Forumi Kuq E Zi
Kisha e sekreteve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kisha e sekreteve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kisha e sekreteve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kisha e sekreteve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kisha e sekreteve Empty Kisha e sekreteve 25/6/2011, 16:18

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Santa Maria della Salute" është një prej kishave më të bukura dhe madhështore të Venecias, një shembull mjeshtëror dhe magjepsës i barokut venecian. Por, mes mermerëve të saj të bardhë dhe pikturave të jashtëzakonshme, kjo bazilikë e mrekullueshme duket se fsheh edhe sekrete të lashtë dhe të pabesueshëm.

Ndërtimi i saj u urdhërua në tetor të vitit 1630 nga Senati Venecian pas një epidemie të tmerrshme murtaje, e cila kishte asgjësuar qytetin, me shpresën se ndërhyrja hyjnore e Virgjëreshës do të mundte të mbronte qytetin për të ardhmen. Të drejtën për ndërtimin e bazilikës e fitoi nxënësi i ri në moshë i Paladios, Baldasare Longena. Në moshën 28-vjeçare, atij iu besua detyra për ndërtimin e Kishës së shëndetit, pasi kish lënë prapa 11 konkurentë që kishin marrë pjesë bashkë me të në konkurs.

Në zonën ku ngrihet sot Kisha e Shëndetit ka qenë Konventa e Trinitetit të Shenjtë. Strukturat e saj ishin Kisha, manastiri dhe vetë konventa. Nën dyshemenë e kishës ishte një varrezë që shërbente për prehjen e fundit si të murgjve, ashtu edhe të besimtarëve. Eshtë interesante të dihet se në kishë ruhej Madona e Zezë, që venecianët e kishin sjellë aty në vitin 1939. Ruajtës të Madonës së Zezë ishin Kalorësit Teutonikë, një urdhër që e kish qendrën në Venecia, me Prioratin e Madh, për shkak të kontributit që kishin dhënë në betejën mes venecianëve dhe gjenovezëve.

Megjithatë, misteri do të rrethonte Kishën e Shëndetit. Problemet nisën të shfaqen që në ditët e para të ndërtimit të saj. Themelet rrëshkisnin për shkak të brishtësisë së terrenit, ndërkohë që dëgjoheshin thirrje e ulërima të çuditshme dhe manifestoheshin fenomene që frikësonin dhe tmerronin punëtorët. Në fakt, në pjesën e nëndheshme të kishës së vjetër, xhandarët e dërguar gjetën të grumbulluar qindra trupa. Pas kësaj, ata mblodhën të gjithë eshtrat duke u organizuar atyre një varrim të denjë. Një akt i tillë, mëshira, u dha fund këtyre manifestimeve.

Por, përtej legjendave, misteri duket se është një komponent thelbësor i jetës së vetë ndërtuesit të bazilikës. Baldasare Longena lindi në vitin 1598, ndoshta në Venecia, por familja e tij me origjinë hebraike vinte nga zona e Komos. Nuk ekzistojnë çertifikata pagëzimi, por është e qartë se Baldasare pati mundësinë të merrte nga i ati, që punonte si thyerës gurësh, sekretet e kabalasë dhe të numerologjisë hebraike.

Arkitektët e mëdhenj, Skamoci, Sansovino me të cilët punonte tashmë babai i tij, ishin mësuesit e parë të Baldasare Longenës. Përveç këtyre mësimeve, Baldasare mundi të marrë edhe një dije të lashtë dhe misterioze. Raporti që ai pati me Kishën e Shëndetit të Mirë nuk ishte një raport normal, sepse për të ngritur në këmbë këtë kishë atij iu desh që të shfrytëzojë të gjithë njohuritë që kish nga këndvështrimi i kabalasë dhe ezoterizmit, të lidhura këto edhe me njohuritë e të atit, Melshisedek.

Një historian gjerman, Shiling, arriti që të demonstrojë përmes numerologjisë se Kisha e Shëndetit ishte ndërtuar në bazë të raporteve numerikë të aplikuar me modele që bazohen në seksionin e florinjtë. Numrat që nxorri Shiling ishin numri 8, simbol i rilindjes dhe numri me shumëfishët e tij. Supozohet se në po të njëjtën periudhë, Grali i Shenjtë ka qenë groposur pikërisht në Kishën e Shëndetit.

Numri tetë shfaqet kudo, në gurin, në numrin e kolonave, në oktagonët e themelit të Kishës. Numri 11 përfaqëson një vlerë negative të krishtërimit, pasi është një shumë e dhjetë komandamenteve dhe mëkatit fillestar, por megjithatë në kabalanë e hebrenjve ai përfaqëson Zotin si dhe dhjetë parashikimet e tij për njeriun. 8 është një numër magjik në simbologjinë kristiane, që përfaqëson kurorën mistike të Vrigjëreshës,

Kishën e Vartit të Shenjtë, ringjalljen dhe përjetësinë. 15, një tjetër numër që shfaqet në shkallët e hyrjes, është një aludim për tempullin e Mbretit Solomon, por edhe për 15 misteret e kurorës së Rozarios. Baldasare Longena duket se ka lënë pas, përmes numerologjisë, një mesazh preçiz të fshehur në vetë ndërtimin e kësaj bazilike madhështore.

Por ka edhe detaje të tjerë që lënë të nënkuptohet se si ky arkitekt misterioz kishte mundësi të posedonte dije të caktuara dhe që ndoshta ishte i lidhur me Rozikrucët, simboli i të cilëve, një kryq me një trëndafil në qendër, është riprodhuar në pika të ndryshme të kishës. Ky kryq të çon në zemrën e Jezusit dhe në pikat e gjakut të tij, që formojnë trëndafilin. Sipas traditës, kryqi përfaqëson edhe trupin fizik të njeriut dhe trëndafili i kuq përfaqëson shpirtin që kërkon dritën.


Nën kupolën e bazilikës, një tjetër kurorë me trëndafila si dhe një e dytë, më e vogël që ka në qendër një shkrim, i cili të çon tek shëndeti dhe tek shpëtimi i shpirtit. Por jo vetëm kaq... Vetë guri i të gjithë ndërtesës duket të jetë i mbivendosshëm në mënyrë perfekte me pentagonin e Solomonit, një prej simboleve të manualit më të përhapur të magjisë në vite.

Po cili ishte në të vërtetë Baldasare Longena? Çfarë mesazhi kishte lënë ai me ndërtimin e kryeveprës së tij? Përgjigjja duhet të kërkohet në dyshemetë e mermerta dhe në mozaikët e kuq e hipnotizues, përmes simboleve të shumtë dhe arkitekturës së një prej veprave më madhështore të artit të Venecias dhe të të gjithë Venetos.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Kisha e sekreteve Empty Re: Kisha e sekreteve 7/4/2013, 12:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante po qe do se ka e si punna ime qe si besojn askujt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons