Nju Jorku u shpall luftë pijeve të gazuara
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, ka mbrojtur vendimin për të ndaluar shitjen e pijeve të gazuara në shishe ose gota të mëdha. Ai i krahasoi këto pije me asbestin dhe tha se qeveria ka... detyrim që të rregullojë mënyrën se si njujorkezët e shuajnë etjen. Blumberg beson se ndalimi i pijeve të gazuara do të luftojë obezitetin, diabetin dhe të tjera probleme shëndetësore që janë kthyer në plagë për Mollën e Madhe.
Nëse ligji miratohet, pijet mbi 0.5 litër nuk do të shiten në restorante. Në rast të kundërt do ketë gjobë 200 dollarë.
“Natyrisht mund të blesh shishe të mëdha në dyqan. Por në restorant maksimumi është 0.5 litra. Nëse do të porositësh dy gota, në rregull, është zgjedhja jote,” tha ai. “Nëse dikush të vendos një gotë të vogël përpara, ti ha edhe më pak”.
Ndërkohë ekspertët kanë ilustruar me kuba sheqeri sasinë që ka një gotë e madhe me pije të gazuar, sipas ilustrimeve më poshtë