I jep fund jetës një vajzë 16 vjeçare në Sauk të Tiranës. Burime të policisë kanë thënë se një shtetase në
moshën e adoleshencës, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdrekes në zonën e Saukut në Tiranë. Policia ka thënë se 16-vjeçarja me inicialet A.G është vetëvarur.
Trupi i viktimës është gjetur nga familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar më pas dhe policinë.
Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për vetëvarjen e vajzës, por ende nuk dihen shkaqet.