Policia e Kosovës zhvesh një serb të veshur me një fanellë me simbole nacionaliste serbe, për të cilat Policia e Kosovës thotë se nxisin urrejtje etnike.
Ky serb, bashkë me disa qindra-mijëra të tjerë, mësynë sot monumentin e Gazimestanit duke përkujtuar kështu “Betejën e Kosovës”.
Ky përvjetor shënon 623 vjetorin e Betejës së Kosovës, ku ushtria serbe ka pësuar disfatë nga Perandoria Osmane. Ndërkaq, gjatë ditës, në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdarë, Policia e Kosovës është përleshur me një grup serbësh të cilët sulmuan policinë me gurë dhe gjësende tjera.