Forumi Kuq E Zi
Kuriozitete te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kuriozitete te ndryshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kuriozitete te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kuriozitete te ndryshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kuriozitete te ndryshme Empty Kuriozitete te ndryshme 21/6/2011, 16:51

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si mbaheshin gurët e piramidës ?
Egjiptianët antikë për ndërtimin e piramidave nuk e përdornin cementit. Për të ndërtuar piramidat e tyre madhështore, ata i prenin dhe skalitnin gurët ashtu që të ju përshtateshin njëri tjetrit. Blloqet e gurëve të rëndë deri në 100 tonelata, nga vendi ku preheshin deri në vendin ku duhej plasuar tërhiqeshin nga skllavet.

Pse romakët ishin mjeshtër të ndërtimtarisë ?
Romakët, në kohën e tyre ishin në gjendje të prodhonin një lloj cementit, i cili edhe nën ujë forcohej - kjo fshehtësi u gjete përsëri në Evropën e shekullit XVII. Romakët po ashtu dini të krijonin tulla dhe çeremide të djegura. Mjeshtërit romak me to konstruktonin forma të ndryshme si harqe, kurora etj. Kështu ata ishin në gjendje të ndërtonin Amfiteatër, Akueduktë, Ura, Kalaja, Kulla ndriçuese dhe rrugët më të mira në botë.

Cilat ndërtesa të mesjetës ishin më të larta ?
Ndërtesat më të larta mesjetare ishin katedralet. Ndërtimtarët dhe arkitektët evropian shtyheshin ndërmjet veti cili do të ndërtonte Kishën më të lartë. Shpesh kullat rrëzoheshin për shkake se themelet nuk e bartnin peshën vetë kullës.

Sa peshon kulla e Ajfelit ?
Kulla e Ajfelit është simboli i famshëm i kryeqytetit të francezëve, Parisit. Kulla është mbaruar më 1889 dhe është 300 metra e lartë. E ndërtuar vetëm nga çeliku për atë kohë ishte konstruksion i së ardhmes. Për ndërtimin e saj janë përdorur më shumë se 7600 tonelata çelik.

Pse deri para 100 viteve nuk ka pas rrokaqiell ?
Sa më e lartë që ndërtoheshin ndërtesat e gurit aq më të trasha duhej të bëheshin muret e themeleve, ashtu që të mund të bartnin peshën e rëndë. Ky ishte edhe problemi që deri në vitet 1880-të e kufizonte lartësinë e ndërtesave; pastaj filluan eksperimentet e para me rrjetat e çelikut. Një ndërtesë e Sigurimeve në Çikago e ndërtuar më 1885, ishte ndërtesa e parë e ndërtuar pa mure bartëse klasike. Ndërtesa ishte konstruktuara nga një rrjetë e shufrave të metalta edhe pse kjo ishte vetëm 10 kate e lartë, ishte ndërtesa që hapte rrugën për rrokaqiejt e së ardhmes që e bënë Amerikën të njohur.

Kush e ka shpikur liftin ?
Shumica e njerëzve pritojn me u ngjitë më lartë se katër pesë kate. Po të mos kishte një mjetë ngritës edhe rrokaqiejt nuk do të kishin gjetur zbatim. Nëpër fabrika, që më parë përdoreshin mjete ngritëse, disa viheshin në lëvizje me makina avulli. Më 1854 Elisha Otisi shpiku makinën ngritëse të personave, Liftin. Liftet e para viheshin në lëvizje me fuqi hidraulike (me fuqi të ujit) ndërsa më vonë, më 1890 fillon edhe prodhimi i lifteve me elektromotorë.

Nga vije fuqia e çekanit me shtypje ajri ?
Çekanët dhe biruesit me të cilët thyhet betoni, apo hapen bira në shkëmbinj. vihen në lëvize me shtypje ajri. Një kompresor (një pompë e motorizuar) shtyn ajrin nën shtypje nëpërmjet një zorre të lakueshme. Ajri e lëvizë një siguresë e cila pastaj e lëvizë çekanin poshtë e lartë, ashtu që betoni të thërrmohet.

