Nje shkencetar rus pretendon se ka arritur te zbuloje jete ne planetin e Aferdites. Nga fotografite e riegzaminuara, te kapura nga nje satelit rus, i cili eshte ulur ne siperfaqen e planetit 30 vjet me pare.
Fotografite e planetit te dyte ne radhen e largesise nga Dielli jane marre ne vitin 1982, por u rishqyrtuan me disa teknika te reja nga Leonid Ksanfomaliti, antar i Akademise Ruse te Shkencave dhe kerkues i Institutit Hapesinor.
Ksanfomaliti ka arritur te identifikoje nje trup, i cili eshte shume i ngjashem me nje akrep. Nga sekuenca e fotografive te marra dhe te zmadhuara, duket qarte se “akrepi” ka qene ne levizje, kur sekuenca fotografike e ka fotografuar pa patur ate si objektiv.
Persa i perket madhesise Aferdita eshte planeti me i ngjashem me Token ne sistemin tone diellor. Diametri i Aferdites ne ekuador eshte 12.201 kilometra, ndersa ai i Tokes vetem 7 kilometra me shume.
Por, struktura e tij eshte ndryshe. Aferdita eshte planeti me i nxehte ne sistem, fale atmosferes se perbere ne 97% te saj nga dioksidi i karbonit, nje gaz qe krijon nje efekt sere jashtezakonisht te forte.
Planeti ka nje distance prej 67,2 milion kilometrash nga Dielli, tre here me afer se Toka dhe ka nje temperature konstante prej 480 gradesh ne siperfaqe. Aferdita eshte edhe me e nxehte se Merkuri, planeti qe ndodhet me prane diellit.
Nga studime serioze qe jane bere ne te kaluaren, eshte hedhur poshte hipoteza se ne kete planet mund te ekzistoje jete, Ksanfomaliti argumeton se “shkencetaret qe nuk i besojne keto teori nisen nga parakushti i gabuar se jeta ne planete te tjera duhet te plotesoje te njejtat kushte si ne Toke. Megjithate, oksigjeni dhe uji nuk jane kushte te detyrueshme per ekzistencen e formave te jetes jashte planetit tone”.