Pattinson - i lodhur me rolin e vampirit Edward
Aktori Hollywoodian, Robert Pattinson, i cili u bë i famshëm me rolin e vampirit Edward në "Twilight Saga" dhe vazhdimet e tij, tha se ishte lodhur nga ai rol dhe se nuk ka më frymëzim për të luajtur, shkruan "ShortList".
Pjesa e fundit e franshizës së vampirit në kinema arrin në fund të vitit, ndërsa dy pjesët e fundit u filmuan në të njëjtën kohë.
“Tashmë një kohë e luaj të njëjtin rol dhe është normale të mbeteni pa ide. Ndiheni të padobishëm, nuk dini më se çfarë të bëni. Nuk përpiqem që të largohem prej saj. Unë nuk do t’i bëja vetes favor nëse them se mendoj që kjo punë duhet të ndalet dhe ta lë,” ka thënë aktori.
Aktori 26- vjeçar në franshizën e re luan rolin e një vampiri që bie në dashuri me një vajzë, krijon familje me të dhe lufton me një varg problemesh.
“Kurrë nuk kam thënë që roli im ka amulli. Unë vetëm kam ardhur në pikën ku nuk kam frymëzim, dhe që nuk dua të bëj më filma për adoleshentët,” tha Robert.