Sipas BBC, PK Krishnamurthy, 75 vjeç, kishte pasur kruarje dhe rritim në syrin e djathtë, por nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se një krimb kaq i gjatë ndodhej aty.
Kur mjekët në spitalin Fortis e ekzaminuan, ata gjetën krimbin dhe e hoqën. Tani ai ndjehet më mirë.
Një rast i tillë është jashtëzakonisht i rrallë dhe pacienti ishte me fat që krimbi nuk kishte përfunduar në tru, bëri të ditur drejtori i spitalit.
Krimbi është dërguar në një laborator për teste të mëtejshme. Raste të tilla kur krimbat hyjnë në gjakun e njeriut njihen, por janë shumë të rralla. Ende nuk dihet se si krimbi ka hyrë tek pacienti indian.