Forumi Kuq E Zi
Atlantida Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Atlantida Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Atlantida Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Atlantida Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Atlantida Empty Atlantida 3/9/2011, 20:37

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Atlantida Atlant11
Ai që i thotë këto fjalë është Kritia, njeri i afërt i filozofit Platon, i cili tregon që një shekull më parë, më 590 para Krishtit, ligjvënësi Solon kishte shkuar në kryeqytetin administrativ të Egjiptit, Sais . Këtu ai qe përpjekur t'i çudiste Priftërinjtë e Isidit duke u bërë një pasqyrë të traditave të lashta greke, por njëri prej tyre kishte buzëqeshur, duke pohuar se ai grek qe një popull fëmijnor në krahasim me një popull tjetër rreth të cilit Egjiptianët zotëronin shumë dokumente të shkruara.

Simbas priftit egjiptian, një qytetërim i zhvilluar kishte egzistuar për shekuj të tërë "mbi një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra së bashku".

Ishulli qe shkatërruar nëntë mijë vjet më par ë nga një përmbytje e tmerrshme bashkë me gjithë banorët e tij. Fjalët e Kritias janë ndërfutur tek "Dialogjet" e Platonit, shkruar rreth vitit 340 para. Krishtit. Ja sesi e përshkruan ishullin filozofi grek, gjithnjë duke i vënë fjalët në gojën e priftit egjiptian: "Nga bregdeti e deri në mes të ishullit, i shte një rrafshinë; më e bukura dhe më pjellorja e të gjitha rrafshinave, kurse në qendër një mal jo shumë i lartë (...)."

Përshkrimi vijon gjatë e në të ndërfuten komente mbi gjenezën e banorëve të A tlantidës: shfaqet identikiti i një territori katërkëndor 540 x 360 kilometra, i rrethuar nga tri anë prej malesh që e mbronin nga erërat dhe nga të ftohtët, hapur në jug nga deti. Rrafshina ujitej në mënyrë artificiale nëpërmjet një kompleksi sistemesh ka nalizuese perpendikulare mes tyre, që e ndanin token në gjashtëqind katrorë të quajtura klerossu, në të cilat lulëzonin hapësira të begata bujqësore.

Qyteti kryesor, Atlantida, gjendej në bregun jugor; ai qarkohej nga një rreth muresh, largësia e të cilëve me qendrën ishte shtatëdhjetë kilometra; qyteti i vërtetë, i mbrojtur nga rrathë të tjerë uji dhe toke, kishte një diametër prej pesë kilometrash.

Me fjalë të tjera Atlantida ishte pothuajse tetë herë më e madhe se Siçilia; Nëse jo tamam një kontinent, ajo mbetej gjithsesi një ishull me madhësi të konsiderueshme. Kritia përshkruante pjellorinë e tokave të saj, të populluara veç tjerash prej elefantësh, gjë që do të thotë se edhe për këtë kafshë, më e madhja dhe më llupësja e të gjithave, kishte ushqim të bollshëm.

Perandora e fuqishme e Atlantidës, që shtrihej në ishujt fqinje, ndahej në dhjetë shtete të konfederuara, çdonjeri prej të cilëve drejtohej nga një mbret; shteti Sovran, ai që përfshinte qytetin e Atlantidës ndahej nga ana e vet në gjashtëdhjetë mijë struktura qeverisëse; çdo pesë a gjashtë vjet zhvillohej njëfarë asambleje publike me pjesëmarrjen e popullit i cili gjykonte mbi veprimtarinë e administrative të ndryshme.

Atlantidasit, të cilët nuk mjaftoheshin me zotërimin e ishujve të tyre, themeluan koloni të tyre në kontinentin përballë (Amerikë?), në Egjipt, Libi e në Etruri. Por nuk arritën ta mposhtin perandorinë e Athinës, themeluar në vitin 9600 para Krishtit nga perëndesha Minerva dhe organizuar simbas e vetë kritereve që Platoni kishte paraqitur në veprën e tij "Republika". Mbas shumë vite luftimesh një tërmet i madh dhe një përmbytje shkretuan Athinën, përpinë ushtrinë e saj, por bënë që edhe Atlantida të zhytej në thellësinë e ujërave të oqeanit. Një ndëshkim i drejtë, duke pasë parasysh se me kalimin e shekujve Atlantidasit qenë korruptuar.:

"Kur elementi hyjnor, i përzier me natyrën njerëzore, u shua brënda tyre e mbizotëroi karakteri njerëzor, atëherë degjeneruan, e ndërsa atyre që ishin në gjendje të shihnin këto iu shfaqën si gjëra të turpshme, syve të atyre që ishin të plogësht për të dalluar se çfarë lloj jetë përkon me të vërtetë me lumturinë, iu dukën gjëra të mrekullueshme, të mbufatur siç ishin prej lakmisë dhe pushtetit.

Dhe Zeusi, zoti i zotave, duke vënë re se kjo rracë po degjeneronte në mënyrë të mjerueshme, vendosi t'u jepte një ndëshkim me qëllim që të bëheshin më të urtë.Kërkoi të mbidheshin të gjithë zotat, e, me t'u mbledhur tha..."

Se çfarë tha Jupiteri, mund vetëm ta marrim me mend: në të vërtetë me këto fjalë pë rfundon edhe Kritia. Por prifti plak e ka sqaruar tashmë më përpara:

"Më vonë, me t'ia behur ca tërmete dhe përmbytje të jashtëzakonshme, e gjithë rraca juaj luftëtare (Pra Athinasit) u zhduk nën tokë, e në të njejtën mënyrë edhe Atlantida u gremis në det e u zhduk".

Për sa rrëfehet, pohon Kritia, Egjipti është i vetmi vend që zotëron shumë dokumentacion të shkruar, sepse, ndryshe nga tokat fqinje, nuk qe përfshirë nga katastrofat; e në lidhje me këtë u kërkon ndjesë lexuesve për faktin se u ka vënë emr a grekë sovranëve të Atlantidës.

Në të vërtetë, në analet e veta, Egjiptianët i kishin përkthyer emrat në gjuhën e tyre, simbas zakonit të kohës; më vonë edhe Soloni nga ana e vet i pati ripërkthyer, e kështu i ka paraqitur. "Nëse pra do dëgjoni emra të ngjashëm me tanët, mos u çudisni, ngaqë e dini arsyen".

Nga Platoni tek Kolombi

Ka mundësi që filozofi grek të mos e ketë marrë me mend se rrëfimi i tij i shkurtër (pak a shumë nja dhjetë faqe të sotme) do të kishte bërë të rridhte më shumë bojë sesa tër ë korpusi i tij filozofik: rreth njëzet e pesë mijë vepra kushtuar një qytetërimi që ndoshta as nuk ka egzistuar fare.

Rast më shumë unik sesa i rrallë (tjera vende të lashta misterioze, si Trekëndëshi i Bermudeve, janë zbuluar dhe diskutuar në kohë shumë të vonshme), problemi i egzistencës apo mosegzistencës së Atlantidës bëri të shpërthejnë shumë shpejt polemikat.

Disa mëtonin se Atlantida gjendej përtej Kolonave të Herkulit (përshembull Cymmeria e cituar nga Homeri tek Odisea), dhe shënuan popullin e Ata lantëve "që nuk hanë asnjë lloj qënieje me shpirt" e "nuk ëndërrojnë kurrë". Në Histori -në e Herodotit, tema e Timeus dhe Kritias përbënte (së paku për aq sa dimë ne) një risi absolute.

Aristoteli, nxënës i Platonit, nuk i dha shumë rëndësi rrëfimit të Mësuesit të vet, dhe ky jo-opinion pati një peshë përcaktuese në Mesjetën kristiane. Në të vërtetë, autoriteti i Aristotelit...

... konsiderohej i padiskutueshëm, e ajo që ai pati thënë ("Ipse dixit"), që jo rastësisht përputhej me vizionin gjeocentrik të universit mbështetur nga Kisha, nuk mund të kundërshtohej. Për më tepër egzistenca e një kontinenti të mbytur nëntë mijë vjet më parë nuk përputhej me datën e krijimit të botës simbas Gjenezës, llogaritur rreth vitit 3760 p. Krishtit.

