Forumi Kuq E Zi
Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Aspirina mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës Qelizat-e-lekures-mbrojtja-nga-kanceri-i-lekures
Aspirina dhe barna te tjera te ngjashme me te te cilat sherbejne per neutralizimin e dhimbjeve te ndryshme si ibuprofen dhe naproxen, mund te minimizoje rrezikun e tri llojeve kryesore te kancerit te lekures, sugjeron nje studim i ri.

Kerkuesit studiuan te dhenat mjekesore nga veriu i Danimarkes qe nga viti 1991 deri ne 2009, duke gjetur 3,242 diagnoza me melanoma malinje, nje forme vdekjeprurese e kancerit te lekures se bashku me 1,974 diagnoza te tumorit te qelizave dhe 13,360 diagnoza me tumor te qelizes basal.

Individet te cilet kishin perdorur barna qetesues te dhimbjeve kishin nje rrezik prej 15 % me te ulet per zhvillimin e tumorit ne qeliza si dhe 13 % per zvogelimin e rrezikut per te zhvilluar melanoma malinjen ne krahasim me ata te cilet kishin perdorur keto ilace shume here me pak.

“Ne shpresojme se parandalimi i kancerit nga qetesuesit e dhimbjeve do te frymezoje me shume hulumtime mbi parandalimin e kancerit te lekures,” ka thene studiuesi Sigrún Alba Jóhannesdóttir nga “Aarhus University Hospital ne Danimarke”.

Rezultatet jane detajuar ne revisten e Shoqates Amerikane Kunder Kancerit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë.
Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo
ndikojnë negativisht. Këto janë rezultatet e studimeve më të fundit të
publikuara nga “New York Times”.

Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë
efektet e saj të meshkujt dhe femrat. Më poshtë jepen 12 fakte lidhur me
efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin
organizmin e njeriut.

1).Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë
Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë
shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së
pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar
çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione
serioze për nënë dhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë
definitivisht do të shqyrtohet me mjekun obstetër.
2). Redukton rrezikun e zhvillimin e kancerit
Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit,
aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të
kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste
kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E
rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga
specialistët.

3). Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë
Studimi publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër
Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat
përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të
shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.

4). Mban larg kancerin e prostatës
Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë
raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin
rreth 10 për qind më të ulët
rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për
shfaqjen e kancerit në prostatë. Kërkuesit sugjeruar se përdorimi i
rregullt i aspirinës do të mund të mbante larg kancerin e prostatës.

5). Ofrojnë mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit
Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit
në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën
kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e
Alzheimerit.

6). Ndihmon në shmangien e artritit
Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të
shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. studimet më të
fundit kanë treguar se aspirinë mund të jetë një faktor pozitiv plus në
parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i
lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.
7). Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme
Një studim i publikuar disa ditë më parë në gazetën “Thorax” ka treguar
se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë
çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në
dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues.
Autorët e studimit vunë re se aspirina mund të reduktonte simptomat në
rreth 10 përqind të personave të diagnostikuar me astmë.

8). Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit
Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të
cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për
gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind
më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.

9). Ndihmojnë në reduktimin e atakut kardiak
Personat të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar ët vuajnë
nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së
këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet.
Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.
10). Nuk ndihmon në disa probleme kardiake
Gjendja e muskujve të zemrës apo rregullimi i ritmit kardiak nuk
përmirësohet nga konsumimi i aspirinës. Kështu në raste problemesh të
kësaj natyre nuk është i këshillueshëm konsumimi i aspirinës apo abuzimi
i dozave të përdorura. Në një eksperiment të realizuar kohët e fundit
30 përqind e personave të testuar me probleme kardiake nuk patën
përmirësime nga përdorimi i aspirinës.

11). Shkaktojnë shqetësime në stomak
Personat të cilët marrin aspirinën ose medikamente si NSAID, shfaqin
rrezik të lartë për të pasur probleme gastrointestinale dhe ulcerë në
stomak, sidomos nëse këto medikamente përdoren me tepri.

12). Është më pak e efektshme për femrat
Këtë muaj, një studim i publikuar në gazetën “BMC Medicine” zbuloi se
studimet më të fundit kanë treguar përfitimin e madh që kanë meshkujt të
cilët marrin aspirinën, për të reduktuar rastet e shfaqjes së atakut të
zemrës. Por femrat nuk shfaqnin të njëjtat përfitime.
Aspirina kuron 70 për qind të sëmundjeve te gratë

Aspirina mund të ndihmojë në shëndetin e grave mbi moshën 40 vjeç duke
parandaluar goditjet dhe atakun e zemrës. Gjithashtu edhe për gratë e
reja në mbipeshë aspirina është e dobishme. Në testet e piketuara për
meshkujt fizikanët zbuluan në vitin 1988 se aspirina ndihmon në
parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt. Kur arrin në zemër
aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i
qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijezore
mund të bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin.
Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në
zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë
hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që
sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për
aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës.
Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për
ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme
transfuzionin e gjakut. Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë
është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç,
por jo për gratë në moshë më të re.


