisuar ekonominë tuaj. Në punë do të merrni një ofertë që do t’ju entuziazmoj shumë.

Peshqit

Do
të jeni shumë impulsivë dhe nuk do të mund të përmbani atë që thoni. Në
dashuri do të vërtetoni ndjenjat e vërteta të partnerit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons