Lufta virale SHBA-Iran, “Stuxnet” jashtë kontrollit
Administrata amerikane, në mënyrë të fshehtë ka nisur një luftë virale me programin nuklear të Iranit, por teknologjia nuk i ka qëndruar besnike, duke e nxjerrë atë zbuluar. Virusi i krijuar nga SHBA-të është shpërndarë edhe në pjesën tjetër të internetit. Presidenti Barak Obama ka urdhëruar përshpejtimin e sulmeve online, të cilat kishin nisur që në kohën e Xhorxh Bushit dhe kishin një emër të koduar: “Lojërat Olimpike”. Një nga viruset, “Stuxnet”, aksidentalisht u bë publik në verën e vitit 2010 pasi doli jashtë impiantit nuklear iranian, “Natanz”. Gabimi bëri që programi dëmtues, i krijuar nga qeveria amerikane dhe ajo izraelite, tani të ndodhet i lirë në internet dhe mund të godasë kudo në botë. Ekspertët e sigurisë së kompjuterëve nisën studimin mbi virusin që kërkonte qeveria dhe e quajtën atë “Stuxnet”. Pas “arratisjes” së virusit, Obama dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë janë takuar urgjentisht me inxhinierët e tyre të teknologjisë për të diskutuar nëse përpjekjet e tyre për të ngadalësuar programin nuklear të Iranit ishin kompromentuar në mënyrë fatale. Virusi jo vetëm që përbënte kërcënim për kompjuterët jashtë Iranit, por gjithashtu minonte reputacionin amerikan mbi sulmet politike të armiqve të vjetër si Kina, e cila ishte akuzuar nga SHBA-të se po kryente sulme virale kompjuterike kundër tyre. Virusi ishte krijuar për të shkatërruar pajisjet e centrifugës nukleare iraniane, duke nxjerrë komanda në harduer. Tani mediat amerikane kanë paralajmëruar se zbulimi i qëllimti të vërtetë të këtij virusi mund të provokojë një luftë teknologjike mes Iranit dhe SHBA-ve e Izraelit.