Për dy vite, nga 1911 deri në vitin 1913 shkencëtari britanik, George Marray Levick zgjodhi si habitat Polin e Jugut. Ai studioi me imëtsi pinguinët e la trashëgimi dorëshkrime që për kohën nuk u botuan, pasi konsideroheshin shumë “perverse”.
Shkak i mosbotimit të dorëshkrimeve shkencore të tij janë bërë konkluzionet e arritura prej tij për pinguinët, që i cilëson “shpendë perversë”. Për dy vjet, shkencëtari britanik kishte vënë re se pinguinët kishin raporte seksuale mes meshkujsh, përdhunonin femrat, madje edhe në grup, vrisnin të vegjëlit e tyre, madje hera-herës çiftëzoheshin edhe me femra të ngordhura edhe pse ato mund të kishin ditë të tëra pa jetë.
Në 100 vite, studiues e biologë të tjera kanë përkufizuar kush me nota më të larta e kush më pak “perversitetin” e pinguinëve dhe muzeu i Historisë Natyrore në Londër, vendosi të bëjë publike dorëshkrimet “sekrete” të George Marray Levick.
Studimet e shkencëtarit britanik në Polin e Jugut janë pikë referimi në kohët moderne për shumë shkencëtarë e biologë që mundohen të kuptojnë më mirë botën bimore e shtazore në kushte ekstreme të natyrës.