Një pensioniste në Kinë bëri një zbulim rrënqethës, kur vendosi që të hapte një valixhe të vjetër të ndodhur në bregun e një liqeni, në qytetin e tij në Bengbu.
68-vjeçarja, e bërë kurioze nga valixhja që kishte disa kohë që qëndronte e paprekur dhe duke dyshuar se mund t’i kishte humbur dikujt, vendosi që ta hapte.
Por, për tmerrin e saj, brenda valixhes ishin gjashtë koka njerëzish.
E tmerruar, e llahtarisur dhe e tronditur, e moshuara telefonoi policinë, e cila mbërriti menjëherë dhe nisi një operacion të gjerë hetimi, duke dyshuar për prezencën e mundshme të ndonjë vrasësi zinxhir në zonë.
Megjithatë, hetimet u ndërprenë pas vetëm disa orësh, pasi u mësua që kokat i përkisnin personave që kishin vdekur disa vite më parë, por ishin ruajtur nga një klinikë e zonës për praktikë për studentët e mjekësisë.
Secili prej viktimave kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe kishte vendosur me vullnetin e tij që t’i dorëzonte trupin mjekësisë, për të shpëtuar jetë në të ardhmen.
Megjithatë, ky fakt nuk do të shpëtojë klinikën nga mundësia e sanksioneve të rënda dhe përndjekja ligjore për përdhosjen e kufomës, pasi trajtimi i mbetjeve trupore në këtë mënyrë shkel çdo protokoll mjekësor dhe ligjor.
Marre nga Top Channel