Ushtria amerikane në panik, vetëvritet një ushtar çdo ditë
Të dhënat që ka publikuar Pentagoni, janë shokuese. Vetëvrasjet në valët e ushtrisë amerikane janë shtuar me shpejtësinë e erës. Gjatë muajve të parë të 2012-ës, ato kanë kapërcyer çdo shifër që mund të imagjinohej. Madje është shënuar përqindja më e madhe që nga fillimi i luftës në Afganistan, në vitin 2001. Kështu, sipas statistikave të Pentagonit, mesatarisht i bie që të vetëvritet një ushtar në ditë.
Sipas këtyre të dhënave, numri i vetëvrasjeve në ushtri është rritur me 18% në lidhje me të njëjtën periudhë të vitit 2011, citon albobserver.com.
Gjatë 155 ditëve të para të 2012-ës janë shënuar 154 vetëvrasje. Këto shifra tragjike detyruan ministrin amerikan të Mbrojtjes Lion Paneta që të përgatisë një memorandum, ku i cilëson vetëvrasjet problemet më urgjente dhe të ndërlikuara me të cilat përballet ushtria amerikane.
Paneta gjithashtu u bëri thirrje të gjithë komandantëve e mbikëqyrësve që t’u vijnë në ndihmë ushtarëve që ndeshen me probleme psikologjike, si dhe të tregojnë tolerancë zero për të gjithë ata që kryejnë veprime përbuzëse ndaj ushtarëve që kanë nevojë për ndihmë.