Genta, vajza nga fshati Baban i Bilishtit ndoshta nuk e kishte menduar që do ishte bërë kaq e famshme. Jeta e saj ka ndryshuar. Nga një vajzë e panjohur dhe në kërkim të “lirisë” tani e njeh gjithë Shqipëria. Dhe kjo jo vetëm nga qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother”, por se gjatë kësaj kohe asaj i dolën disa foto në shesh. Foto intime. Ajo e kishte një marrë një kërcënim, para se të hynte në atë shtëpi nga ish-i dashuri i saj. Ai e kishte lajmëruar 21-vjeçaren që nëse do bëhej pjesë e atij shou ai do të hakmerrej dhe për këtë kishte një armë të fortë, fotot. Dhe skenari shkoi deri në fund. Në kulmin e popullaritetit, shfaqen fotot. Botohen dhe shpërndahen gjithandej. Dhe kështu, Genta Gjalpi jo vetëm nga bejtet, por u përfol shumë edhe për këtë pjesë, u gjykua nga publiku por edhe nga bashkëjetuesit e saj për ditë me radhë. Sot, pas përfundimi të “Big Brotherit” ne kemi folur me të, për të na treguar më shumë për fotot, për marrëdhënien e saj me ish-të dashurin, dhe për eksperiencën e saj në këtë show. Sido që të jetë puna, tashmë, jeta e Gentës ka ndryshuar, shkruan “Shekulli”.
Më poshtë gjeni intervistën e plotë:
Genta, ju qëndruat për 100 ditë në shtëpinë e “Big Brother”, e gjatë këtyre ditëve kanë dalë shumë lajme për ju. Cili ka qenë reagimi i familjarëve të tu?
Familja ka qenë shumë pozitive. Kam folur, jo vetëm me familjarët, por edhe të afërmit e mi, të cilët më kanë thënë se mezi presin të më takojnë. Pas disa ditësh do të shkoj në fshat, Baban dhe pastaj tek të afërmit në Greqi t’i takoj.
Ditën e parë të hyrjes në shtëpi e kishe menduar që do të arrije deri këtu?Absolutisht jo, sepse nuk e dija me kë do të përballesha, çfarë kulture kishin dhe çfarë loje do të bënin. Me kalimin e kohës, duke marrë vlerësimet dhe duke parë klasifikimet fillova të mendoja se do të arrija edhe më shumë.
Kanë qënë të shumtë ata që kanë menduar si ju mund të ishit fituesja, për abuzimin ndaj privatësisë tënde, për kurajën, por edhe për shkak të fotove dhe lidhjes me Rubensin….
Nëse do të ishte për fotografitë preferoja mos ta merrja çmimin. Unë vlerësimin si lojtare e doja për lojën që bëja brenda, ndërsa vlerësimin si njeri e dua në gjithçka.
Je zhgënjyer nga ndonjë banor atje brenda, pasi jo të gjithë do i kishe miq?
Ka disa njerëz që nuk më pëlqejnë, megjithatë në jetë do takojmë njerëz të ndryshëm nga vetja. Kam dëgjuar, pasi nuk kam mundur të lexoj, apo të shoh reagime të disa banorëve. Disa prej tyre kanë qenë kundër mbërritjes sime në finale. Mendoj se e kanë nga zilia dhe për këtë jam e lumtur. Në momentin që je brenda shtëpisë edhe një duartrokitje që ke nga publiku do të thotë shumë. Jam paksa e zhgënjyer nga Françeska, e cila bënte lojë të dyfishtë. Ajo më ka gënjyer për arsyet e nominimeve, ajo më thoshte arsye të tjera mua dhe në dhomën e rrëfimit jepte arsye të tjera për nominimet ndaj meje.
E kishe menduar se mund të ishe ti fituesja ?
Jo, nuk isha e sigurt, por duke qenë se ne duartrokiteshim dhe kishim qenë gjithmonë të parët ndër të preferuarit mendoja se do të ishte dikush nga ne. Më shumë mendoja se mund të ishte Ermali.
Genta ke thënë se do të hysh në “Big Brother” për të ndryshuar në një farë mënyre jetën tënde. Çfarë do të jetë ndryshe tani për ty?Ndryshimi i jetës nuk do të jetë një katapultë e madhe, thjesht dua të nis një jetë të re këtu në Tiranë, meqenëse vendi ku kam jetuar nuk të jep shumë mundësi.
Nuk keni jetuar në Tiranë para se të hyje në Big Brother
Jo, kam jetuar në vendin tim.
Çfarë ke parë tani që dole jashtë? I ke parë lajmet që kanë dalë për ty ,dhe çfarë mendon në lidhje me to?
