Nëse futesh në Google Maps dhe kërkon Gjiri Persik (Persian Gulf), nuk del me gjiri detar që ndan Iranin me vendet arabike në jug, por “drejtohesh” në Kuvajt, ku me këtë emër quhet një gji i vogël, pa kurrëfarë lidhje me konotacionin gjeografik që ne të gjithë njohim.
Gjiganti i kërkimit online Google ka hequr nga harta e tij fjalën “Persik”, duke e emërtuar vetëm me “Gjiri” (The Gulf), për shkak të kontestit të emrit që ekziston mes Arabisë Saudite dhe Iranit.
Ndryshimi në Google Maps është vënë re nga një grup studentësh iranianë në Teheran dhe sipas tyre, ky veprim i kompanisë amerikane është ndërmarrë me ndërhyrjen e Arabisë Saudite dhe bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Por pavarësisht se si e quan Google thjesht “Gjiri” apo “Gjiri Persik”, emërtimi i dytë është ai që njihet zyrtarisht edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe OKB-në.
tch