Në Angli, një djalë 11-vjeç, tek po shikonte qiellin, vuri re një objekt të çuditshëm, një objekt i cili nuk ngjasonte me objektet e teknologjisë njerëzore. Ai menjëherë mori aparatin fotografik dhe filloi të shkrepte. Falë iniciativës dhe shkathtësisë së tij, ai mundi të fotografojë një Disk Fluturues.
11-vjeçari, Jack Brody, citon alb-observer.com, po luante në kopshtin e shtëpisë së tij, në rajonin Essex në Britani, kur papritur vuri re një objekt metalik tek fluturonte në qiell.
Djaloshi Jack, nxitoi menjëherë dhe rrëmbeu spartanin fotografik dhe fotografoi këtë objekt të mistershëm.
Kur i ati i tij u kthye në shtëpi, Jack i tha: “Baba, nuk ke për t’u besuar syve kur të shikosh atë që kam fotografuar sot”, iu shpreh të atit gjithë entuziazëm djaloshi 11-vjeçar.
“Është qesharake, të gjithë specialit, shkencëtarë, studiues etj, ndjekin UFO-t dhe paguajnë shuma të mëdha dhe u duhen vite të tëra studimi, vetëm për një fakt apo fotografi të vetme. Ndërsa në rastet kur ata ia arrijnë, fotografit janë të një cilësie shumë të dobët, ndërsa fotografia e tim briri si për çudi, është shumë më cilësore”, deklaroi 39-vjeçari, i ati i Jack./alb-observer.com/