Nuk kam pasur kohë t’i shoh, thjesht ato që kam dëgjuar. Megjithatë janë gjëra që nuk dua t’i di. Nuk më kanë pëlqyer, kjo është logjike. Unë nuk dua t’i mohoj fotografitë, dihet që ato janë fotografitë e mia. Unë i kam bërë kur kam qenë e lidhur me Rubensin, i ka pasur ai. Kur jemi ndarë ai më ka thënë që i kishte fshirë. Në fund të fundit është jeta ime dhe nuk kam pse ta përgënjeshtroj. Pastaj është Rubensi që ka treguar veten se kush është. Në momentin e parë që pashë fotot në “Big Brother” nuk po arrija të kuptoja se çfarë po ndodhte, sepse isha në gjendje emocionale shumë të trazuar. Në momentin që u kthjellova kuptova shumë gjëra. Ai më kishte kërcënuar për këtë, më tha që kishte foto, por përsëri unë e mora këtë hap.
Ia ke pasur frikën Rubenst gjatë kohës që ke qëndruar në shtëpi?
Unë kisha frikë nga Rubensi se ai më kishte thënë se do të marrë hak. E kisha menduar, por nuk besoja se do të arrinte në atë pikë.
Gazetat kanë botuar fotot e tua, e ke menduar reaksionin që kanë shkaktuar në publik?
Patjetër që e mendoja dhe kisha kërkuar që të largohesha. Pata mëdyshje nëse duhet të qëndroja më, apo jo, por pata mbështetjen maksimale të stafit të “Big Brother”, të cilët më bindën që të mos lija lojën.
Ti je shprehur vazhdimisht që e doje atë djalë edhe pse nga ana tjetër thoje që të kishte kërcënuar, çfarë po kërkoje realisht aty brenda? Dakord, por unë e kam dashur, gjithmonë e kam pranuar këtë. Jam rritur me të. Nuk arrita ta kuptoja gjë, sepse ka qenë gjendje emocionale shumë e fortë. Isha dy muaj e mbyllur dhe nuk e kisha takuar, më kishte marrë malli. Gjithsesi Rubensi është zhdukur që kur kam dalë unë. Edhe familjarët e mi kanë dashur të kontaktojmë me të, por ai nuk gjendet.
Gjatë kësaj kohe ka qenë disi konfuze historia juaj me Rubensin. Ndoshta pas ndarjes suaj, ai ka tentuar të drejtojë jetën tënde?
Po, ai donte të kontrollonte shumë gjëra. Unë nuk di çfarë ka thënë Rubensi dhe nuk dua ta di, madje nuk dua të përgënjeshtroj asgjë. Unë di që jam e pastër vetë. Familja e di që Rubensi është në shkollë të lartë, por në fakt Rubensi nuk është. Unë di shumë gjëra dhe nëse filloj të flas, atëherë gjërat do bëhen të mëdha, por nuk dua ta ul veten në nivelin e tij. Unë jam Genta, ai është Rubensi.
Po tani çfarë ndjen për Rubensin?
Nuk e di dhe nuk e kam menduar. Ai ka qenë njeri i rëndësishëm në jetën time, por së fundi në “Big Brother” nuk e përmendja më.
Genta, fotografitë para se të botoheshin në një përditshme kanë qenë të publikuara në një rrjet social pornografik dhe datonin nga viti 2010. I ke hedhur ti ato foto? Domethënë, përveç Rubensit e menaxhoje edhe ti këtë adresë?
Rubensi ka më shumë se 20 adresa në facebook dhe është maniak pas faqeve të internetit. Unë nuk e kam pasur idenë për këtë faqe. Ne ishim të lidhur dhe i kemi bërë fotot dhe duhet t’i ketë hedhur ai. Unë nuk e menaxhoja atë adresë. Kur jemi ndarë ai më ka thënë se fotot i kishte fshirë. Unë nuk jam aq budallaqe sa të nxirrja fotot edhe me fytyrën time. Nuk kam kërkuar unë që të dalin ato foto për t’u bërë e famshme, sepse isha mjaft e famshme në ato momente.
Mund ta quajmë dashuri dhe urrejtje lidhjen tuaj?
Ka qenë dashuri nga ana e Gentës dhe fiksim nga ana e Rubensit. Nuk e urrej.
Çfarë të kanë thënë prindërit për të gjitha këto?
Ata janë ndjerë shumë keq dhe unë i kam premtuar mamit se nuk do të përmendet më kjo histori. Ajo ka pasur merakun tim në radhë të parë, për jetën time. U përpoqa t’i shpjegoj se si kanë qenë gjërat në të vërtetë, sepse ata dinin që lidhja kishte përfunduar. Familja ime nuk ka qenë asnjëherë dakord. Ka raste që dashuria është e verbër. Unë e falënderoj familjen për mbështetjen, që nuk më lanë të zhytesha, por më kanë vlerësuar për atë që jam.