Stadiumi më i ri në botë, “fshihet” në shkretëtirë
Kemi parë stadiume nga më të mëdhenjtë, sepse futbolli është një nga sportet më të ndjekura në botë. Çudia e stadiumeve këtë herë vjen nga Emiratet Arabe. Ideja është për ndërtimin e një stadiumi të kamufluar në shkretëtirë. “L'Al Ain FC”, një nga klubet sportive me sukses të jashtëzakonshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të kthehet në të ardhmen një nga ekipet që ka studimin më të veçantë.
Studioja libaneze “MZ” ka prezantuar në publik projektin e stadiumit i cili duket si një oaz në mes të shkretëtirës. Gjithë stadiumi do të ndërtohet në shkretëtirë dhe vetëm një pjesë e vogël e tij do të jetë e dukshme nga larg.
Imazhet tregojnë një fazë të ngjashëm të projektit në një tempull të lashtë që "mbështetet" në anën e një mali.