Por, më 1492, Kristofor Kolombi zbuloi që, përtej Atlantikut egzistonte me të vërtetë një tokë: filozofi anglez Francis Bacon dha mendimin se mund të jetë fjala pikërisht për kontinentin e përshkruar në Kritia. Shumë pikëpamje nisën të modifikohen, aq sa në shekujt XVI dhe XV II Guillaume Postel, John Dee, Sanson, Robert de Vangoudy dhe shumë kartografë të tjerë e quajtën Amerikën me emrin Atlantidë.

Mbas Pushtimit, u zbulua madje se një legjendë antike e indigjenëve të Meksikës, përshkruar në Kodin Aubin, fillonte me këto fjalë: " Uexotzincas-ët, i Xochimilacas-ët, Cuitlahuacas-ët, Matlatzincas-ët, Malincalas-ët braktisën Aztlan-in dhe u endën gjithandej.". Aztlan ishte një ishull i Atlantikut dhe tributë e lashta kishin qenë të detyruar ta braktisnin sepse po zhytej në oqean.

Prej ishullit, të mbijetuarit morën emrin dhe u quajtën actekë, ose "Banorë të Aztlan". Sa për dijeni, në Meksikë kjo teori nuk lidhet me vëllimet fantastike, por mësohet nëpër shkolla, pak a shumë siç mësojnë nxënësit italianë historinë e Romulit dhe Remos; në Muzeun Antropologjik të Qytetit Meksiko janë ekspozuar shumë vizatime të lashta që përshkruajnë migrimin.

Rikthimi i Atlantidës

Ka nga ata që bëjnë analogji mesqytetërimit të Egjiptit të lashtë dhatij të Amerikës qendrore: ndërtime piramidale, ballsamosje, vit i ndarë në 365 ditë, legjenda, afërsi gjuhësore. Atlantida duhet të ketë qenë pra njëfarë ure natyrale ndërmjet këtyre dy qytetërimeve, e shtrirë me gjasë ndërmjet Azoreve dhe Bahamasit.

Më 1815, Joseph Smith, fshatari pesëmbëdhjetëvjeçar nga Mançesteri, në Kontenë e Ontarios në Nju Jork, qe takuar me një engjëll me emrin Moroni , i cili i premtoi ca vizione të jashtëzakonshme.

Shumë vite më vonë engjëlli i tregoi vendfshehjen e ca pllakave të çmueshme e të shkruara në një gjuhë të panjohur , të cilat Smith, i përndritur nga fryma hyjnore iu fut punë për t'i përkthyer.

Më 1830 u botua Libri i Mormonëve, një bibël e vërtetë për sektin e Mormonëve, që përshkruan një përmbytje me ca karakteristika krejtësisht atlantidiane (dhe pse Atlantida s'përmendet fare), ndodhur menjëherë mbas kryqëzimit të Krishtit.

"Në vitin e tridhjetekatërt, në muajin e parë, në ditën e katërt, u çua një uragan i tillë siç nuk ishte parë kurrë përmbi tokë; e shpërtheu edhe një shtërngatë e madhe dhe e tmerrshme, e një bubullimë e tmerrshme që e shkundulloi tërë tokën si të donte ta çante më dysh (...).

Dhe shumë qytete të mëdhenj e të rëndësishëm u gremisën, qytete të tjerë ranë pre e zjarreve, kurse mjaft të tjerë u troshitën derisa ndërtesat e tyre u rrëzuan, e banorët vdiqën dhe vëndet u shndërruan në mjerim (...). Kështu sipërfaqja e krejt tokës u deformua, e një errësirë e dendur u derdh mbi tërë vendin, e nëpër terr nuk mundën të ndezin ndonjë dritë, as llambë, as vravashkë" etj, etj.

Të mbijetuarit, populli i Nefit, kishin mundur të largoheshin në kohë "në vendin e Bollëkut", ku ndërtuan tempuj e qytete, mes të cilëve atë të Palenque dhe një fortesë që më vonë u njoh me emrin Maçu Piçu.

Tridhjetë e dy vjet më vonë një studiues ekscentrik francez, abati Charles -Etienne Brasseur, zbuloi "provën përfundimtare" të lidhjes mes Mesdheut, Atlantidës dhe Amerikës Qendrore.

Teoritë e tij u konsideruan të pabesueshme, por frymëzuan veprën e parë me të vertetë popullore rreth kësaj teme: "Atlantis, the Antediluvian World" ("At lantida, Bota Antideluviane") të amerikanit Ignatius Donnelly (1882).

Sipas Donnelly, Atlantida ishte parajsa Tokësore biblike, dhe aty qenë zhvilluar qytetërimet e para. Banorët e saj qenë hapërdarë nëpër Amerikë, Europë e Azi; mbretërit dhe mbretëreshat e saj qenë bërë Zota të religjioneve antike.

Më vonë, rreth trembëdhjetë mijë vjet më parë, i tërë kontinenti qe përmbytur prej një kataklizme me origjinë vullkanike. Në mbështetje të tezës së tij, Donnelly parashtron afëritë kulturore të përshkruara më s ipër, dhe disa prova gjeologjike, me thënë të vërtetën jo fort bindëse .

Nga ana tjetër e oqeanit, Augustus Le Plongeon, mjek francez, bashkëkohor me Donnelly, që për herë të parë kishte bërë gërrmime në rrënojat Maya në Yucatan , e rimori në mënyrë të pavarur tematikën e "Mistere të shenjta të Majave e të Kuikëve 11.500 vjet më parë; marrëdhëniet e tyre me Misteret e shenjta të Egjiptianëve, Grekëve, Kaldeasve dhe Indianëve".

Pavarësisht gjatësisë së pafundme të titullit, libri i tij pati një sukses të madh dhe ndikoi gjerësisht në përhapjen e mitit.

Përktheu : Shpëtim Kelmendi

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Atlantida Empty Re: Atlantida 3/9/2011, 20:37

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Atlantida Urlv
Atlantida në greqishten e vjetër, Ἀτλαντὶς νῆσος, " ishte një ishull i madh që ndodhej përballë kolonave të herkulit rreth 12,000 vjet më parë. Për herë të parë ky qytet u përmend nga Platoni në vitet 360 para erës sonë në dy vëllimet e tij Timaeus dhe Kritias.

Që atëherë Atlantida ka hyrë në imagjinatën e njerëzimit si një qytet i artë me një zhvillim të paparë. Ajo zbulohet dhe ri-zbulohet pothuajse çdo vit, por për fat të keq në pozicione të ndryshme të tokës.

Madje disa mendojnë se ajo mund të ekzistojë edhe në hapësirë. Këtu mund të përmendim edhe një teori e cila e vendos atë në qytetin e Durrësit.

Legjenda për Atlantidën sipas Platonit.

Timaeus nga Platoni

E shkruar nga Platoni ne vitin360 p.e.s. (fragment)

Në atë kohë ekzistonte në atë det, një ishull përpara se të mbërrije në ato që quheshin, duke ngrënë, nga ju (Grekët) Pillarët e Herkulit. një ishull sa Libia edhe Asia sëbashku.

Prej këtej mund të udhëtoje për në ishujt e tjerë, që në atë kohë ishin prezentë/të dukshëm, edhe prej këtyre ishujve drejt atij kontinentit të pafund, në ato ujëra të vërteta.

Tani, sa ishin brenda kësaj gojës që e kemi fjalën, duket një liman i ngushtë sa për të kaluar, por ai deti tjetër me të vërtet, dhe toka që e rrethon, mund të quhet kontinent. edhe në këtë ishullin e Atlantit, kjo mbretëri e madhe dhe e admirueshme, mbizotëronte gjithë ishullin, shumë ishuj të tjerë si edhe një pjesë të kontinentit.

Prej këtej zonën në brendësi deri në Libi, dhe prej këndej deri në afërsi të Egjiptit, Nga Evropa deri në Tyreni(Tuskania.)