Sa dhe mund të bartë buldozeri më i madh në botë ?
Makina vetëlëvizëse më e madhe në botë është një buldozer me një lugë bartëse e njohur si "Big Muskie". Makina peshon më shumë se dhjet mijë tonelata dhe luga e makinës mund të bartë deri 168 metra kubik tokë me një të ngritne. Për të krahasuar, buldozerët që shohim në jetën normale, bartin më së shumti 35 metra kubik.

Sa i thellë ishte bunari i parë i naftës ?
Kinezët dinin si të nxirrnin naftën që para 2000 viteve, mirëpo nga burimet e naftës nxjerrja për të parën herë me metoda moderne ka filluar në ShBA më 1859. Pionieri i kësaj dege ishte Edvin L. Drake, ai shpojë në tokë shkëmbore mese 21 metra, deri sa hasi në naftë. Kjo ishte 30 vite para se të prodhoheshin veturat me benzinë. Në kohën e Edvinit ishin të interesuar për vajgur që përdorej me shumicë si burim për llampa.

Kush qe ai që pat idenë për të hapur tunel nën ujorë ?
Inxhinieri francez Albert Matiu më 1802 kishte paraqitur idenë se si të pushtohej Anglia. Ai i propozoj Napoleon Bonopartes që të groponin një tunel përgjatë kanalit në mes të Francës dhe Anglisë. Matiu planifikonte që në mes të kanalit të krijohej një ishull me zall, ashtu që kuajt gjatë rrugës të mund të merrnin frymë.

Kush e shpiku dinamitin ?
Alfred Nobeli jë kimist suedez gjatë 1866-ës punonte me Nitroglicerinë, një lëndë shumë labile dhe e rrezikshme për të shpërthyer. Rastësisht mbi një masë gëlqerore, i rrjedh pak nitroglicerinë dhe e shndërrojë atë në mas të ngurtë. Më këtë Nobeli kishte gjetur një lëndë të re shpërthyese, të cilën e quajti dinamit. Kjo lëndë e re, shumë lehtë dhe me shumë pak rrezik mund të transportohej dhe të përdorej. Me dinamit pastaj shpërtheheshin tunelet në shkëmbinjtë, sikur tuneli Simplot (më i gjati 19,8 kilometra) që e lidhi Zvicrën me Italinë.

A kanë pas grekët e vjetër hekurudhë ?
Grekët e vjetër transportonin anijet mbi binarë druri nëpër ngushticën e Korithit. Kjo ju kursente atyre kohë dhe udhë të gjatë në det. Ata gjeten se ishte tetë herë më lehtë të tërhiqej barra mbi binarë se në një udhë të zakonshme.

Kush shpiku makinën e parë me avull ?
Një ushtarë francezë me emrin Nikolas Kugnot ndërtoi më 1763 një makinë që vihej në lëvizje me fuqinë e avullit. Nikolasi mendonte se do të ndihmonte gjatë transportimit të topave. Fatkeqësisht ajo ishte e ngadalshme si breshka, dhe pas disa provave duel jashtë kontrollit, e mbi ngarkuar. Udhëheqësit e Nikolasit vendosën që për shkaqe sigurie të hiqnin atë makinë nga përdorimi.

Kush fitoj garat e lokomotivave ?
Pionierët e hekurudhës britanike u mblodhën dhe vendosën që më 1829 të organizojnë një garë në Ranihill nga e cila do të dilte lokomotiva më e shpejtë në Britani. Në këtë garë mori pjesë edhe Roketi i Xhorxh Stefensonit, loku i cili i kaloi shpejtësinë mbi 55 kilometra në orë. Tre kundërshtarët e Roketit nuk ishin konkurrencë për të. Loku i Stefersoni kishte një kuti komplekse me pesë gypa. Kjo do të thotë se Roketi kishte më tepër ujë që binte në kontakt me nxehtësinë dhe kështu përçonte më shumë shtypje të ajrit në nxitësin e lëvizjes së rrotave.

Kur u ndërtua hekurudha e parë elektrike në botë ?
Më 1879 në Berlin, u promovuan binarët e elektrifikuar të hekurudhës me gjatësi prej 247 metrave. Babai i idesë ishte Verna fon Simens. Katër vite më pas, i vëllai i tij Vilhemi hapi një hekurudhë të elektrifikuar në Irlandën veriore. Në vitet 1920-ta kishte të shpërndarë në tërë botën rrjete të elektrifikuar të hekurudhës.