Elberta Spaho/Tirana Observer

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Aspirina

Në temperaturën e ambientit paraqitet si një trup i ngurtë me
kristale pa ngjyrë; pak e tretshme në ujë (3 g/l), shumë e tretshme në
etanol.


Aspirina përbën detyrën e saj si analgjezik (qetësues) për dhimbje të
durueshme, si antipiretik (për të reduktuar ethen) dhe si
antiinflamator. Ka po ashtu një efekt antikoagulant (kundër mpiksjes së
gjakut) dhe fluidifikues mbi gjakun, prandaj përdorimi i saj në doza të
vogla ndihmon për të parandaluar për një kohë të gjatë ataket kardiake.
Në të kaluarën aspirina ka patur një detyrë të madhe në luftimin e
simptomave të gripit; ndërsa sot preferohen barna të tjerë, siç është
psh: paracetamoli.

Një dozë e vogël aspirine për një kohë të gjatë bllokon në mënyrë të
pakthyeshme formimin e tromboksanit A2 në trombocite, me një efekt frenues mbi grumbullimin e trombociteve që përkthehet në një
fluidifikim të gjakut. Kjo veçori e bën të dobishme për të reduktuar
incidencën e infarkteve. Aspirina e prodhuar për këtë qëllim zakonisht
paketohet në 100 mg; doza të forta aspirine shpesh jepen si recetë
menjëherë pas atakeve kardiake akute.

Efektet e saja anësore më të padëshirueshme, kryesisht në doza të larta,
përfshijnë traktin gastrointestinal, nga ku mund të shkaktojë ulçera
dhe hemorragji. Mekanizmi i veprimit nënkupton reduktimin e sintezës së
substancave që mbrojnë mukozën gastrike. Një efekt tjetër i padëshiruar,
në sajë të veçorive të saja antikoagulante, është shtimi i humbjes së
gjakut tek gratë gjatë menstruacioneve.

Zbulimi i aspirinës.Emri ”aspirina” e ka prejardhjen nga Bayer Company më 6 mars 1899, të
cilët formuluan parashtesën “a” (për grupin acetil) me “spir” (nga bima
Spiraea, nga ku del acidi spireik, ose acidi salicilik) dhe me
prapashtesën “****” (që përdorej në përgjithësi për ilaçet e epokës).

Sipas gojëdhanave në të kaluarën ekzistonte një popull i cili nuk
sëmurej kurrë; një popull i tillë hante gjethet e salicit. Hipokrati, i
konsideruar si babai i mjeksisë, përshkroi në shek.V para erës së re një
pluhur të marrë nga lëvorja e salicit që ishte e dobishme për të
lehtësuar dhimbjet dhe për të reduktuar ethen. Një mjet shërimi i tillë
është cituar edhe nga egjiptianët e vjetër. Edhe amerikanët e njihnin
dhe e përdornin për të kuruar dhimbjen e kokës, ethen, dhimbjen e
muskujve, reumatizmën dhe të dridhurat.

Substanca aktive e ekstraktit te lëvores së salicit të bardhë (Salix
alba), u kristalizua në 1828 nga Henri Leroux, një farmacist francez,
dhe nga Raffaele Piria, një kimist italian. Salicina është
mjaftueshmërisht acide kur tretet në ujë, për këtë u quajt dhe acid
salicilik. Përbërja u izolua edhe nga bimët ulmaria (Spiraea ulmaria)
nga disa kërkues gjermanë në 1839.
Në 1897 Felix Hoffman, pas idesë së superiorit të tij Arthur Eichngrun,
kimistë që punonin pranë Friedrich Bayer & Co. përftuan grupin
hidroksil (OH-) të acidit salicilik me një grup acetil, duke formuar
kështu acidin acetil salicilik. Një përbërje e tillë paraqiste të
njëjtat efekte terapeutike të acidit salicilik, por me më pak efekte
anësore. Lindi kështu ilaçi i parë sintetik, një molekulë e re, jo më
një kopje e një molekule që ekzistonte tashmë në natyrë…dhe kështu lindi
industria farmaceutike moderne.