E përkthyer nga Greqishtja e vjetër në Shqip nga Albert S Nika

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Atlantida Empty Re: Atlantida 3/9/2011, 20:37

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Aristoteli, nxenesi dhe studenti me i preferuar i Platonit ishte i bindur qe Atlantida ishte shpikur nga mesuesi i tij per finese filozofike por qe nuk kishte ekzituar ne realitet.

Shekujt e mevonshem markuan nje heshtje totale per Atlantiden.

Plinio I Vjetri, filozof roman, ndoqi teorine e Aristotelit duke e akuzuar Platonin e vdekur si " shpiksi i fabules se Atlantides".

Por filozofe , historiane te tjere kishin te dhena te mbartuar nga gjeneratat por qe akoma nuk ishin te forta.

Mbas nje intervali prej 1500 vjetesh nje numer i madh shkencetaresh, historianesh dhe arkeologesh filluan te manifestonin interes per kontinektin e supozuar te zhdukur ne krahun tjeter te Oqeanit.

Historiani spanjoll Francisco Lopes (1510-1560) ishte i pari qe tha se Atlantida mund te ishte quajtur Amerika.

Nje tjeter historian Francisco Bacon (1561-1626) tha te njejten gje si dhe gjermani Janua Joannes Bicherod (1663) tha qe "bota e re e zbuluar nga spanjollet (Amerika) nuk kishte asgje te re.

Prifti jeusit Athanasius Kircher(1601-1680) ishte i pari qe pranoi legjenden si nje ide historike positive dhe reale.

Ky prift ishte nje hetues i vertete per tema te ndryshme.Ai siguroi qe "kishte deshifruar heroglife te referuara Atlantides".

Sipas versionit te tij Atlantida ishte nje kontinent i vogel ne oqeanin Atlantik.Ishte me mire te thuhet nje ishull se sa nje kontinet. Dimensionet e saj gjeografike e vendosnin midis Amerikes dhe Afrikes.

Nje ishull i madh ku nje varg malesh qendore vinin duke u zbutur neper ane dhe neper ujrat e shume lumenjve qe pershkonin gjithe ishullin si rrjeta e nje merimange.

Sipas teorive te Platonit ishulli kishte nje pamje te tille ; ne qender te ishullit ishte mali ku qendronte Poseidoni ne pallatin e tij.Ky mal ishte i ndare nga pjesa tjeter nga nje canal rrethor.

Me pas vinte nje zone po prape rrethore qe njihej me emrin "Ultesira e brendshme" e cila ishte e ndare nga Ultesira e jashtme nga nje tjetr rreth me ujra te embla.Nje kanal qendror bashkonte te gjitha zonat tokesore me detin.Pjesa e jashtme ishte e rrethuar nga nje mur rrethor qe mbronte nga shikimet dhe kuriozet qe mund te harrinin aty rastesisht.

Siperfaqja totale (sipas Platonit) ishte rreth 800.000 milje katror.E gjitha eshte nje skeme perfekte ku kanali qendror bente rregullim e uljeve dhe ngritjeve te ujit .

Po nga e nxorri Platoni keto ide duke qene kaq larg prej vendit qe pershkruante? Arkitekete qe kane lexuar pershkrimet e Platonit kane ngelur te habitur per saktesine arkitektonike te tij.

Sigurisht nje ishull me siperfaqe te tille nuk mund te zhdukej komplet pa lene asnje lloj gjurme. Shume ishin vendet qe mendohej se rrethohej Atlantida , midis Skocise , Amerikes se Jugut, dhe nje pjese e Afrikes.

Por ne asnje nga keto vende nuk u gjet as prova me e vogel e nje ekzitence njerezore inteligjente qe datonte 10.000 vjet.Mund te ishte gabuar ne shifra Platoni? Me shume se nje studiues kane dashur te takojne diferencat ne relacion qe ekziston midis viteve diellore dhe henore.

Egjiptianet termin henor e kishin 30 dite, qe do te thote se periudha e then nga Platoni nga 9000 vjet do te reduktohej ne 742 vjet te sotmet .. gje e cila eshte me e besueshme.Keshtu qe mendohet se perkthimi eshte bere gabim ajo qe ka dashur te thote 100 eshte perkthyer 1000 (nga arabisht ne greqisht).Keshtu qe ngjarja duhet te kete ndodhur rreth 1500 vjet para Krishtit.

Nje teori interesante mbi kete gje vjen nga profesoir Anghelos Galanapnulos me origjine greke dhe qe besonte ne versionin e Platonit. Ne 36º ne veri dhe 25º ne lindje te detit Egje gjendeshin nje grup ishujsh qe kishin marre emrin Santorini , qe perbeheshin ne ishujt e medhenj Thera dhe Therasia dhe ishuj te tjere te vegjel qe quheshin Aprosini, Palaia Kameni, Nea Dameni dhe Mika Kameni.

Te gjithe jane me origjine vullkanike. Ne 1886 pati nje shperthim te madhe vullkanik qe u studiua nga nje shkencetar francez me emrin Fouque dhe qe sherbeu si baze per Universitetin e Vjenes per te krijuar nje skeme te shperthimeve te ndodhura ne kete zone neper shekuj.

Pati nje shperthim ne vitin 198 para Krishtit ne te cilin ishulli Palaia Kameni mbiu nga ujrat e terbuar.tjeter shperthimne vitin 726 para Krishtit e zgjati kete ishull.Ne 1573 Mikra Kameni mori formen e plote.

Ne 1650 nje shperthim tjeter qe çoi ne ndryshime ne ishujt e tjere.Por ne 1707 ndodhi nje shperthim Ciklop qe zgjati jo me pak se 5 vjet dhe u krijua Nea Kimena. Ne 1666 u krijua nje shtese e Nea Kimenes.

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Atlantida Empty Re: Atlantida 3/9/2011, 20:38

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Atlantida, misteri i kontinentit të zhdukur

Eshte folur shume per Atlantiden, kontinenti i supozuar i zhdukur para disa mijera vjeteve.

Shume studiues dhe shkencetare te fushave te ndryshe i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre kerkimit te ketij kontinenti qe per momentin mbetet imagjinar por pa rezultat.

Ka shume teori qe kundershtojne njera tjetren dhe qe lidhen kryesisht jo me faktin se cfare perfaqesonte ne vetvehte Atlantida dhe cfare shkalle zhvillimi kishte, por me vendndodhjen.

Deshmia e pare qe mund te quhet serioze vjen nga Platoni ne njeren prej dialogeve te dy personazheve ne tragjedine Kritias dhe Timaios. Platonit (viti 350 para eres sone) i referohet ligjevenesit te famshem te Greqise se lashte Solonit i cili udhetonte shpesh, ne njerin prej udhetimeve te ketij te fundit ne Egjyp, gjate takimit me nje prift ai degjoi per historine e nje toke te begate me nje madhesi sa Libia dhe Azia te marra sebashku.

Kjo toke shtrihej diku ne afersi te Shtyllave te Herkulit (ngushtica e Gjibraltarit) dhe rreth 9 mije vjet me pare (11500 vjet para eres sone) u zhduk brenda nje nate dhe dite. Kjo toke qe ishte e permasave te medha pershkruhej nga prifti si nje vend i madh ne perendim te detit Mesdhe i rrethuar nga oqeani Atlantik.

Cdo gje ne kete toke qe po e quajme kontinet ishte shume e zhvilluar dhe e perparuar per kohen qe behet fjale.

Atlantet pershkruhen si shume paqesore, punetore dhe te afte per tregeti dhe arte zejtarie. Kryeqendra e tyre (Oqeania) ishte dhe kryeqendra e tregetise me vendet e tjera, ishuj dhe kontinente ku mendohet qe atlantet ishin shume te fuqishem ne mardheniet me vendasit.

Cdo gje neper qytet e tyre pershkruhet si shume e vecante, pasuri te tera qe dukeshin ne ndertimet dhe ne veshjet e godinave me metale te cmuara dhe te statujave. Anijet e tyre ishin te persosura dhe te perparuara per kohen. Por cdo gje u zhduk brenda nje nate dhe dite.

ndonje ndryshim shume i madh gjeologjik ne ate kohe do kete ndikuar ne permbytjen dhe me pas zhdukjen e plote te Atlantides.

