Shtyp të dashurin me makinë pse i theu pa dashje iPhone-n
Një 25 vjeçare nga Nju Jorku shtypi me makinë të dashurin e saj adoleshent si hakmarrje ndaj faktit se ai pa dashje i theu telefonin iPhone.
Jasmine Diaz është arrestuar pasi familja e Frankie Hernandez gjeti trupin e tij të pajetë.
Pas një sherri të nxitur më së shumti nga alkooli, Diaz shkeli gazin e fuoristradës së saj, ndërkohë që 17 vjeçari po qëndronte përpara makinës Lincoln Aviator.
Më pas u largua me shpejtësi.
Familja e adoleshentit tha se ata kishin një vit që dilnin bashkë, por marrëdhënia nuk ishte e qëndrueshme.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar vajzën duke ulëritur: “ti më shkërdheve celularin”. Në fakt adoleshentit i kishte rënë pa dashje nga dora.