I pamëshirshmi Ronaldo, nuk i nënshkruan fanellën vajzë së vogël, që shpërthen në lot
Cristiano Ronaldo është akuzuar nga një gazetë portugeze për një “skandal” me fanelën e kombëtares portugeze. Ylli i Real Madridit është akuzuar se nuk i... ka nënshkruar fanellën një vajze të vogel 10 vjeçare portugeze, vetëm se ajo kishte veshur fanelën e skuadrës së Barcelonës.
“Vajza ime shkoi shumë e lumtur për të ndjekur nga afër stërvitjet e portugezëve. Kur unë shkova ta marr, ajo vazhdimisht po qante. E pyeta se çfarë ka ajo dhe më tregoj se si Ronaldo i’u ka dhënë të gjithëve nënshkrimin në fanella, vetëm asaj nuk i ka dhënë sepse kishte fanelën e Barcelonës” deklaroi Felipe, babai i vajzës.
“Nëse unë do ta kisha dërguar vajzen të shikoj Real Madridin me siguri që do i vishja fanelën e Realit dhe të Ronaldos, por ajo kishte vetëm një fanelë të veshur, sepse i pëlqen futbolli” përfundoj Felipe