Lokomotiva e parë disel ?
Janë dashur që të kalojnë dyzet vite që nga shpikja e motorit me naftë që të përdoret edhe në makinat mbi binar. Gjatë viteve 1930 ShBA-ja dhe Gjermania prinin në prodhimtarin e lokomotivave me motorëve me naftë.

Çka disel, e çka elektro-disel ?
Lokomotiva me naftë ka një motor ngjashëm me një makinë të madhe transportuese (kamion). Pistonët (cilindri që lëvizë poshtë-lartë dhe fut rrotat në lëvizje) futen në lëvizje nga një shufër me rrota valore. Fuqia për lëvizjen e rrotave merret në boshtin me rrota valore. Ndërsa në lokomotivën me naftë të elektrifikuar, pra elektrodiseli, makinë e njëjtë mirëpo ka të instaluar një gjeneratorë që krijon energjinë. Ky elektricitet i fituar furnizon motorët që e fusin në lëvizje trenin.

Cili ka qenë lokomotiva më e fortë me avull ?
Shoqëria hekurudhore amerikane Union Pacifik në vitet 1940-ta u paraqit me lokomotivat Big-Boj. Secila nga këto makina peshonte 534 tonelata dhe krijonin 6000 kuaj fuqi (PS).

Cila më mirë elektro apo disel ?
Elektro (lokomotiva me fuqi elektrike) lëvizë më shpejt dhe më pastër se ajo disel, dhe ju nevojitet më pakë mirëmbajtje. Mirëpo elektros i duhet të lëvizë mbi binarë të elektrifikuar e këta nuk gjendet gjithkah. Diseli mund të lëvizë mbi gjitha binarët anë e mbanë botës. Në shikim global më i pastër është diseli (energjia vetëm transformohet).

Nga vije rryma për elektro lokomotivat ?
Elektro lokomotivat e zakonshme e marrin rrymën nga një largpërçues rryme të vendosur mbi binarë. Disa furnizohen me rrymën nga "binari i tretë" i vendosur mes binarëve. Shumica e lokomotiva të thjeshta pranojnë rrymën alternative të tensionit të lartë të cilën e transformojnë në rrymë të njëtrajtshme të tensionit të ulët para se ta përcjellin në motorët.

Cila lokomotivë tërhoqi trenin e parë nën tokësor ?
Hekurudha e parë nën tokësore është hapur në Londër më 1863. Ajo lidhte në rrjetë stacionesh të vizituar shpesh; Padington, Euston dhe Kings Kros. Hekurudha nën tokësore U në Londër (anglisht Underground) në fillim qarkullohej nga makinat me avull dhe më 1890 është bërë elektrifikimi i saj.

Çka është hekurudha me dhëmbëzore ?
Një lokomotivë e hekurudhës me binarë nuk e ka të lehtë që të përballojë sipërfaqet e pjerrëta, sidomos kur vijën në pyetje bjeshkët, pasi që rrotat e saj do të silleshin në vend pa përparuar përpara lokomotiva. Për tu ngjitur në breg dhe bjeshkë nevojite një siste i posaçëm. Një sistem i tillë i hekurudhës dhëmbëzore është ndërtuar më 1811 mirëpo deri më 1870 është futur në zbatim vetëm një pjesë e vogël e tij. Treni "varret" përpjetë me ndihmën e një zinxhiri me rrota dhëmbëzore, që varrën në hekurudhën e tretë të dhëmbëzuar - në këtë mënyrë parandalohet rrëshqitja. Hekurudha dhëmbëzore Mont-Uashington në Nju Hampshir (ShBA) është ndërtuar më 1869 dhe ende gjendet në përdorim. Ndërsa në Zvicër, hekurudha dhëmbëzore Pilatus e ndërtuar më 1889, ka një ngritje maksimale deri në 48 për qind.

Si funksionon tele-hekurudha ?
Tele-hekurudha apo tele-lifti është një lloj hekurudhë me tela, që instalohet në vendet malore. Ka dy parë hekurudha, një për ngjitje dhe një për zbritje. Dy kabina të metalta janë të varura në një tel të trashë e të fortë, i cili lëvizet nga fuqia e makinës e instaluar në dhomën e makinës (në pikën më të lartë të udhës). Që të dy kabinat lëvizin njëkohësisht, gjersa njëra ngjitet tjetra lëshohet pjerrtas. Pesha e kabinës që lëshohet e ndihmon tërheqjen e kabinës që ngritët.

