Al McGlashan, një peshkatar mjaft i njohur në Australi, ndërsa gjendej në det në kërkim të peshkut ton, u befasua me zbulimin që bëri krejt papritur. Në dukje një monstër e vërtetë deti, objekti i gjetur prej tij, ishte në fakt, një kallamar gjigand, i cili i ka trembur keqas të gjithë.
Në fakt, kallamarët gjigandë janë krijesa deti të pakapshme, pasi enden thellësive të errëta të oqeanit, dhe ato figurojnë në legjendat e detit, si krijesa monstra.
Sikur të gjesh edhe pjesë të veçanta të kësaj krijese, teksa ka ngordhur, është një privilegj i madh për peshkatarët. Por të gjesh një ekzemplar të tillë nga ky lloj, i gjallë dhe kaq i stërmadh, mund të quhet një fat i madh për ta. E sidomos nëse e gjejnë me atë ngjyrën e tyre të mrekullueshme portokalli, mund të vlerësohet si një gjë e jashtëzakonshme.
"Në të gjitha kohërat që unë jam lundruar nëpër ujëra, nuk kam parë asgjë si ai", ka thënë McGlashan në një intervistë telefonike, citon noa.al.
Zbulimi ndodhi 30 milje larg Jervis Bay në Neu South Uales. Ekuipazhi ka filmuar pamjet nënujore të kallamarit, ndër të cilat shfaqet edhe një peshkaqen blu i cili i sulet kallamarit për ta shqyer. e.t/noa.al