Forumi Kuq E Zi
PREZANTIMI I SËMUNDJEVE NGJITËSE SEKSUALE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PREZANTIMI I SËMUNDJEVE NGJITËSE SEKSUALE Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PREZANTIMI I SËMUNDJEVE NGJITËSE SEKSUALE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PREZANTIMI I SËMUNDJEVE NGJITËSE SEKSUALE Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
PREZANTIMI I SËMUNDJEVE NGJITËSE SEKSUALE

Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barrten nga nëna në foshnjen e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë barrtjen e HIV.


Çka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?
Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto poashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët ate që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura në këtë fletushkë nuk janë të gjitha sëmundjet ngjitëse që ekzistojnë mirëpo thjeshtë ato më të zakonshmet. Ne poashtu kemi informata për HIV.

Si mund të dini që keni sëmundje ngjitëse seksuale?
Çdonjeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptome si shkarkesë nga organet gjenitale, dhëmbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaq simptome. Për këtë shkak rekomendohet të bëni kontrollim për shëndet seksual, ti bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomeve kështu që ju mund infektoni dikend gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme ti bëni analizat dhe të merrni tretman. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka patur marrëdhënie seksuale me dikend tjetër. Simptomet e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pasë infektimit.

Si mund ti parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale?
Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondom dhe ju dhe partneri-ët tuaj të i bëni analizat. Sa më shumë partner që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrate e tjera që mund ta redukoni ju mund të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pasë seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht.

Pse është me rëndsi të dini se ju keni sëmundje ngjitëse seksuale?
Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barrten nga nëna në foshnjen e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë barrtjen e HIV.

Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?
Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë aktive seksualisht se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çregullimi i bakterive normale të shëndosha që gjinden në vaginë. Edhepse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka spjegim të qartë pse ky infektim ndodh sygjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet përshkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Përdorja e spirales mund te jete shkakëtare gjithashtu. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndsi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëhere infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz. Infektimi për vaginosis bakterial shërohet me krem për vaginë apo antibiotik.
Balanitis shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetëvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Poashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga përdorimi i tualetet me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund të preventohet duke mos përdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshën e penisit. Mund të shërohet me krem për ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nëse është e nevojshme.
Klamidia është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Por infektimi i uretërs, rektumit dhe syve mund të shkaktohet në femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund të shfqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomet të shfaqen 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Por simptomet mund të ndodh që mos të shfaqen për një kohë të gjatë. Mësoni më shumë për klamidia.
Morrat pubike janë parasite të vogla në form të gaforres që jetojnë në qime dhe pijnë gjakun. Kryesisht atë jetojnë në qimet pubike, mund të jetojnë në flokë, por mund të gjinden edhe nën sqjetulla, në trup, edhe në qimet e fytyrës si vetulla. Ato mund të jetojnë edhe jashtë trupit kështu që mund të gjinden në rroba, në shtrat dhe peshqir. Ju mund të keni morra dhe mos të jeni i vetëdishëm për këtë, por pasë 2 ose 3 javëve ju mund të përjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnë në trup nga kontakti gjatë seksit me personin që është i infektuar por edhe nëse i ndani rrobat me dikend, peshqirët apo shtratin. Ende nuk ka mënyrë efektive për ta ndaluar infektimin por nëse jeni të infektuar atëherë ju mund të preventoni të tjerët të infektohen duke i larë rrobat dhe qaeshafat e shtratit me ujë të nxehtë. Krema të ndryshme mund të blehen në barnatore për ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do të thotë që i largon morrat.
Epididmitisi do të thotë inflamacion i epididmitisit, tuba që gjindet në krye të testiseve ku sperma qëndron. Epididmtisi nuk është gjithëmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janë ajësim dhe dhimbje në testiser dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit, sepse kondomi e preventon infektimin e klamidiës dhe gonoreas. Epididmitisi vetëvetiu nuk mund të ju ngjitet personave të tjerë mirëpo infeksionet e tjera që kanë shkaktuar epididmitis mund të ngjiten (Shikojeni pjesën për infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani për këtë infeksion bëhet me antibiotik.
Herpesi gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pasë fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptom. Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnë prej ditës 1 deri në 26 pasë infektimit dhe zgjasin 2-3 javë. Femrat dhe meshkujt mund të kenë një apo më shumë simptome që përfshinë kruakjen apo ndjesi shpimi gjilpërash në pjesët gjenitale apo pjesët anale. Flluska të mbushura me lëng mund të pëlcasin dhe lëjnë lëndime të vogla që shkaktojnë shumë dhimbje. Personat me infektim mund poashtu të kenë dhimbje gjatë urinimit nëse urina kalon në pjesët e lëndimit nga flluskat. Por edhe simptome sikurse kur personat vuajnë nga gripi si dhimbje koke, temeraturë, dhimbje të shpindës, gjendra të ajura. Mësoni më shumë për herpesin gjenital.
PREZANTIMI I SËMUNDJEVE NGJITËSE SEKSUALE Aaaaaa42
Lythat gjenital janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten çdokund në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Lythat mund të rriten në organet gjenitale apo në pjesët tjera të trupit posaqërisht në duar. Pasë infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund të dallojnë gunga të vogla të bardha apo ngjyrë roze apo më të mëdhaja në formë të karfiollit. Lythat mund të paraqiten në vulvë, penis në testise apo në anus. Ato mund të paraqiten në formë individuale apo në grup. Mund të shkaktojnë kruamje por zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Shpesh nuk shkaktojnë simptome të tjera dhe mund të jetë vështirë të dallohen. Nëse femrat kanë lytha në qafë të mitrës kjo mund të shkaktojë gjakderdhje apo shumë rrallë shkakrkesë nga vagina me ngjyrë të pazakonshem. Mësoni më shumë për lythat gjenitale.
Gonorrea është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretërn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pasë ekspozimit. Por ndonjherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome. Infektimi është më e mundshme të dallohet në meshkuj se në femra. Mësoni më shumë për gonorrea.
Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit. Dy infeksionet më të zakonshme janë amoebisiasi dhe gjiardiasis. Këto janë infeksione bakteriale dhe kur të kalojnë në zorrë mund të shkaktojnë dhimbje në bark dhe jashtëqitje të shpeshtë. Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit me dikend që është i infektuar posaqërisht gjatë aktiviteteve që përfshinë kontaktin me feçe dhe seksi anal. Infeksioni mund të preventohet duke përdor kondoma, mbrojtës për gojë dhe dorëza lateks. Lodrat që përdoren gjatë seksit duhet të pastrohen pas përdorimit dhe duart të lahen pasë kontaktit me feçe. Ilaqet kurdër jashtëqitjes ndonjherë mjaftojë pët tretman të infektimit por edhe antibiotikët mund të përdoren.
Hepatiti shkakton inflamimin e mëlqisë. Ka disa lloje të hepatitit, më të zakonshmet janë hepatiti A,B dhe C. Këto tri lloje të virusit veprojnë ndryshe. Hepatiti mund të shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa lloje të drogës por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral. Mësoni më shumë për Hepatitin.
Molloskumi është sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga virusi molloskum contagjiosum. Shfaqet në formë të gungave të vogla në lëkurë dhe mund të zgjat prej dy javëve deri në disa vite. Molloskumi shkakton gunga të vogla në formë të perlave në madhësi të qukave në kofshë, prapanicë, organe gjenitale dhe ndonjherë në fëtyrë. Ato ngjiten gjatë seksit dhe nga kontakti me lëkurë. Ngjitja mund të preventohet duke përdor kondoma dhe duke iu shmangur kontaktit me lëkurë dhe seksit me personin që është i infektuar përderisa shërohet. Në shumë raste ky lloj infektimi nuk ka nevojë për ilaqe sepse zdhuket me kohë. Megjithatë tretmanet si ngrimja e gungave apo mund të lyhen me një lloj kemikali.
Uretirisi i pa specifikuar është inflamim i uretresë në meshkuj. Ky inflamim mund të shkaktohet nga disa lloje të infekcioneve, por më zakonisht nga klamidia. Inflamimi mund të përjetohet me muaj edhe në disa raste me vite në marrëdhënie. Simptomet përfshijnë dhimbje dhe ndjenja të djegjes gjatë urinimit. Lloj lëngu i bardhë i vrenjëtur mund të shfaqet në krye të penisit posaqërisht dallohet në mëngjez. Ndjenja për të urinuar shpesh poashtu është njëra nga simptomet. Shpesh mund të jetë që nuk keni asnjë simptom por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ia ngjitni infeksionin partnerit tuaj. Mësoni më shumë për Uterisin të pa specifikuar.
Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nën lëkurë dhe shkakton kruamje. Morrat janë shumë të vogla dhe nuk mund të shihen dhe shumë njerëz nuk janë të dijshëm që janë të infektuar. Infektimi mund të shkaktojë kruamje dhe mund të ia fillojë 2 deri në 6 javë pasë infektimit. Shenjat e infektimit mund të jenë si vija të kuqe nën lëkurë të duarve, prapanicës dhe organeve gjenitale. Mënyra më e zakonshme e infektimit është gjatë kontaktit seksual mirëpo është e mundshme që infektimi të ndodh me këmbimin e rrobave dhe peshqirëve me dikend që është i infektuar. Por kjo mënyrë nuk është shumë e zakonshme. Nuk ka mënyrë efektive ta ndaloni infektimin por nëse jeni i infektuar mënyra që mos ta infektoni dikend tjetër është duke i larë rrobat dhe qarshafat më ujë të nxehtë. Për ti mbytur këto morra është duke e lyer trupin me krem që mund ta bleni në barnatore.
Sifilisi nuk është infektim i zakonshëm në Britani të Madhe por është më shumë i zakonshëm në shtete të tjera. Është infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatëzanë. Simptomet e sifilisit janë të njejta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pasë seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parë dhe e dytë janë më infektuese. Mësoni më shumë për sifilisin.
Infeksioni mykotik është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si baktrie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruamje, ajësim, dhëmbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Femrat mund të përjetojnë shkarkesë të bardhë të trashë dhe dhimbje gjatë urinimit. Meshkujt mund të përjetojnë shkarkesë të njejtë dhe kanë vështërsi në lafshin e penisit. Infeksini mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse veshni rroba të ngushta nga nailoni apo goma. Infektimi mund të ndodh edhe nga disa lloje të antibiotikëve. Ndonjherë infektimi është i paqartë mirëpo ngjitja mund të preventohet duke përdor kondom gjatë seksit. Meshkujt duhet të e pastrojnë nën lafshin e penisit. Shërimi i infeksionit mykotik bëhet duke përdor tretman kundër kërpudhor. Infektimi mykotik mund të përsëritet, posaqërisht në femra.
Trikomanas vagjinosi shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptome. Nëse simptomet janë prezent ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit dhe shkarkesë në meshkuj, dhimbje gjatë seksit dhe inflamim në vulvë të femrave. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar. Shërimi bëhet me antibiotik dhe infektimi nuk përsëritet.