Çka e vë në lëvizje qerret e San Franciskos ?
Qyteti karlifornezë San Francisko është i përmendur për qerret e vjetra me tel (Cable Cars), që lëvizë nga bregu në bregun e qytetit. Ato lëvizin të varura në një tel të trashë të përthekuar. Për të ndalur qerren hapen kapëzat dhe lëshohet qerrja dhe po ashtu për të dalë në bregun tjetër të qytetit duhet që të mbyllen kapëzat, ashtu që të varret qerrja në hekurudhën e telit. E gjithë kjo lëvizje mundësohet nga një motor i përforcuar në një dhomë që e lëvizë në rreth telin.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kuriozitete per vendin tone.

-Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

- Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...
A- Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e
lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte
formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet
përreth.
B- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan kaqenë një kështjellë në shpat të
malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë
që daton fillimindatonne fillimin e shekullit te pare paralindjes se
Krishtit, e cila mendohet tekete qene keshtjella qe historianibizantin
Prokop (shek. VI), e quankeshtjella e Tirkanit
C- Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një
fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të
ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.
D- Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori
nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së
Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an
d.m.th. mëndafsh)

-Lagjja e parë e Tiranës ishte: ''Lagjia e Bamit''

-Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et’hem Beut, filloi të
ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua
më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të
punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.

-Kulla e Sahatit prane xhamise Et'hem Beut ne Tirane u fillua nga Haxhi
Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve
të pasura të Tiranës.
Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga
shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në
korrik të vitit 1946.
-Tirana u shpall kryeqytet i përkohshem më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i
Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

-Romani i parë shqiptar është “Marcja” Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

-Shqipëria është i vetmi vënd në Europë ku Aviacioni u zhvillua më parë se transporti Hekurudhor.

-Piktura më e hershme e Gadishullit Ballkanik është ajo e Lepencës në
rrethin e Vlorës (Shqipëri). Kjo tregon lashtësinë e popullit shqiptar.

- Për nga rezervat e kromit, Shqipëria radhitet ndër vendet e para në Botë.

3Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

10 njerezit me te zgjuar ne bote











Sipas renditjes dhe kualifikimit të listës, vendin e parë me IQ
më të larët me 230 pikë, e zuri 36-vjeçari, matematikani Terence Tao, i
cili ishte i aftë që në moshën 2-vjeçare të zgjidhte probleme dhe
ekuacione matematikore. Mori doktoraturën në Universitetin e Princeton
kur ishte 20-vjeç dhe u bë profesori më i ri në histori, në
universitetin UCLA në moshën 24-vjeçare.

Në vendin e dytë, ndodhet 30-vjeçari Christopher Hira, me IQ 225 pikë.
Ndërmjet arritjeve të tij, përfshihet dhe fakti se filloi të punonte për
NASA-ën, kur ishte… 16-vjeç. Morri pjesë në hulumtimet e NASA-s për
banimin e Marsit, si dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e
Princeton në moshën 22-vjeçare.

I treti në listë radhitet dhe në grupin e 200-ës, vjen 50-vjeçari
astrofizikani Kim Yong-Oungk, me IQ 210. Ai ka rezultatin më të lartë të
zgjuarsisë në botë. Që në moshën dy vjeçare fliste katër gjuhë të huaja
dhe u ftua nga NASA tl studionte në SHBA që në moshën 8-vjeçare.
Ndërsa listën, e plotësojnë “djali i keq” Rick Rosner me IQ 192, ish
kampioni i botës në shah, Garry Kasparov me IQ 190, miliarderi dhe
bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen me IQ 170, shahistja Judith
Polgar me IQ 170, matematikani i shumëvlerësuar, i cili martë në
biografinë e tij disa dhjetëra çmime Sir Andrew Will me IQ 170 dhe
artisiti i famshëm James Woods me IQ 180, i cili para se të
apasiononohej me kinemanë, studionte algjebër në Universitetin UCLA dhe
MIT.

