Më në fund Hulk-u e heq bojën nga lëkura e tij
Ai u bë i njohur në mbarë botën pasi u lye me bojë të fortë ushtarake për t’i ngjarë superheroit Hulk. Gjithkush mendoi se ai do mbetej jeshil përgjithmonë. Por në fakt braziliani ia ka dalë dhe tani e ka hequr ngjyrën jeshile, pas më shumë se 25 larjesh.
Miqtë dhe fqinjët e tij u angazhuan për të pastruar Paulo Henrique dos Santos, kur zbuluan se ai aksidentalisht ishte lyer me bojë që përdoret për raketa dhe nëndetëse për të imituar heroin e tij. Paulo kishte shkuar për të blerë bojë në dyqanin ku shkonte zakonisht pasi shpesh lyhej si Hulk-u, por ata nuk e kishin atë bojë dhe i ofruan një zëvendësuese.