HIV dhe AIDS - Informata bazë

Çka është HIV?
Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siq njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.

Çka është AIDS (SIDA)?
AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të ralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.

Si infektohen njerëzit me HIV?
Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:
Duke pasur marrëdhënie seksuale vaginale dhe anale pa përdorim të kondomit me dikend që është i/e infektuar me HIV
Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar
Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar
HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:
puthjeve në faqe, prekjeve, përqafimeve, takimi me duar
larja në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
kollitja, teshja apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.

Marrëdhëniet seksuale
Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale pa përdor kondom me dikend që është i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundër HIV nëse keni marrëdhënie seksuale. Kondomat poashtu mund të ju mbrojnë kundër infektimeve të tjera seksuale poashtu edhe shtatëzanive të padashura.

Droga
Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni drog dhe i ndani gjilëpërat dhe shiringat me të tjerët. Nëse merrni drogë përdorni gjilpërë dhe shiringë të papërdoruar çdo herë dhe mos i ndani me të tjerët.

Shtatëzania
Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:
merrni tretman me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë
Lindni foshnjen me operacion
ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës.

Dhënja dhe marrja e gjakut
Dhënja e gjakut në Britani të Madhe është e sigurt. Të gjitha pajisjet janë të sterilizuara dhe përdoren vetëm njëherë. Të gjitha prodhimet, organet dhe indet për transplantim analizohen për antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehësitje për të shkatruar HIV. Kështu që tani për tani rreziku për tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut në Britani të Madhe është i papërfillshëm.

Analiza e HIV
Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion.
Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe. Nëse mendoni ta bëni analizën e HIV ju mund ta kontaktoni Sexual Health Information Line (linjën telefonike për informata shëndetsore seksuale) në këtë numër 0800 567 123 të cilët mund të ju tregojnë se çka duhet të bëni dhe ku është vendi më i përshtashëm për ta bërë analizën.

Tretmanet e HIV
Terapia kundër HIV është tretman me ilaqe që e sulmojnë HIV. Këto ilaqe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njërëzore, por këto ilaqe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht.
Ilaqet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë.
Tretmanet ju kanë ndihmuar shumë njerëzve por ilaqet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me tretmane dhe mund të ketë reagim të tretmaneve të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaqe mund të thotë se tretmani mund të dështojë. Poashtu sa më gjatë që merren këto tretmane mundësi të dështojnë janë më të larta.
Tretmanet dështojnë kur HIV i reziston ilaqet që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaqeve duhet të merret, por sa më shumë që tretmanet dështojnë më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.

A ka ilaqe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?
Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.

