Krimi horror që tronditi Gjermaninë
Është një krim horror, që ka shokuar shumëkënd në Gjermani. Në mes të Berlinit, mu pranë Sheshit Potsdamer, një 32 vjeçar vret gruan e tij dhe e copëton me thikë. Më pas Orhan S. me thikën në njërën dorë dhe kokën e gruas në dorën tjetër hip në majë të çatisë. Nga aty e hedh kokën e gruas në oborr.
Sikur të mos mjaftonte kjo, gjashtë fëmijët e çiftit (nga mosha 1 deri në 13 vjeç) ishin në banesë në momentin e krimit. Mediat gjermane raportojnë se ai ka bërtitur ‘Allahu akbar’ në momentin e krimit.
Por përse ndodhi krimi i rëndë?
Orhan S. përveç gruas së tij, Semas, kishte edhe një të dashur, një iraniane me emrin Leyla. Me të kishte edhe dy fëmijë të tjerë. Mendohet se Sema ishte sërish shtatzënë në momentin e krimit.
Bild raporton se gruaja donte të ndahej nga ai. Sema i dërgon një SMS kur ai ishte me iranianen. “Mos hajde më në shtëpi”. Ai tërbohet.
“Do të të vras djalin,” i thotë. “Më merr mua, mos vrit fëmijët,” ka thënë ajo.