Nga pershkrimet per ngjarjen, permbytjet, termetet dhe valet gjigande te oqeanit eshet arritur ne nje konkluzion qe te pakten deri tani eshte nga me te qendrueshmit qe Atlantida eshte zhdukur si pasoje e ndonje shperthimi vullkanin sepse vetem gjate shperthimit vullkanin ndodhin te gjitha ato qe u permenden me siper si faktore te fundosjes se kontinentit.

Persa i perket vendndodhjes se Atlantides ka shume teori por numrin me te madh te mbeshtetesve e ka teoria qe Atlantida mund te kete qene pjese e ishullit te sotem grek Santorini. nga studimet gjeologjike eshte arritur ne perfundim qe perafersisht ne kohen qe pretendohet se ka ndodhur permbytja e Atlantides, ishulli Santorini ne pjesen perendimore te tij ka patur nje zgjatim toke qe vazhdonte per milje te tera.

Si rrezultat i shperthimit vullkanik u fundos nje pjese e mire dhe sot kane mbetur vetem dy ishuj te vegjel me origjine vullkanike nga llava e ftohur. Ky detaj perkon edhe me pershkrimin e Platonit.

Misteri i Atlantides eshte bere pikenisje per shume studime dhe eksplorime qe ne kohet e vjetra. Madje dhe shtysa fillestare per Kolombin per te zbuluar kontinentin amerikan, ka qene fillimisht legjenda per Atlantiden.

Teori te cfaredolloji e vendosin Atlantiden ne zona te ndryshme te globit, nga pjesa juglindore e Azise, pjesa perendimore e detit Mesdhe, ishujt Azorre, Ishulli Bimini (Bahamas) dhe ne vende te tjera.

Por te gjitha kane si pike te perbashket pranine e oqeanit Atlantik. Me pas do shkruaj edhe dicka tjeter per teori te ndryshme qe lidhen me emertimin e Atlantides dhe shperndarjen gjeografike qe ka ne vende te ndryshme te globit.

Shume shkencetare kane pretenduar qe kane gjetur vendndodhjen e Atlantides por deri me sot askush nuk ka mundur ta provoje. Rasti i vetem qe mund te merret ne konsiderate eshte ai i zbulimit te nje zgjatimi nenujor ne ishullin e Biminit dhe qe ka terhequr shume vemendjen e studiuesve.

Aty duken qarte gjurme ndertimesh nga dora e njeriut dhe e nje teknike qe nuk perqaset me ate qe njihet ne zonat perreth apo te ndonje kulture te lashte qe studiohet.

Zbulimi i Atlantides ne Bimini eshte parashikuar edhe nga Edgar Cayce, nje Nostradamus i shekullit te 19-20 qe eshte shprehur se ne fund te viteve 60, Atlantida do dali nga uji ne Bimini. natyrisht ajo gje nuk ndodhi dhe as viti nuk perkoi me ate qe tha Cayce por sidoqofte gjurmet qe jane gjetur jane me interes per studim.

Ndonese shkenca ka avancuar dhe shkencetaret arrijne ne perfundime duke u bazuar ne studime dhe llogjike shkencore, parashikimi dhe sidomos personi i Edgar Cayce shpesh lidhet me Atlantiden dhe zbulimin e saj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Atlantida Empty Re: Atlantida 3/9/2011, 20:38

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Mundesi per ekzistencen e Atlantides ne 10 vende

Kur vjen fjala per te pyetur ne lidhje me vendndodhjen fizike te mbeturinave te civilizimit te lashte te Atlantasve, pergjigja eshte ne varesi te faktit qe me ke je duke folur.

Cdokush duket se ka nje kandidat te preferuar per te cilin mund te jepen argumenta bindese.

Nese eshte ne Antarktike apo detin Egje, Bahamas apo Atlantikun Verior, gjurmet domethenese mund te gjendjen gjithandej dhe renditja e tyre mund ta beje ceshtjen shume te ngaterruar.

Ne listen e meposhtme Childress jep disa detaje dhe mundesi per ekzistencen e Atlantides ne 10 vende te ndryshme:

Azoret

Platoni duke cituar Prifterinjte Egjyptiane nepermjet xhaxhait te tij Solonit, thote se Atlantida ka qene pertej shtyllave te Herkulit dhe qe kryen luftra me mesdhetaret e lashte dhe u perpine nga deti ne vitin 9400 P.e.s.

Atlantida ka qene nje toke lundertaresh te famshem, shume elefante dhe nje pallaje me nje qytet buze nje gjiri gjigand i ndertuar ne rrathe te shumte qe nderthureshin me njeri tjetrin.

Mbasi thuhet se Atlantida ka qene nje ishull i madh ne oqeanin e vertete qe rrethonte kontinentet, u mendua se behej fjale per mesin e Atlantikut. Per atlantasit thuhet se kishin kolonizuar shumicen e botes dhe kishin luftuar me Greqine dhe Mesdheun Lindor.

Fundosja e Atlantides la mbrapa vetem disa ishuj te shperndare ku disa prej tyre mendohet se jane dhe Ishujt Azore.

Sahara

Shkretetira e Saharase, Malet Tassili dhe Ahaggar ne Algjerine e Jugut dhe Tunisi jane propozuar qe mund te jene vendi aktual i Altantasve.

Kur francezet kolonizuan Afriken e Veriut, shume shpejt zbuluan qe nje bote e humbur ekzistonte dikur ne Algjerine e Jugut dhe se gjiri i lashte i Kartagjenes ishte nje miniature e sakte e kryeqytetit te Atlantides sic pershkruhej nga prifterinjte Egjyptiane.

Sidoqofte Saharaja nuk u zhduk nen oqean por u shkretua dhe u shnderrua ne nje shtrat te thate deti. A shtrihet Atlantida nen masivet e reres dhe formacionet e cuditshme te Shkretetires se Saharase?

Malta

Malta ka struktura gjigande te lashta te cilat tani jane datuar si mbi 9000 vjecare ose edhe me te vjetra dhe qe nga arkeologet ortodokse mendohet se jane si rrenojat me te vjetra ne bote.

Tani Malta eshte nje ishull i vogel shkembor qe njehere e nje kohe ka patur elefante dhe tregon shenja qe dikur eshte shkaterruar nga nje vale gjigande kataklizmike. Joseph Ellul dhe te tjere kane propozuar qe Malta ka qene pjese e nje civilizimi madheshtor ne te kaluaren, ka mundesi Atlantet.

Mendohet se Malta ka qene e lidhur me pjese te tjera te Mesdheut kur nje vale gjigande nga Atlantiku permbyti Mesdheun duke shkaktuar Flodin Biblik. A ka qene Malta Atlantida?

Ishulli eshte shume i vogel qe te kete qene Atlantida por tregon qarte qe Mesdheu ka qene nje vend shume ndryshe 12 mije vjet me pare.

Bimini

Me zbulimin ne vitini 1968 te asaj qe duket si nje rruge gjigande e gurte ne forme poligonale ne ujerat e ceketa te Biminit, u mendua se Atlantida u gjet ne Karaibet. Nje shkalle, pjese e nje piramide te humbur, kollona te rrezuara, te gjitha duken si rrenoja te permbytura.

Ka mundesi qe Atlantasit te jene shperndare ne nje pjese te madhe te Atlantikut nga Azoret ne Bahamas dhe mbase edhe deri ne Florida. Kohet e fundit arkeologu nga shteti Indiana, Jackson Judge ka sugjeruar se Portsmouth, Ohio ka qene vendndodhja e Atlantides.

Amerika e Jugut

Per shkak te mbeturinave gjigande ne Peru dhe Bolivi dhe evidencat qe Tiahuanaco eshte shkaterruar nga nje kataklizem, Amerika e Jugut eshte propozuar si vendndodhja e Atlantides nga nje nuumer i madh autoresh te hershem, perfshi ketu dhe kolonelin britanik Percy Fawcett i cili u zhduk ne xhunglen Braziliane ne vitin 1952 gjate kerkimit per qytetin e humbur te Atlantides.