Informatat në këtë fletushkë nuk jipen si zavendësim për këshilla profesionale mjekësore. Ju lutem konsultohuni me mjekë nëse keni ndonjë bregë për shëndetin tuaj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
TIRANE-Vitet e fundit, sëmundjet seksualisht të
transmetueshme po përhapen me shumë shpejtësi në vendin tonë. Kjo vjen
si pasojë e një jete të “shthurur”, të mospërdorimit të mjeteve
mbrojtëse dhe ndërrimit të shpeshtë të partnerëve. “Shtimi i sëmundjeve
seksuale vjen si pasojë e një jete të lirë seksuale. Por këto vitet e
fundit po shohim një rishfaqje të sifilizit, sëmundje e cila u arrit të
zhdukej pas një pune shumë të madhe”, - ka theksuar gjatë një interviste
për Gazetën, mjekja obstetre-gjinekologe Afërdita Kruja, e cila prej 30
vitesh ushtron këtë profesion në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku
shpeshherë i ka rastisur të trajtojë sëmundje të tilla. Por apeli që ajo
bën, sidomos për të rinjtë, është që të kryejnë marrëdhënie seksuale të
sigurta, pasi shpeshherë mosmarrja e masave mbrojtëse të kushton jetën,
si në rastin e HIV-AIDS-it, por edhe sëmundjet e tjera seksualisht të
transmetueshme (SST) ta vështirësojnë tej mase jetesën, deri në
sterilizim të mashkullit ose të femrës së prekur. Sipas mjekes, nga këto
sëmundje janë të prekura të gjitha moshat, por rastet më të shumta janë
të përqendruara në Tiranë, duke qenë se dhe jeta është më e lirë, por
edhe numri i popullsisë është më i lartë. Sa të përhapura janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe
cilat janë ato sëmundje që qarkullojnë më tepër në vendin tonë?
Përhapja
e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në 20 vitet e fundit është
problem jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, sepse ka një
shtim të këtyre sëmundjeve. Kjo vjen si rezultat i një jete të lirë
seksuale, por duhet të kujtojmë që kjo jetë e lirë seksuale duhet të
ndiqet edhe me masa të tjera mbrojtëse. Sëmundjet seksualisht të
transmetueshme janë më shumë se 20 lloje dhe secila nga këto sëmundje
shkaktohet nga një virus apo nga një mikrob. Dhe, secili virus apo
mikrob që shkakton një nga këto sëmundje ka nëngrupet e tij, gjë e cila e
bën shumë të komplikuar jetën e një mashkulli apo të një femre të cilët
preken nga sëmundja e transmetueshme seksualisht. Sëmundjet seksualisht
të transmetueshme, nga vetë emri i tyre, merren si rezultat i një
kontakti seksual kur njëri nga partnerët është kontaminuar nga ky lloj
virusi. Do të doja të përmendja disa nga sëmundjet e transmetueshme
seksualisht, ku kryesorja është HIV–AIDS, disa të tjera janë sifilizi,
gonorreja, kondiloma, trikomonasi. Këto janë sëmundjet bazë të cilat
transmetohen në rrugë seksuale, sigurisht ka dhe sëmundje të tjera.
Vitet e fundit kemi parë që ka filluar të ripërsëritet sifilizi primar,
sifilizi mbas viteve të para të Çlirimit, i cili ishte një sëmundje
sociale, sepse jo vetëm trajtohet nëpërmjet rrugëve seksuale, por
gjithashtu lë shenja të parikthyeshme në pasardhësit e tyre. Sifilizi,
kur merret për herë të parë quhet sifilizi primar, por kur ai nuk
mjekohet mirë si tek njëri dhe tek tjetri partner, lë gjurmë dhe shkon
në sifiliz të gradës së dytë apo të tretë. Kjo sëmundje sjell
komplikacione dhe shkaqet më të rënda në personat e prekur janë
problemet në zemër, ndërsa komplikacione të tjera janë që, kur një çift
ka sifiliz, shfaqen probleme tek fëmijët, lindin me anomali. Tjetër
sëmundje e transmetueshme seksualisht është gonorreja, e cila përsëri ka
filluar që të ketë një rizgjim gjithashtu. Tjetër rizgjim janë edhe
kondilomat, që shkaktohet nga një virus i cili quhet Papiloma Human
Virus dhe ështënjë virus mjaft i rrezikshëm, sepse ka rreth 100 nëntipa dhe disa prej
tyre janë shumë agresivë dhe shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës, që
është një problem botëror, pasi sot çdo dy minuta vdes një grua me këtë
sëmundje në botë dhe çdo 18 minuta vdes një grua në Europë.
Cilat janë moshat që preken më shpesh?
Ne
nuk kemi statistika të veçanta, sepse ka edhe shumë klinika private dhe
numri i pacientëve nuk raportohet. Por me punën tonë kuptojmë që kanë
filluar të rikthehen sëmundjet e sipërpërmendura, sepse çdo ditë kemi