Mekanizmi i veprimit të aspirinës u njoh më me hollësi vetëm në 1970.
Si funksionon aspirina?

Në një zbulim që e kurorëzoi me çmimin Nobel, londinezi John Vane tregoi
se aspirina në organizmin e njeriut bllokon prodhimin e
prostaglandinave dhe të tromboksanëve. Kjo ndodh sepse enzima
ciklooksigjenaza (e përfshirë në sintezën e tyre) frenohet në mënyrë të
pakthyeshme kur aspirina e acetilon.
Prostaglandinat janë hormone lokalë të prodhuar nga trupi ynë dhe që
kanë funksione të ndryshme, mes këtyre janë transmetimi i sinjalit të
dhimbjes në tru dhe modulimi i temperaturës së trupit në nivel të hipotalamusit.
Tromboksanët janë të përgjegjshëm për grumbullimin e trombociteve, që
formojnë koagulat (copëzat e mpiksura) e gjakut. Ataket kardiake
rrjedhin në sajë të bllokimit të vazave të gjakut nga copëza gjaku të
mpiksur. Përdorimi i një sasie të vogël aspirine çon në një reduktim të
numrit të koagulave; efekti anësor është një aftësi më e vogël e gjakut
për tu mpiksur, që përkthehet në një hemorragji më të madhe në raste
plagosjeje.
Kërkime më bashkëkohore kanë treguar se ekzistojnë dy lloj
ciklooksigjenazash (COX-1 dhe COX-2). Aspirina i frenon te dyja. Barna
të reja antiinflamatore jo steroide, të quajtur “frenues selektivë të
COX-2”, përdoren me shpresën që të paraqesin efekte anësore më pak të
dëmshme në lidhje me sistemin gastrointestinal.

Përdorimet terapeutike

Aspirina është një nga barnat më të përdorshme në trajtimin e dhimbjeve
të lehta, që përfshin atë të migrenës dhe ethes. Shpesh kombinohet me
qetësues të tjerë. Aspirina është përdorur së bashku me barna të tjerë
antiinflamatorë jo steroidë dheanalgjezikë opioidë në trajtimin e dhimbjes shoqëruese të kancerit.

Në doza të larta, aspirina me salicilate të tjerë përdoren në trajtimin e
ethes reumatizmale, artritit reumatoid dhe artikulacioneve inflamatore.
Në doza më të vogla, aspirina frenon grumbullimin e trombociteve dhe po
ashtu ul incidencën e atakeve iskemike të përkohshme dhe anginës së
paqëndrueshme tek burrat. Po ashtu përdoret në trajtimin e perikarditit,
sëmundjeve te arterieve koronare dhe infarktit akut të miokardit. Doza
të vogla të aspirinës janë të rekomandueshme për parandalimin e goditjes
dhe të pacientëve me infarkt miokardi. Mendohet se gratë përfitojnë më
pak nga aspirina sesa burrat.

Kundërindikacionet Aspirina duhet të shmanget nga ato persona që janë alergjikë ndaj ibuprofenit dhe naproksenit.
 Kujdes duhet bërë për ato që janë me astmë.
 Në përgjithësi rekomandohet të kërkohet ndihmë mjekësore nëse simptomat nuk përmirësohen pas disa ditë terapie.
 Kujdes duhet bërë në pacientët me sëmudje të veshkave, ulçera peptike, diabet ose gastrite.
 Përdorimi i aspirinës me alkool ose varfarinë i rrit mundësitë për hemorragji gastrointesitnale (gjakrrjedhje te stomakut).
 Fëmijëve nën moshën 12 vjeç nuk u rekomandohet përdorimi i aspirinës
në simptomat e të ftohtit ose gripit, sepse kjo ka lidhje me sindromin
Reye (dëmtim i qelizave të mëlçisë).
 Pacientët me hemofili ose tendenca të tjera gjakrrjedhjeje nuk duhet të marrin salicilate.
 Disa burime rekomandojnë se pacientët me hipertiroidizëm duhet të shmnagin aspirinën sepse ajo rrit nivelet e T4.
 Aspirina dihet se shkakton anemi hemolitike në personat të cilët kanë
sëmundjen gjenetike të mungesës së glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës,
kryesisht në doza të larta.

