NASA: Për 4 miliardë vjet, Toka merr fund si planet..
Keni ende kohë për t’i vënë gjërat tuaja në vijë para se galaktika jonë e Rrugës së Qumështit, të përplaset me galaktikën fqinje Andromeda. Por sa kohë? Plot 4 miliard vjet. E njëjtë gati me moshën e Tokës.
Janë shkencëtarët e NASA-s të cilët kanë njoftuar se tani është e mundur të parashikohet me siguri përplasja e pritshme mes dy galaktikave, e cila do të shkaktonte zyrtarisht edhe të famshmin Apokalips, pra Fund të Botës.
Aktualisht, distanca mes galaktikës sonë dhe Andromedas, qëndron në 2.5 milion vjet dritë.
“Por pas 4 miliardë vjetësh, - thonë studiuesit në Institutin ‘Space Science’ në Baltimore, dy galaktikat (të cilat janë pjesë e kompleksit të formuar nga pesëdhjetë galaktikat) do të përplasen. Rezultati është se Dielli ynë ndoshta do të shkojë në një rajon të galaktikës, por Toka dhe sistemi diellor në tërësi, do të shkatërrohen”.