raste të këtyre sëmundjeve që transmetohen në rrugë seksuale.
Po për sa u përket komplikacioneve, janë femrat që kanë më tepër apo meshkujt?
Jo,
kjo është bilaterale, si meshkujt dhe femrat kanë komplikacione. Mua më
duket komplikacion i madh kur një burrë kalon gonorrenë dhe ai mund të
mbetet steril për gjithë jetën, qoftë edhe tek femrat; komplikacionet
janë bilaterale, pra nuk mund të thuash që janë më të rënda tek njëri
apo tek tjetri.
Në ç’fazë paraqiten tek mjeku?
Kjo
gjë varet nga personat, është fare individuale. Dikush, për një
shqetësim të vogël drejtohet menjëherë tek mjeku gjinekolog, dikush
shkon tek një mjek që ka njohje por që nuk është kompetent i kësaj pune
dhe duke i dhënë një mjekim jo të duhur, atëherë kur vihet re që
sëmundja përparon dhe ai drejtohet tek mjeku specialist, është pak e
vështirë për përcaktimin e diagnozës, pasi vetë përdorimi i
antibiotikëve në masë ka humbur klinikën e qartë për të përcaktuar
sëmundjen. Të gjitha llojet e këtyre sëmundjeve duhet t’iu nënshtrohen
analizave, qoftë të sekrecioneve, qoftë analizavegjetur shkakun saktësisht.
Cilat janë disa nga masat parandaluese që mund të merren?
Gjithë
stafi mjekësor ngre zërin shumë për këto sëmundje, për vetë faktin se
janë në qarkullim. Por me një jetë seksuale të kontrolluar apo me një
profilaktik, këto sëmundje shumë thjesht mund të eliminohen. Unë do t’i
bëja thirrje veçanërisht rinisë, e cila është më pak e përgatitur dhe më
pak e përgjegjshme për çka e pret më mbrapa, që në kontaktet seksuale
me njerëz të panjohur duhet të përdorin pa diskutim kondomin.
A janë të informuar shqiptarët për këto lloj sëmundjesh, apo varet nga grupmoshat?
Fakti
se të prekura janë të gjitha moshat, tregon se nuk janë të
mirinformuar. Por do të doja të përmendja edhe moshën e adoleshencës, ku
ndërrimi i shumë partnerëve është më i përhapur dhe këtu rreziku është
më i madh. Megjithatë, mosha për të pasur sëmundje seksualisht të
transmetueshme nuk ka kufi. Pra në çfarëdolloj moshe, një kontakt
seksual i pakontrolluar mund të të kushtojë jetën duke marrë HIV –
AIDS-in, sifilizin, gonorrenë, që janë sëmundje jetësore. Për raste të
tjera si kondiloma, trikomonasi, bëhet fjalë për joshëndetshmëri, pra
për partnerë jo të shëndetshëm.
Keni ndonjë të dhënë se kush janë qytetet që kanë më shumë të prekur?
Sigurisht,
qyteti që ka përhapje më të madhe është Tirana, sepse këtu janë
grumbulluar njerëz nga të gjitha vendet e Shqipërisë, të cilët bëhen pre
e një marrëdhënieje të pakontrolluar. Është e qartë që qytetet më shumë
të populluara, qytetet në të cilat bëhet jetë e lirë, qytetet që kanë
jetë më aktive, janë më të rrezikuara për t’u prekur nga këto sëmundje.
Çfarë duhet bërë për të frenuar përhapjen e këtyre sëmundjeve?
Duhen
ndërgjegjësuar moshat e reja, adoleshentët dhe rinia për të marrë masa
mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale, sidomos me partnerë të rastit.
Po ashtu, asnjëherë nuk duhet të përfundojmë dhe nuk duhet të pushojmë
së foluri për luftën kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme,
sepse realisht është një plagë e madhe në të gjithë botën, për sa i
përket mundësisë së infektimit të çiftit, të të rinjve apo të popullatës
në përgjithësi, ashtu edhe pasardhësve të tyre. Është shumë e dhimbshme që,
nga një marrëdhënie e pakontrolluar e një personi, ta transmetojë
sëmundjen tek partneri dhe të lindë një fëmijë me HIV pozitiv. Apo një
fëmijë të lindë me anomali, që bëhet plagë për familjen dhe shoqërinë.
Apo një grua në një moshë të re të infektohet nga kondilomat, dhe nëse
është ndonjë lloj agresiv, kësaj gruaje i shkaktohet kanceri i mitrës.
Disa sëmundje kanë shenja specifike, të cilat të bëjnë të drejtohesh sa
më parë tek mjeku specialist. Kjo varet nga kultura dhe nga kujdesi që
kanë për veten. Por ka disa sëmundje të tjera, si Herpes Papiloma Virus,
e cila mund të jetë një sëmundje që ndodhet në mukozë, shkakton
kancerin e qafës së mitrës, ecën ngadalë, prandaj gruaja duhet të shkojë
tek mjeku gjinekolog minimumi një herë në vit për kontroll, pasi kjo
sëmundje, nëse kapet në stade të fundit është e parikthyeshme për jetën.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons