Ajo që ka ndodhur këtë të shtunë në një nga qendrat tregtare që ndodhet në periferi të kryeqytetit, zor se kishte ndodhur më parë dhe zor se pritej të mblidhte shumë njerëz. Por ja që doli e kundërta. E shtunë ekstreme, eja me rroba banje dhe dil nga dyqanet i veshur falas. Kjo nismë që në disa vende të botës organizohet prej vitesh, ja që funksionoi dhe në Shqipëri. TEG, qendra tregtare që gjendet në Lundër, ka shënuar hapjen e fushatës së uljeve të mes sezonit me organizimin e një eventi të pazakontë.
“E shtuna Ekstreme”, ka mbledhur në qendrën tregtare me qindra të rinj të cilët kanë mbërritur me rroba banje. Dhe prej tyre, 50 të parët kanë përfituar veshje falas në dyqane të ndryshme të kësaj qendre. Vajza dhe djem janë argëtuar pa masë duke zgjedhur dhe bërë të tyre falas, veshjet dhe aksesorët e dëshiruar.
Drejtues të departamentit të marketing-ut në TEG, shpjegojnë për infoshqip.al se si erdhi nisma: “Frymëzuar nga një formulë e guximshme dhe e suksesshme e zhvilluar dhe implementuar nga marka të njohura, kryesisht për të lancuar uljet dimërore në qytete te ndryshme si New York, Barcelonë, Madrid, Amsterdam, ‘E shtuna Ekstreme’ synon nxitjet e blerjeve nëpërmjet argëtimit, interaktivitetit, origjinalitetit dhe risisë në TEG”.
Nuk dihet se kur do të bëhet e shtuna tjetër ekstreme, por një gjë del të jetë e sigurt. Njerëzit që zhvishen dhe dalin nëpër ambiente publike (sigurisht jo plazh), vetëm me rroba banje, nuk janë të paktë, duke përqafuar kështu risitë evropiane.