Ja si dukej dikur ‘mamaja solar’ që tronditi botën
Ngjyra e saj e lëkurës ka tronditur botën po aq sa edhe akuzat se ajo ka marrë edhe të bijën e saj pesëvjeçare në krevatin e solariumit. Por disa foto të zbuluara së fundmi tregojnë se si ka qenë ajo që tani njihet me emrin ‘mamaja solar’ kur ishte 20 vjeç. Patricia Krentcil kishte një lëkurë të butë e të pastër, ishte e freskët dhe e bukur.
Fotot shërbejnë si provë për të treguar se si e ka ndryshuar lëkurën e 44 vjeçares fiksimi për të qëndruar pafundësisht në solarium përgjatë dy dekadave të fundit.
Ajo u bë personazh i medias kur u mësua fiksimi i saj pas salloneve të nxirjes. Ajo paguante 99 dollarë për çdo muaj për akses pa kufi në krevatet solarë.
Ajo e ka shpjeguar fiksimin e saj kështu: “A pini ju kafe? Ja kështu”.