Amerika e Jugut ka rrenoja gjigande dhe eshte pertej Atlantikut por evidencat tregojne qe kjo toke eshte ngritur nga niveli i deti dhe jo zhytur ne te.

Antarktika

Kur Charles Hagood rizbuloi Harten e Piri Reis, (per me shume lexoni kryetemen e hapur ne kete nenforum me titull Gjurmet E Civilizimeve Te Lashta) nje harte e kopjuar nga harta te vjetra prej admiralit Turk dhe ku dukej Antarktika si nje kontinent pa akull, lindi koncepti i ekzistences se Atlantides ne token e ngrire polare.

Duke qene se Altantida mund te ishte shkaterruar si rezultat i spostimit te poleve, Antarktika ka shume mundesi qe te kete patur nje klime shume here me te pranueshme 10 mije vjet me pare dhe qe ne te mund te gjenden rrenoja megalitike te njejta me ato te Amerikes se Jugut.

Antarktika duket shume larg nga Mesdheu nese kujtojme faktin e luftrave te kryera aty midis Atlantasve dhe Mesdhetareve. Po ashtu supozohet qe Atlantida u fundos brenda nje dite dhe nate, ndersa Antarktika ka akumuluar akull per mijera vjet. A shtrihet Atlantida ne Antarktike?

Kanariet

Ndonese nuk jane gjetur rrenoje te lashta ne Azoret, majat malore te kreshtes se Atlantikut Qendror, jane zbuluar rrenoja antike ne Ishujt Kanarie, afer brigjeve marokene.

Popullsia vendase Guanche e ishujve Kanarie nuk ka patur asnje njohuri udhetimi me anije kur u zbuluan per here te pare nga eksploratoret spanjolle por ne vete ishujt jane zbuluar rrenoja te gureve rrethore te cilet kane cuar ne propozimin qe Kanariet jane mbeturinat e Atlantides se Lashte.

Deti i Veriut

Zonat e ceketa te Detit te Veriut ne Hollande, Gjermani dhe Angli si dhe Skandinavi jane propozuar si zona te mundshme te egzistences se Atlantides.

Libri Oera Linda i zbuluar ne Hollande ne vitin 1700 flet per nje toke te zhutyr afer Ishujve Frisian ne Hollande. Jugen Spanuth, nje prift gjerman,kreu disa foto rrenojash te nenujshme ne Gjermanine Veriore ne fillim te viteve 50-te.

Kohet e fundit studiuesi Paul Dunbavin ka hedhur propozimin qe qyteza e Atlantides eshte lokalizuar nenuje midis Uellsit dhe Irlandes.

Qytete te medhaja hollandeze si Amsterdami dhe Rotterdami ndodhen 40 kembe nen nivelin e detit ne keto momente qe po shkruaj. Ka shume mundesi qe keto qytete ne te ardhmen do jene qytete te fundosura.

Lindja e Mesme

Lindja e Mesme dhe Arabia kane disa nga rrenojat e gurta me te medhaja dhe mahnitese ne bote. Blloqet me te medhenj te gurit sot ne bote gjenden ne Baalbek, Liban.

Ato peshojne 2000 ton sejcili dhe jae te denja per arkitekturen Atlantase. I ngjashem eshte dhe Muri Tempull ne Jeruzalem i cili ka themele prej guresh gjigande, te ngjashme me ato te Baalbek.

Autore te koheve te fundit si Stan Deyo ka sugjeruar qe Arabia Saudite, me rrenojet e saj te cuditshme ne shkretetiren qendrore, eshte vendndodhja e Atlantides.

Qytete port mund te gjehen ne brendesi te Arabise dhe ndonese eshte e qarte qe Arabia dhe Lindja e Mesme kane shume civilizime te humbura per te zbuluar, kjo zone nuk eshte aspak e zhytur ne det njehere e nje kohe.

Flodi Biblik vershoi mbi Lindjen e Mesme ne nje kohe parahistorike. A shkaktoi kjo gje shkaterrimin e Atlantides apo ishin vete atlantasit ata qe shkaktuan katastrofen?

Tera dhe Kreta

Sipas literatures turistike te Greqise, shperthimi i ishullit te Egjeut, Tera, shkaterroi Kreten dhe ne te njejten kohe Atlantiden.

Ndersa Platoni eshte shume eksplicit ne datimin dhe vendnodhjen e Atlantides (9400 p.e.s. dhe ne Atlantik), arkeologet greke duken te sigurt qe Atlantida mund te gjehet vetem disa qindra milje nga Athina.

Me mijera turiste vizitojne Teren cdo vit dhe pijne veren lokale te atlantasve ndersa bisedojne per Atlantiden. Per ta Atlantida nuk mund te gjindet ne asnje vend tjeter pervec se ketu.

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Atlantida Empty Re: Atlantida 3/9/2011, 20:39

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Legjenda për Atlantidën sipas Platonit

"Timeu", shkruar në vitin 360 përpara K.
(fragment)

Do t'iu rrëfej një histori të botës së lashtë, të cilën e kam dëgjuar nga një plak i moçë m, ngase Kritia, në kohën që na e rrëfeu, ishte, siç tha, ndaj të nëntë dhjetave, kurse unë për pakëz dhjetë (...)

Dhe për çfarë bënte fjalë rrëfenja, Kritia? - e pyeti Aminandri. Për veprimin më madhështor që kanë bërë ndonjëherë athinasit, dhe që duhet të ketë qenë më i njohuri, por që, për shkak se kanë rrjedhur q'atëher ë shumë kohë dhe meqë protagonistët gjetën shkatërrimin, nuk ka mbërritur gjer tek ne.

Thuana,- tha tjetri,- gjithë historinë dhe ku e prej kujt e dëgjoi Soloni këtë gojëdhënë të vërtetë.

Ai u përgjigj ­ Në deltën egjiptiane, në krye të së cilës ndahet lumi Nil, gjendet një rajon që quhet rajoni i Saisit. Edhe qyteti më i madh i rajonit quhet, gjithashtu, Sais, dhe është qyteti prej nga rrjedh mbreti Amasis. Qytetarët njohin për themeluese të qytetit një hyjneshë. Në egjiptiançe ajo quhet Neit dhe, siç pohojnë ata, është po ajo hyjneshë që helenët nderojnë me emrin Athina.

Ata i duan shumë athinasit dhe thonë se, në një farë mënyre, janë të lidhur me ta. Në këtë qytet vajti Soloni, ku e pritën me shumë nderime.

Ai pyeti priftërinjtë më të arsyer në çështje kësodore për lashtësinë dhe zbuloi se as ai dhe as ndonjë helen tjetër nuk dinte njoftime më të vlefshme për kohët e lashta.

Në një rast, duke dashur t'i cyste të flisnin për lashtësinë, ai nisi të rrëfejë për gjërat më të lashta që dihen në anët tona - për Foroneun, që njihet si "njeriu i parë" dhe për Niobën dhe, pas Përmbytjes, për mbijetesën e Deukalionit dhe të Pirrës.

Gjurmoi gjenealogjinë e pinjollëve të tyre dhe, duke llogaritur datat, u orvat të gjejë se sa vjetë më parë kishin ndodhur ngjarjet, që ai thoshte se kishin ngjarë.

Mbi këtë e sipër, një prej priftërinjve, ai që ishte shumë i shkuar nga vërsa, iu drejtua e i tha: O Solon, Solon, ju helenët s'jeni veç se fëmijë; nuk ka asnjë njeri të moçëm ndër ju. Soloni e pyeti se ç'kuptim kishin këto fjalë.

Dua të them, gjegji ai, se nga mendtë të gjithë ju jeni të rinj. Juve nuk ju është lënë trashëgim asnjë mendim nga tradita e lashtë e as ndonjë shkencë që të jetë thinjur nga vitet.

Dhe do të ta them përse. Kanë ndodhur, dhe do të ndodhin sërish, shumë shkatërrime të njerëzimit prej shkaqesh të ndryshme.

Shkatërrimet më të mëdha janë vepër e zjarrit dhe ujit, ato më të voglat prej një numri të pafund shkaqesh.

