Çfarë dëshironi më tepër: vetëbesim, komunikim dhe sigurisht kënaqësi. Çfarë dëshironi me pak: pasiguri, kompleks dhe këshillat e ndërlikuara që nuk mund të ndiqni. Këtu do të gjeni udhëzuesin më modern dhe më realist në mënyrë që të arrini në nirvana në krevat.
Tre pozicione para përfundimit
Megjithëse kalonin orë të tëra në krevat, protagonistet e serialit “Sex and the City”, nuk arritën të sillnin revolucionin në jetën tonë seksuale. Sondazhi i realizuar nga faqja angleze icircle.com dhe në të cilin morën pjesë pesëmijë gra nga gjithë Evropa, nuk lë asnjë dyshim për preferencat tona në pozicionet e seksit.
Pozicioni i parë më i preferuar është “doggy style”, i dyti është “femra sipër” dhe i treti është pozicioni klasik. Domethënë tre pozicione klasike që plotësojnë të gjitha nevojat tona: anën tonë romantike (pozicioni klasik), nevojën tonë që të kemi kontrollin (femra sipër) dhe anën tonë më të guximshme erotike (doggy style) ... Mos vallë duke insistuar në këto tre pozicione e bëjmë jetën tonë erotike të ngjajë me një kanal televiziv në periudhën e verës (ka gjithmonë ritransmetime)?
Përfundimi? Sekreti për të pasur orgazma të shumta dhe të mira nuk qëndron tek pozicionet e ndërlikuara, por tek përmirësimi i atyre që ekzistojnë.
Pozicioni i parë
Pozicioni klasik “made in heaven”
Gabimi klasik: burri shtrihet duke lëshuar tërë peshën e tij mbi gruan.
Përfundimi: Shumë pak vend për të manovruar dhe duke patur si rrjedhim seks të mërzitshëm. Në vend të kësaj, ju
kërkoni nga i dashuri juaj të mbështetet tek duart e tij në mënyrë që vetëm organi i tij të prekë organin tuaj- në këtë mënyre që partneri të kontrollojë thellësinë e penetrimit dhe të pres biletën tuaj për në qiellin e shtatë.
Pozicioni i dytë
Mrekulli nga sipër
Gabimi klasik: kur uleni plotësisht mbi të dashurin tuaj nuk vlerësoni asgjë në pese cm. e para të vaginës që janë shumë të ndjeshme dhe mund t'ju japin shumë kënaqësi. Në vend të kësaj ju provoni të vini më shumë lëvizje në atë zonë. Përkuluni mbi të dashurin tuaj dhe zhytuni brenda tij. Jo vetëm do të eksitoni pjesët më të ndjeshme të vaginës por gjithashtu me lëvizjen e vazhdueshme do të stërvitni të pasmet tuaja.
Pozicioni i tretë
Kënaqësi në të katërta
Gabimi klasik: vendi më i papërshtatshëm që të bëni “doggy style” është krevati. Në vend të kësaj, ju provoni tavolinën e kuzhinës të cilën mund ta shtyni deri te muri. Në të njëjtën kohë partneri juaj do të jetë gjysmë i gjunjëzuar në shesh. Mos harroni sekretin e “doggy style”: legeni juaj duhet të jetë në vijë paralele me dyshemenë qe te lehtësojë sa më shumë penetrimin.
Ballë për ballë
Janë të shumtë meshkujt që thonë se nuk u pëlqen kur partneret e tyre u tregojnë,”bëj këtë” ose mos bëj atë para ose në vazhdim të seksit. Mund të gjeni shumë raste për të hapur një bisede të tillë: në një lokal, në ballkonin tuaj në kohën që luani shah ose në kuzhinë në kohën që hani mëngjes. Mund t'i shprehni sa bukur ju bën të ndiheni dhe gjithashtu të përdorni fjalën magjike “të lutem”. Kjo fjalë do t'ju japë forcën të merrni nga ai atë që keni më shumë nevojë.
Ushqim për libido
Mjaftojnë dietat. Në qoftë se përpiqeni të humbisni kilogramë duke ngrëne vetëm pak sallatë, dy biskota dietë dhe një kupe çaji oriz te zi, përveç oreksit tuaj për ushqim, do të humbisni edhe oreksin tuaj për seks. Mos harroni gjithashtu të stërvitni në mënyrë sistematike trupin tuaj. Kështu trupi juaj do të ketë një energji të vazhdueshme dhe sigurisht do të eksitohet më shpejt. Herën tjetër që do të shkoni në palestër, udhëzoni partnerin tuaj t'ju presë kur të ktheheni.
Shtatë ditë - shtatë raste për seks
Qëllimi i këtij eksperimenti është që të kuptoni se mënyra më e mirë për t’u qetësuar nga një ditë e lodhshme është seksi. Jeta është shumë e shkurtër, pjesën më të madhe të saj e kaloni në punë. Në qoftë se prisni momentin e duhur për seks, ndoshta do të prisni shumë.
/Telegrafi/