Ngrohja e oqeaneve do të sjellë semundje serioze me pasoja vdekjeprurëse edhe për njeriun. Alarmi është ngritur nga shkencëtarët gjatë një konference të mbajtur në Bruksel.
Sipas shkencëtarëve, të cilët kanë botuar edhe një raport prej 200 faqesh, rritje e temperaturave në oqeane po shkakton rritjen e bakterieve që mund të sjellë helmim të ushqimit, gastronenterit serioz, septicemia dhe kolerë.
Gjithashtu, ngrohja e oqeaneve po sjell edhe çrregullime të tjera në botën ujore. Kjo për shkak se krijesat e mëdha po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt Arktikut, ndërsa ato më të vogla po zënë vendin e tyre.
Prishja e këtij sistemi, si dhe kërcënimi që vjen prej tij, do të sjellë edhe kosto të paimagjinueshme financiare, shkruajnë ekspertët. Ata rekomandojnë ndërmarrjen e politikave drastike për të ulur në maksimum praninë e dioksidit të karbonit në atmosferë, shkaktar kryesor për ngrohjen globale.