Ekziston një rrëfenjë, që edhe ju e keni ruajtur: se një herë e një kohë, Fetoni, biri i H eliosit, që kishte mbrehur kuajt në koçinë e të atit, ngase nuk ishte në gjendje t'i ngiste në rrugën e përditshme, shkrumboi gjithçka mbi tokë, duke u vrarë dhe vetë nga rrufeja.

Tani kjo rrëfenjë është veshur me petkun e mitit, por në të vërtetë tregon rënien e trupave që lëviznin në qiejt qark tokës dhe shkrumbimin e madh të gjërave mbi tokë, që përsëdytet pas intervalësh të gjatë.

Në kohë të tilla ata që jetojnë ndër male dhe vende të thata dhe të larta janë më të ekspozuar ndaj shkatërrimit se sa ata që banojnë bri lumejve apo bregut të detit.

Nga kjo mënxyrë ne na shpëton dhe na mbron Nili, shpëtimtari jonë i amshueshëm. Kur, nga ana tjetër, zotat spastrojnë tokën me përmbytje, ata që i mbijetojnë përmbytjes, në rastin e atdheut tënd, janë lopçarët dhe barinjtë, që jetojnë ndër male, kurse të tjerët që, si ty, rrojnë në qytete, përlahen nga lumejt e barten në det. Ndërsa në këtë tokë, as në atë kohë e as në ndonjë kohë tjetër, uji nuk zbret nga lartë poshtë në fusha, por priret gjithnjë të ngjitet nga p oshtë lartë; për këtë arsye legjendat e ruajtura këtu janë më të lashtat. (...)

Kështu, në ishullin e Atlantidës ekzistonte një perandori e madhe dhe e mrekullueshme, që qeveriste ishullin e shumë ishuj të tjerë, si dhe shumë pjesë të kontinentit.

Për më t epër, banorët e Atlantidës patën nënshtruar territoret e Libisë nga Shtyllat e Herakliut deri në Egjipt, dhe të Evropës deri në Tiren.

Kjo fuqi e madhe, e bashkuar në një, orvatej të
nënshtronte me një goditje atdheun tonë dhe tuajin, si dhe tërë rajonin m idis ngushticave.

Atëherë, Solon, atdheu yt shkëlqeu ndër gjithë njerëzimin, me gjithë madhështinë e virtyteve dhe fuqisë së tij.

Ajo (Athinaja e grekëve, Neiti i egjiptianëve - A. Q.), udhëheqësja e helenëve, shquhej për guximin dhe aftësitë luftarake... Aj o i mposhti dhe ngadhnjeu mbi pushtuesit dhe i shpëtoi nga skllavëria ata që s'ishin nënshtruar akoma dhe me bujari na çliroi ne të gjithëve që banonim midis shtyllave.

Por më vonë ndodhën tërmete e përmbytje të
mënxyrshme dhe në një ditë e natë të vetme f atkobi gjithë njerëzit tuaj luftëdashës u përpinë në tokë. Në të njëjtën mënyrë edhe ishulli i Atlantidës u zhduk në thellësitë e detit. Për këtë arsye, deti në ato anë është i pakalueshëm dhe i padepërtueshëm, ngase ka një cektinë balte në udhë, që është shkaktuar nga batisja e ishullit.

Të rrëfeva shkurtimisht, Sokrat, ç'dëgjoi plaku Kritia nga Soloni dhe ç'na tregoi neve.

Peritoni

nga "Libri i qenieve imagjinare"

Thuhet se Sibila e Eritresë paratha se qyteti i Romës do të rrënohej për fundimisht nga Peritonët. Në vitin 642 të Tënëzot arkivi i profecive të Sibilës u dogj në zjarrin e madh të Aleksandrisë; gramatikanët që i hynë punës për përtëritjen e disa fragmenteve të shkrumbosura prej nëntë vëllimeve, me sa duket nuk hasën asgjëkundi profecinë e veçantë, që parathoshte fatin e Romës.

Me kohë u gjykua e nevojshme të gjendej një burim që do të hidhte më tepër dritë përmbi këtë gojëdhënë.

Pas shumë kuturisjesh, u zbulua se një rabin nga Fesi (sipas të gjitha gjasave Jakob Ben Chaim-i) kishte lënë një traktat historik, në të cilin citonte veprën, tani të humbur, të një skolasti grek, e cila ngërthente fakte të caktuara historike për Peritonët, marrë, me sa duket, nga orakujt, përpara se Biblioteka e Aleksandrisë të digjej nga Omari. Emri i grekut t ë arsyer nuk ka mbërritur gjer tek ne, por fragmentet e tij rrojnë:

Vendbanimin fillestar Peritonët e kishin në Atlantidë. Ata janë gjysmë drerë dhe gjysmë shpendë. Prej dreri kanë kokën dhe këmbët. Për sa i përket trupi të tyre, atë e kanë krejtësisht si të shpendve, me flatrat dhe pendët përkatëse...

Veçoria e tyre më e çuditshme është se kur dielli shkrep mbi ta, në vend që të lëshojnë hijen e trupit të vet, lëshojnë hije njeriu. Për këtë arsye, disa mendojnë se Peritonët janë shpirtërat e rrugëtarëve që kanë vdekur larg shtëpisë dhe perëndive të tyre...

...dhe janë pikasur duke ngrënë dhé... duke flatruar në krina në një lartësi marramendëse mbi Shtyllat e Herkulit.

...ata [Peritonët] janë armiq për vdekje të racës njerëzore; kur arrijnë të vrasin një njer i, hija që lëshojnë përdhe është e trupit të tyre; kështu ata fitojnë dhe favorin e perëndive.

...dhe ata që kaptuan detrat me Skipionin për të përgjunjur Kartagjenën, për pak sa s'dështuan, ngase gjatë lundrimit një formacion Peritonësh u sul si shigjetë në anije, duke vrarë e gjymtuar shumë vetë... Sado që armët tona nuk bëjnë dobi ballë tyre, kafshët - pa qenë kafshë - nuk mund të vrasin më shumë se një njeri.

...zhgërryhet në gjakun e viktimave të tij dhe pastaj flatron mbi flatrat e veta të fuqishme.

...në Ravenë, ku janë parë së fundi, rrëfejnë për pendët e tyre, të cilat i përshkruajnë me ngjyrë të bruztë të çelur, gjë që më çuditi pa masë, ngase është thënë se pendët e tyre janë në një të gjelbër të mbyllur.

Sodo që këto fragmente janë të qartë, është për të ardhur keq që s'ka mundur të mbërrijë në kohën tonë asnjë njoftim tjetër për Peritonët.

Traktati i rabinit që ruajti këtë përshkrim për ne, ishte i depozituar, gjer përpara Luftës së fundit Botërore, në Bibliotekën e Dresdenit.

Është e dhimbshme të pohohet se edhe ky dokument është zhdukur, dhe nëse si pasojë e bombardimeve, apo djegieve të mëparshme të librave prej nazistëve, nuk dihet. Le të shpresojmë se ndonjë ditë do të zbulohet një tjetër kopje e kësaj vepre, për të stolisur sërish raftet e ndonjë biblioteke.

Përktheu: Azem Qazimi

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Atlantida Empty Re: Atlantida 3/9/2011, 20:39

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Orët e fundit të Atlantidës

Më 8 korrik të vitit 8498 para Krishtit, në Tokë me një shpejtësi marramendëse, nën temperaturën prej 20 000 *C, u përplas një asteroid. Katastrofa zgjati vetëm 2 minuta, dhe për ata 2 minuta vdiqën me miliona njerëz, u shkatër rua bota bimore dhe shtazore në shumë regjione të planetit tonë, ndërsa pamja dhe klima sa saj ndryshuan përgjithmonë.

Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me të u zhduk edhe qytetërimi i parë të cilin e ndërtoi njeriu. "Shkak i kësaj katas trofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës" pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij "Gjithçka për Atlantidën ".

Kataklizma filloi në horizontin veri -perendimor; nga thellësia e kosmosit befas u paraqit një trup i panjohur qiellor, i cili fillimisht ngjante në një yll të vockël, pas 30 sekondave i ngjante kometës, ndërsa pas një minuti në një 'bolidi", shkëlqimi i të cilit ishte më i madh se 100 diej. Gati se me një trajektore vertikale, trupi u përplas në tokë.

