Dizajn më i pastër, ngjyrë blu më të errët, sqep drejtuar lartë dhe pa xhufkë. Ka ndryshuar kështu zogu i famshëm i Twitter, për të tretën herë që nga lindja e rrjetit social, 6 vjet më parë.
“Është realizuar në bazë të mbivendosjes së tre rrathëve të ndryshëm, të ngjashëm me rrjetet tuaja, interesat tuaja dhe idetë tuaja që gërshetohen me miqtë dhe të njohurit tuaj”, shpjegon Doug Bowman, përgjegjës për anën vizuale të kompanisë.
“Zogu ynë i ri lind nga dëshira për ornitologjinë, për dizajnin pa kufij krijues dhe nga thjeshtësia gjeometrike”, ka thënë ai.
Specialisti është shprehur më tej se një zog në fluturim është përfaqësimi më i mirë i lirisë, i shpresës dhe i mundësive pa kufij.