Pedagogu punonte edhe si prostitutë transeksuale
Një profesor i universitetit të Georgia-s në SHBA u arrestua pasi i ofroi shërbime seksuale një oficeri policie, që ishte në mision të fshehtë për ta zbuluar atë.
Profesori gjerman Max Reinhart, 65 vjeç, u arrestua në Atlanta me akuzën për prostitucion. I quajtur Sasha në zanatin tjetër, ai ofronte 30 minuta shërbim për 60 dollarë.
Profesori jepte mësim letërsi gjermane dhe histori në universitet dhe ishte veçanërisht i njohur për punimet që bënte për Gëten.