Pijne helmin e gjarperit
Pjesë të një komuniteti ekstrem kristian në Virgjinian Perëndimore, besimtarët zbatojnë një rit, në të cilin marrin helm nga goja e gjarprit dhe e kapërdijnë.
Sipas tyre, duke kryer këto veprime, ata kanë mundësi që të flasin pa e hapur gojën dhe pajisjen me fuqinë për të shëruar njerëz, pasi marrja e helmit konsiderohet një bekim nga Shpirti i Shenjtë.
Tradita e çuditshme dhe njëkohësisht e frikshme, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e publikut që prej vdekjes së Mack Wolford, një prej besimtarëve më të njohur të këtij sekti.
I kafshuar nga vetë gjarpri i tij, në mesin e viteve 1980, Wolford refuzoi që të merrte trajtim mjekësor, duke besuar se po vihej në provë nga Zoti. Si rrjedhojë, ai ndërroi jetë 11 orë më pas për shkak të helmimit.
Babai i tij gjithashtu kishte vdekur si pasojë e kafshimit të një gjarpri gjatë një shërbese fetare.
Zanafilla e shfaqjes daton që në vitin 1909, kur George Went Henseley, një prift sharlatan, nisi të përfshinte “puthjen” e zvarranikut në shërbesat e tij fetare të Kishës së Zotit, në Klivlend.
Ai pretendonte se ishte kafshuar mbi 300 herë nga gjarpërinjtë, pa i ndodhur asgjë.
Besimi fetar merr shkas nga një thënie e debatueshme e ungjillit, psalmi i Markut 16:17, në të cilin Zoti i drejtohet apostullit duke i thënë “në emrin tim, do të flasësh me një gjuhë të dytë”, ndërsa psalmi vazhdon me një referim për gjarpërinjtë.