Urdhër arrest për autorin e librit “Bhanga Math”, akuzohet për blasfemi ndaj Islamit
Një urdhër arrest është lëshuar në adresë të autorit të një romani i botuar në vitin 2003, nga autoritetet e drejtësisë të Bangladeshit. Sipas urdhër arrestit, autori akuzohet për blasfemi kundër Islamit.
Libri titullohet “Bhanga Math” (Tempulli i thyer).
Doli në qarkullim në Kalkuta të Indisë lindore, por shumë shpejtë autoritetet e Bangladeshit, me urdhër të qeverisë, ndaluan qarkullimin e tij dhe kërkuan menjëherë tërheqjen e tij nga tregu më 2004-ën.
Në adresë të shkrimtarit Salam Atzant, kishte depozituar një kallëzim një aktivist myslimanë, i cili e akuzonte atë për se ofendonte frymën fetarë të besimtarëve.
“Thamë në gjyq se libri përmban referenca ofenduese ndaj Profitit Muhamed dhe vetë Islamit. Trupi gjykues e pranoi kallëzimin e bërë dhe kështu, ai lëshojë një urdhër arrest në adresë të shkrimtarit”, deklaroi avokati i paditësit, Echlas Udine.