Ermira Babaliu: “Mamica” një këngë vulgare, denigron gruan
Që kur u lançua për herë të parë në tregun muzikor, kënga “Mamica” e këngëtarit të ri, Klajd Haruni, do të ishte një këngët më të dëgjuara dhe të përfolura të momentit. E kompozuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Florian Mumajesi, kënga u prezantua në Top Fest 9, ku u kualifikua menjëherë në finale e këtij eventi muzikor me votat e publikut e shqiptar.
E ndërsa në finalen e madhe të këtij festivali do të nderohej me çmimin e internetit, ku i ka kaluar tashmë mbi 1 milion klikime. Përveç atyre që e pëlqejnë dhe e dëgjojnë “Mamicën”, ka edhe nga ata që jo vetëm nuk e pëlqejnë por edhe e kritikojnë ashpër këtë këngë. Një prej tyre është edhe këngëtarja pogradecare, Ermira Babaliu. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Babaliu apelon: “Dëgjoni dhe mos e dëgjoni këtë këngë. E keqja më e madhe muzikës në përgjithesi po i vjen nga vet artistët”, shprehet Babaliu. Sipas saj, “ Dorian Gjoni e të tjerë artistë shumë të talentuar, që bëjnë pjesë në stafin përgjezëdhës të këngëve të Top Festit, mbase duhet të mendohen pak më shumë kur marrin përgjegjësira të tilla në këto pranime”.
Ajo e cilëson këtë këngë si një prezantim vulgar që poshtëron jo vetëm figurën e femrës, por edhe serenatat e bukura dhe të ëmbla korçare.” Këto prezantime vulgare ofendojnë dhe poshtërojnë jo vetëm figurën e vajzës, por në këtë rast dhe tingujt e qytetarisë që kënga jonë e serenatës ka përhapur në vite, dhe ka mbajtur gjallë shpirtin qytetar shqiptar”, vijon më tej, këngëtarja e serenatave korcare Ermira Babaliu. Babaliu thotë se këngë të tilla prezantohen në evente të muzikore, për shkak se në Shqipëri mungon një kritikë e mirëfilltë arti.
“Me keqardhje duhet të pranojmë që për aq kohë sa heshtim, për sa kohë nuk ka kritikë të mirëfilltë , për sa kohë ka papërgjeshmëri artistike prej drejtuesve dhe për aq kohë sidomos, që çdo gjë shkon në vesh të shurdhër për shkak të antivlerës, do të vazhdojnë këto vulgaritete”. Sipas saj, “pasqyra më e qartë e degradimit të vlerave qytetare dhe kultivimit të një palo “arti” , palo shije, i bën aq shumë dëm rinisë, të ardhmes e qytetarisë shqiptare”. Në të njëjtin mendim duket se kanë qenë edhe shumë ndjekës të Ermirës, të cilët kanë pohuar se “Mamica”, është një këngë që e dëmton artin shqiptar, dhe nuk është aspak tërheqëse për publikun.
Madje shumë prej fansave të këngëtares pogradecare, e kanë quajtur, si një performancë të artistëve të “Portokallisë”, spektaklit të humorit, që shfaqet çdo të dielë në Top-Channel. Ata janë kanë thenë se edhe artistët e “Portokallisë”, nuk është mirë të bëjnë humor me gjëra të tilla, ndaj kjo këngë sipas tyre nuk ka asnjë vlerë.