Teknologjia është një ndihmë e madhe për njerëzimin, por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Pas hartave satelitoreve që tregojnë vendndodhjen duke pasur vetëm një telefon celular në dorë dhe shumë shpikjeve të tjera të telefonisë celulare, dy kompanitë, Google dhe Apple janë drejt realizimit të një projekti të ri. Bëhet fjalë për vendosjen e satelitëve në shërbim të kompanive, me anë të të cilave mund të shihet një objekt në toktë deri në masën 10 centimetra. Synohet që të përmirësohen imazhet e shërbimit Google Map, duke futur në celularë tekologjinë 3D dhe duke sjellë nga terreni të gjitha detajet në aparatet celularë.
Për shkencëtarët kjo është një arritje dhe do të shtonte aplikacionet e mjaft telefonave. Por për shumë të tjerë duket si një projekt ogurzi, pasi përdorimi i pajisjeve mund të jetë një përgjues efikas për shumë njerëz.
Fillimisht projekti do të nis me avionë special, për të bërë fotografimin e zonave. Në fakt janë të njëjtët avionë spiunë që përdoren nga ushtria amerikane për fotografimin nga ajri të zonave të rrezikshme. Fotot e marra më pas vendosen në programin Google Map dhe mund të përditësohen në bazë të satelitëve. Sipas një administratori të Google avionët kanë nisur eksperimentimin në 20 shtete. Ata mund të sjellin imazhe të detajuara, madje dhe të shohin çfarë ka pas dritareve të shtëpive.
Projekti ka sjellë reagimet e shumë shoqatave për mbrojtjen e të dhënave, duke e cilësuar si një rrezik për njerëzimin.