Stuhia e tërbuar

Nga drejtimi i veri -perëndimit, asteroidi pa u hetuar arriti deri te brigjet e kontinentit Amerikano -Verior, në regjionin 330 të gjerësisë gjeografike, ku sot gjendet qyteti liman Ça rlston në Karolinën Jugore.

Kur trupi qiellor me një shpejtësi marramendëse hyri në shtresat e dendura të atmosferës, temperatura përnjëherë u ngrit në 20.000 *C dhe të gjithë ata që panë këtë "shkëlqim të tmerrshëm" përgjithmonë humbën të pamurit.Nxehtësia shkatërroi gjithçka që iu gjend në rrugë.

Nën ndikimin e nxehtësisë trupi qiellor shpërtheu, në një distancë rreth 200 km nga sipërfaqja e tokës dhe u thërmua në qindra pjesë të zjarrta që upërplasën në tokë, në formë shiu gjigant të zjarrtë, duke mbje llur vdekje dhe shkatërrim.

Dy copëzat më të mëdha ranë në regjionin e Atlantikut, në veri -perëndim të Portorikos. Më një fuqi të madhe shkatërruese ekuivalente me 30.000 bomba hidrogjenike, e shpërthyen fundin e oqeanit. Biliona tonë të magmës së zjarrtë dolën nga gjiri i tokës dhe u përzien me ujin e detit, duke u shndërruar në sasi të mëdha avujsh të cilët u ngritën deri në 30 km.lartësi.

Gjëmimi i shpërthimit u dëgjua në tërë botën. Shkëlqimi i përplasjes e shndërroi natën në ditë në një perimetër prej 2000 km. Valët gjigante, të larta deri në 1000 m u vërsulën drejt brigjeve për të shkatërruar gjithçka para vetës...
Në këtë orgji çmendurake të stihisë, plotësisht u shkatërrua Ishulli legjendar Atlantida.

Platoni për Atlantidën

Obsesioni kryesor i Ott o Muck është zbulimi i fshehtësisë së Atlantidës, me të cilën njerëzimi merret ka 2400 vjet, që nga ato ditë kur filozofi i famshëm grek Platoni, e vendosi në rend dite, të historisë.

Pak para se të vdiste i shkroi dy vepra: "Timaios" dhe "Kricias", në të cilat për herë të parë përmendet ky ishull dhe përfundimi tragjk i tij.

Sipas Platonit, Atlantida gjendej në afërsi të "Shtyllave të Heraklitit" - siç quhej më herët ngushtica e Gjibraltarit. Ishte më e madhe se Azia e vogël dhe Afrika jugore së bashku, sh quhej për pjellori dhe jepte dy "prodhime" vjetore.

Platoni i përmend palmat e kokosit, elefantët, krokodilët, tempuj dhe pallate të praruara, kryeqytetin me një rreze prëj 23 km dhe bashkësinë njerëzore të bazuar në normat ligjvënëse dhe kulturë të lartë. Ushtria e Atlantidës i kishte 480.000 këmbësorë, 120.000 kalorës, 160.000 karroca luftë, 240.000 marinarë.

Platoni i pari shkroi për Atlantidën. të gjitha veprat e mëvonshme u bazuan në informacionet e tij. Mirëpo, Platoni të dhënat për Atlantidën i kish te dëgjuar nga Kriciusi, të cilit i kishte rrëfyr gjyshi i tij, ndërsa gjyshi kishte mësuar prej Soloni. ligjvënësit më të njohur të Greqisë antike. Deri te këto të dhëna, Soloni kishte ardhur nga shkrimtarët egjiptas të cilët i kishte takuar gjatë udhëtim eve të tij.

Në bazë të 20 faqeve të shkrimeve të Platonit për Atlantidën, deri më tani janë botuar 25 000 punime për katastrofën më të madhe që e ka goditur planetin tonë. Për Atlantidën shkruan shkencëtarët, shkrimtarët, detarët dhe hulumtuesit, ëndërrimt arët ...

Gjurmëve të qyteteve të fundosura

A ka prova shkencore, përveç Atlantidës së Platonit, për shkatërrimin e ndonjë pjese të madhe të tokës apo ndonjë ishulli, në historinë e njerëzimit. "Në vitin 1969, hulumtues detarë amerikan në afërsi të Ishull it Bahamas, Andros, gjetën mbeturinat e një muri dhe shtyllave gjigante".

Gjurmët e anijeve të fundosura ekzistojnë në të gjitha pjesët e botës dhe kjo e ka shpjegimin e vet: nga epoka e fundit e akullit (rreth 7000 vjet p.e.s.) shtresa e shkrirë e akullit që e mbulonte një pjesë të madhe të Evropës, e rriti nivelin e detit për plotë 200 metra.

Kështu, deti në pjesët më të ulta bregdetare vërshoi dhe fundosi qytetërimet dhe banorët e tyre. Britania e Madhe atëbotë, akoma nuk ishte ishull, në vend të detit B altik ishte tokë, ndërsa lumi Temza ishte degë e Rajnës, gadishulli Apenin ishte lidhur me rrip toke me Afrikën veriore.

Të gjitha këto regjione të vërshuara kanë diçka të përbashkët. Mirëpo, Atlantida sipas Platonit, gjendej larg në oqean. "Prej aty, shkr uante ai, mund të lundrohej në ishuj të tjerë, si dhe bregun e shtrirë të përtejm".

Ata ishuj "të tjerë" besohet të jenë Karaibet dhe Bahamet, ndërsa "bregu i shtrirë i përtejm" Amerika veriore.Sipas kësaj, Atlantida gjendej mes Amerikës dhe Evropës, ku sot gjenden IshujtAzore.

Dëshmitë e Otto Muck -ut

Kur u bënë fotografimet e para ajrore, në vitin 1921 të Karolinës jugore, u zbuluan më se 3000 kratere me origjinë misterioze.

Qindra kratere kishin rrezen prej 1,5 km, ndërsa i gjithë rajoni përreth qytet it Çarlston shtrihej në njësipërfaqe prej 156.000 km2. Si rrjedhim i kësaj, del se kemi të bëjmë më gjurmë të ndonjë trupi të madh qiellor që ka shpërthyer mbi tokë.

Dy gropa gjigante në fund të detit në regjionin e Portorikos tregojnë për goditjen e dy p jesëve gjigante të asteroidëve. Sipas llogarive të Muck -ut, të dy pjesët kishin një rreze prej më se 10 km. Ato copa krijuan një çarje të madhe e cila së shpejti u shtri deri në Atlantidë.

Magma e shkrirë që shpërtheu nga zemra e tokës u hodh me një erupcion të fuqishëm në atmosferë, ndërsa në vendin e saj mbeti një boshllëk i madh me një thellësi prej gati 3000 metrash, gjë që ndikoi të fundosej edhe një pjesë e kores së tokës. Ky ishte edhe fundi i Atlantidës, shkatërrimin e së cilës e përcollën edhe shum ë katastrofa periferike.

Hiri i lavës dhe uji i detit e krijuan një shtresë reje të zezë me trashësi prej 30 km, e cili me ndihmën e erërave pasate u zhvendos drejt lindjes, në Evropë, Afrikë, Azi. Në ato regjione u krijuan tornado dhe uragane. Hiri dhe kr ipa e detit paraqitnin pika kristalore për shira apokaliptike dhe rrebeshe që i suleshin tokës.

Varrezat e Mamuthëve në Siberi

Njëkohësisht me këto zhvillime, mbi planetën tonë u përhapën re të mëdha me gazra helmues të cilët dolën nga thellësia e Tokës . Muck konsideron që me këtë paraqitje, e ka ndriçuar edhe enigmën më të vjetër: varrezat e
Mamuthëve në Siberi.

Atje, kryesisht në tokën e ngrirë janë gjetur mbeturinat e mijëra Mamuthëve, edhe atë në gjendje sikur të kishin ngordhur dje, e jo para mijëra vjetëve.Këto mbeturina shkencëtarët i kanë studiuar me kujdes.