Efektet anësore
 Ankesa gastrointestinale (çrregullime të stomakut, djegësirë stomaku,
humbje të vogla gjaku). Për shmangien e këtyre problemeve, rekomandohet
që aspirina të merret në ose pas vakteve ushqimore.
 Ankesa të rënda gastrointestinale (hemorragji të mëdha dhe/ose
ulçeracione) që kërkojnë ndërpreje dhe trajtim të menjëhershëm. Pacientë
që marrin doza të larta ose që i nënshtrohen trajtimit për një kohë të
gjatë duhet të marrin mbrojtësa gastrikë me doza të larta antiacidesh,
ranitidinë ose omeprazol.
 Efekte qëndrore (marrje mendsh, humbje dëgjimi, marramendje,
shqetësime me të pamit dhe dhimbje koke). Sa më e lartë doza ditore, aq
më shumë mundësi ka të shfaqen efektet anësore të sistemit nervor
qëndror.
 Djersitje kryesisht në doza të mëdha.
 Trajtimi për një kohë të gjatë me doza të larta (artriti dhe ethja
reumatizmale): shpesh shtimi i enzimave të mëlçisë pa simptoma, rrallë
dëmtime të kthyeshme të mëlçisë. Në këto raste ndodh sindroma fatale
Reye. Kjo sindromë ka të bëjë me shkatërrimin dhjamor të qelizave të
mëlçisë. Përfundimisht deri në 30% të atyre që vuajnë do të vdesin. Një
trajtim i menjëhershëm spitalor mund të jetë shpëtim për jetën. Nefriti kronik me përdorim të gjatë, zakonisht nëse përdoret në kombinim me qetësues të tjerë.
 Rrallë herë mund të shkaktojë reaksione të lëkurës, angioedemë dhe bronkospazëm. KSH

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mos e përdorni aspirinën si preventivë

Përdorimi i përditshëm i aspirinave si preventivë për
sëmundjet kardiovaskulare mund të jetë e dobishëm, por vetëm për ata të
njerëz të cilët kanë pasur sulm në zemër. Kjo ishte bërë me dije gjatë
hulumtimeve të kryera nga ekspertë të ndryshëm. Personave të
shëndetshëm, përdorimi i pakontrolluar i aspirinave mund t’u sjellë më
shumë dëme se dobi. Te këta persona përdorim i pakontrollueshëm mund të
sjellë gjakderdhje të brendshme. Në kundërshtim me këshillat e
mëparshme, pas hulumtimeve të kryera, ishte vërtetuar se njerëzit e
shëndetshëm nuk duhet të përdorin aspirinën për të parandaluar sulmin në
zemër apo në tru. Aspirina me atë rast më shumë do t’iu sillte dëme,
ngase do të mund të shkaktonte gjakderdhje të brendshme.
Ekspertët nga Universiteti i Edinburgut theksojnë se përdorimi i
përditshëm gati sa dyfishon rrezikun për një gjakderdhje të mundshme dhe
nuk ka kurrfarë ndikimi pozitiv në parandalimin e sulmit në zemër dhe
në tru. Besohet se një numër i madh i njerëzve çdo ditë merr aspirina
për t’iu ndihmuar si preventivë. Po ashtu, ekspertët kishin theksuar se
reagimi i aspirinës është më i dobët tek femrat sesa te meshkujt.Sipas mjekut Don D. Sin, femrat me rrezik të zvogëluar apo mesatar për
infarkt nuk do të duhej të merrnin aspirinë si terapi preventive.
Në një analizë të zgjeruar, dr. Sin dhe ndihmësit e tij kishin kryer 23
hulumtime në të cilat ishin përfshirë rreth 113.494 persona, të cilët
kishin hulumtuar ndikimin e aspirinës në parandalimin e infarktit.
Aspirina deri diku kishte zvogëluar rrezikun nga infarkti për një nuancë
deri në 28%, por nuk kishte zvogëluar rrezikun e infarktit, i cili për
pasojë ka vdekjen. Po ashtu, ishte vërejtur që rezultatet e klinikave
ishin të ndryshme në krahasim me njëra-tjetrën. Ekspertët tregojnë se
27% e variacioneve në përgjithësi, raportet e infarkteve të butë mund të
sqarohen me numrin e meshkujve dhe femrave të
përfshirë në studime. Në përgjithësi, studimet në të cilat kishin marrë
pjesë meshkujt, kanë rezultuar me zvogëlim të rrezikut për infarkte të
buta, derisa studimet në të cilat ishin përfshirë femrat, nuk kishin
treguar një zvogëlim të rrezikut për një infarkt të butë. Sipas dr. Sin,
këto të dhëna janë në përputhshmëri me pohimin se aspirina ka më pak
ndikim te femrat, prandaj një këshillë për to do të ishte të mos
përdorin aspirinën si preventivë.KS

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons