Skandali, Evra fshin prapanicën me bluzën e Francës (VIDEO)
Karriera ndërkombëtare e Patris Evra mund të marrë një kthesë të padëshiruar pasi ylli i Francës u filmua duke fshirë prapanicën me fanellën e kombëtares të një shoku të skuadrës. Futbollisti 31 vjeçar i Mançester Junajtid, më pas e mori atë dhe bëri sikur i mori erë, ndërsa ishte në stolin e rezervave gjatë miqësores së kombëtares së tij ndaj Serbisë.
Veprimet e Evra kanë shkaktuar polemika shumë të mëdha para fillimit të Euro 2012. “Ishte e shpifur! Por kjo sjellje tregon mbi të gjitha mungesën e respektit ndaj ngjyrës blu të Francës dhe asaj që përfaqëson”, shkruante sot revista parisiene “Le 10 Sport”. “E kemi të vështirë të imagjinojmë Evra duke e bërë të njëjtën gjë me fanellën e Mançester Junajtid”.
Mbrojtësi ishte protagonist i një tjetër polemike dy vite më parë gjatë Botërorit 2010, kur udhëhoqi lojtarët e përfaqësueses në një grevë kundër trajnerit Raimond Domenek. Tani ai mendohet se i ka mbyllur derën mundësisë së aktivizimit të tij, pasi trajneri Loren Blank nuk e ka me sy të mirë prej kohësh dhe ky gjest nuk është se e ka ndihmuar.