Diagnoza është; "Vdekje e shpejtë, pa lëndime, si pasojë e ngulfatjes". Në stomakët e mamuthëve janë gjetur edhe ushqimet e tyre të fundit, gjethe të halorëve.

Mirëpo, ky lloj bimësh nuk jeto n në vendin ku janë gjetur mamuthët. Këto bimë rriten në vende me klimë shumë më të butë, në regjione që gjenden hiç më pak se 3500 km më në jug. E tërë kjo e nxitë hipotezën se "ndryshimin e shpejtë të klimës" mund ta ketë shkaktuar ndonjë "fuqi kosmike".

Muck thekson se përplasja e asteroidit dhe Tokës e kishte zhvendosur Boshtin e planetit tonë për 3500 km, gjë që kishte ndikuar në ndryshimin momental të klimës. Mamuthët e ngulfatur në "tymin helmues" tashmë janë të "konservuar" në një frigorifer natyror .

Përndryshe, përpara katastrofës në ato pjesë rriteshin haloret dhe drunjtë të tjerë.Rryma detare e Golfit, si dëshmi.Fakti që Evropa perëndimore ka klimë të butë duhet falënderuar "lumit oqeanik të ujit të nxehtë".

Si ishte e mundur që me gjithë ekzisti min e kësaj rryme të nxehtë, para 7000 vjetësh (kur përfundoi epoka e akullit),Skandinavia dhe shumë rajone të Gjermanisë, Britanisë së madhe gjendeshin nën shtresën e borës dhe akullit?

Muck jep përgjigje të thjeshtë. Atëbotë as që kishte ekzistuar "rrym a e nxehtë Golfit" dhe as që arrinte deri në Evropë.

Duke u nisur nga gjiri i Meksikos, ajo në mes të rrugës haste në një pengesë të pakalueshme, ishullin Atlantida, të gjatë 1000 dhe të gjerë 500 km.

Rryma e nxehtë qarkullimin e kthente në detin Karaibik, prej nga sërish kthehej drejt Atlantidës. Vetëm pas shkatërrimit të Atlantidës, rruga drejt Evropës i ishte hapur.

Nën ndikimin e rrymës së nxehtë detare, shtresa e akullt në Britani filloi të shkrihej. Ky proces zgjatë me mijëra vjet dhe akoma nuk ka për funduar.

Krijimi i racës "fytyrë -zbehtë"

Sasitë gjigante të lavës dhe hirit që u ngritën në atmosferë, e mbuluan qiellin mbi Evropë, për rreth 200 vjet me radhë. Bimët, të cilave u mungoi sasia e mjaftueshme e dritës, humbën pigmentet.

Kjo ndodh edhe me njerëz të cilët më gjatë i nënshtrohen Dritës së diellit. Muck konsideron se pikërisht në këto kushte u krijuan njerëzit fytyrë -zbehur, nga deri atëherë, raca njerëzore "e bakërt e kuqe". Këtë e dëshmojnë edhe vizatimet e gjetura në shpellat e Francës jugore.

Data e kastrofës

Muck e përcakton këtë datë duke u nisur nga e dhëna e Platonit, sipas së cilës Atlantida është fundosur para 8500 vjetësh. Muck ka krahasuar këtë kalendar me kalendarin e Indianve Maya, i cili fillon me datën zero absolute, dhe përmes tij mund të fiksohet data e saktë, 6 qershor 8498 p.e.s.

A ishte kjo dita e shkatërrimit të Atlantidës? Ngjashmëria në data nuk mund të jetë e rastit. Me këtë datë mund të ndërlidhet një konstalacion interesant astronomik, i ashtuquajtur Konjukcioni i Tok ës, Venerës dhe Hënës.

Këta tre trupa qiellor atë ditë gjendeshin në një trajektore. Mirëpo, atë ditë në afërsi të Tokës gjendej edhe një grup asteroidësh Adonis.

A mund të mjaftonte që konjukcioni i këtyre tre trupave qiellor të ndikonte që një nga astero idët të "ndërroj" kahjen dhe të tërhiqej nga gravitacioni i Tokës?

Muck konsideron që kjo nuk është fare e pamundur. Ka dëshmi të shumta për "aksidente" më të vogla kosmike që e kishin goditur planetin tonë.

Më 30 qershor 1908 një meteorit kishte rënë në territorin e Siberisë dhe kishte shkaktuar paraqitjen e shtyllës së zjarrtë 20 km, që kishte mundësi të shihej në një largësi për 500 km.

Nën ndikimin e goditjes ajrore, njerëzit dhe kuajt binin përtokë edhe në largësi prej 650 km, nga vendi i goditjes. Me këtë rast, nuk duhet harruar që ky meteorit, ishte një "xhuxh" i njëmendët në krahasim me asteroidin që e goditi Atlantidën.

Atlantida - urë ndërmjet kulturave të lashta

Zbulimet e fundit u lejojnë hulumtuesve të së kaluarës parahistorike që të shkojnë edhe më larg në lashtësi.

Dëshmitë e kulturave të lashta, gërmimet, motivet, legjendat, mjetet e ndryshme, hulumtimet në tokë dhe det, dëshmojnë që ato kultura ishin krijuar përpara ndonjë katastrofe të madhe.

Por, ka edhe shumë indicione të tjera që ndërm jet vete kishin lidhje, edhepse gjendeshin të ndara me mijra kilometra njëra prej tjetërs.

Për gjithë këtë rrëfimi i Platonit për Atlantidën, sot paraqitet në dritë të re. Hulumtuesit janë të gatshëm të besojnë që dikur ishulli i zhvilluar në oqeanin Atlantik, paraqiste jo vetëm urë mes kulturave parahistorike të Mesdheut, Lindjes së afërt dhe të mesme nga njëra anë, dhe Amerikës së lashtë nga ana tjetër, por ishte edhe Baza e tyre.

Disqet artificale në fund të Atlantikut

Revista "Sputnjik" shkruan se në mes të viteve '50 një anije amerikane për hulumtime oqeanografike ka nxjerrë nga fundi i Atlantikut, në jug të ishujve Azore, rreth 1000 kg të "suvenirëve" të çuditshëm.

Ishin këto disqe, në formë pjatash me një rreze prej 15 cm dhe trashësi prej 4 cm. Pj esa e jashtme ishte relativisht e lëmuar, ndërsa e brendshmja e thelluar dhe paksa e vrazhdët.

Hulumtimet kishin treguar se ishin bërë para 12000 vjetësh, dhe çka është më e rëndësishme ishin punuar në kushte atmosferike, mbi tokë. Kush i bëri? Pse? Pse në një numër kaq i madh u gjend në një vend të caktuar?

Më tej revista thekson se edhe degë të tjera të shkencës interesohen për zgjidhjen e misterit të Atlantidës, sepse ka shumë çështje që ndërlidhen.

Etimologjia krahasuese (komparative) bën pyetje; Si ka mundësi që shumë rrënjë të fjalëve nga greqishtja e vjetër kishin hyrë në gjuhën e Indianëve Maya? Apo, si ka mundësi që në shumë shpella të Perusë të ketë vizatime dhe skulptura luanësh dhe të shtazëve të tjera, të cilat kurrë nuk kishin jetuar në ato regjione?

Edhe detajet që i përmend Platoni përputhen me provat e zbuluara. Muret dhe kullat e bëra nga guri i bardhë, i zi dhe i kuq mbështeten me atë se objektet bashkëkohore në Ishujt Azore janë të bëra pikërisht nga këta lloj gurësh. Ndërsa këta ishuj jan ë në të vërtetë majat më të larta të Bjeshkëve.

Hidrologët rus me hulumtimin e tokës në fund të detrave verior kanë ardhur në përfundim se valët e para të "rrymës së nxehtë të Golfit" të ato regjioni
kishin arritur para rreth 12 000 vjetësh.

Deri te rezultat e ngjashme kanë ardhur edhe studiusit amerikan. Ata kishin studiuar hirin vullkanik të shtresuar në fund të Atlantikut, dhe theksojnë se ai ishte krijuar aty përpara 12 000 vjetësh.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons