Ekipet e shpëtimit në Afganistan po përpiqen t’i gjejnë afro 80 fshatarët afganë, për të cilët ka shqetësime se janë zënë nga rrëshqitja e dheut, pas dy tërmeteve në pjesën veriore të Afganistanit.
Guvernatori i provincës Baghlan, Abdul Maxhid, tha se 22 shtëpi ishin mbuluar nga dheu
Deri sot në mesditë, janë gjetur dy trupa të pajetë dhe në spital janë dërguar afro 20 njerëz me lëndime.
Tërmetet me intensitet 5.4 dhe 5.7 shkallë e goditën këtë rajon ditën e hënë, duke sjellë dhe dhe gurë në vendbanimet e largëta malore. Nga një tërmet në këtë rajon në vitin 2002 ishin vrarë afro 2 mijë vetë.