I fundit në dhjetëshen e më të zgjuarve të botës, radhitet astrofizikani Stifen Hawking me IQ 160.

Një njeri, kalon në rangun e më të zgjuarve të botës, nëse IQ-ja e tij
arrin të kalojë nivelin e 140 pikëve të cilën e arrijnë vetëm 0,5% e
popullsisë së gjithë globit. 50% e njerëzve në të gjithë botën arrin nga
90 deri 110, ndërsa 2,5% e popullsisë arrin “mençurinë” me IQ që kalon
130

4Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte
kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne
mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100
fije floku.

Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen
ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin
keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte

Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e
kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen
se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e
krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta
eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte
gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka
kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj
gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte
ne formen e pikave te loteve.

5Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

10 kuriozitete rreth semundjeve dhe struktures molekulare











1. Me shume se 90% e semundjeve jane shkaktuar apo komplikuar nga
stresi. Shume semundje te tilla si depresioni, presioni i larte i
gjakut, probleme te zemres, shpesh shkaktohen nga nje stres i forte.

2. E hena eshte dita e javes, ne te cilen rreziku i infarktit kardiak
eshte me i larte. Nje studim, i cili zgjati 10 vjet ka treguar se me
shume se 20% e vdekjeve nga ataku ne zemer ndodh te henen. Hulumtuesit
besojne se shkaku eshte nje perzierje ne mes te relaksimit dhe argetimit
gjate fundjaves me stresin kur ata rikthehen per te punuar.

3. Nje djegie e lehte, si ajo qe merrni ne plazh, mund te demtoje enet e
gjakut shume seriozisht. Dhe koha e rikuperimit mund te zgjase 4 deri
ne 15 muaj. 69.

4. Cdo centimeter e lekures eshte e banuar nga rreth 12.6 milion
baktere. Shumica e tyre jane te pademshme apo per te na ndihmuar per te
qene ne forme.
5. Cdo qenie njerezore "ndryshon" lekuren nje here ne cdo 27 muaj.
Lekura mbron organet tona te brendshme, dhe eshte thelbesore qe
gjithmone mbetet e gjalle dhe e forte, duke u rigjeneruar nje here ne
muaj apo me shume.

6. Cdo minute ne trupin tone vdesin njeqind milion qeliza. Pothuajse asgje nese mendojme se perbehet nga 10-50 trilion qeliza.

7. Qelizat e kuqe te gjakut prodhohen nga palca e eshtrave te kuq, por ne melci prodhohen nga fetusi dhe merzi.

8. Trupi yne ka mjaft hekur, aq sa per te prodhuar nje gozhde rreth 8 cm9. Lloji me i zakonshem i gjakut eshte grupi "0", me i rralle eshte A-H.
Ky i fundit u zbulua kohet e fundit ne nje familje te Bombeit dhe si i
tille eshte quajtur edhe “Fenotipi i Bombeit”. Gjendet ne vetem 100
njerez ne mbare boten.

10. Ngjyra e kuqe tipike e buzeve vjen nga perqendrimi i larte i
kapilareve te vegjel qe jane te pasura me oksigjen. Kjo shpjegon pse
buzet jane te zbehta dhe te dobeta kur eshte ftohte; ngjyra e buzeve
tona behet blu
.

6Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:36

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Piramida më e madhe në botë gjendet në Bosnje, e kanë ndërtuar nga ilirët

Një dokumentar i transmetuar nga televizioni History Channel, ka
demonstruar pamje nga piramida e Visoko në Bosnje, piramidë që ka dy të
veçanta. Së pari është më e larta dhe më e madhja në botë por edhe më e
lashtë, madje edhe se piramidat e Egjiptit.

Së dyti, sepse kjo piramidë është ndërtuar nga ilirët dhe baza materiale
e përdorur ka qenë beton , duke demonstruar se 12350 vjet më parë, kur
edhe është ndërtuar kjo piramidë, civilizimi ilir, të cilit i përkasim
ne shqiptarët, ka qenë dukshëm në avancë nga qytetërimet e tjera.

Dr. Osmonogic, arkeologjist boshnjak, pohon këtë fakt në dokumentar si
dhe vlerëson se nëqoftëse kjo piramidë do të zbulohej tërësisht, (sepse
ajo është mbuluar me dhe ku rriten barishte, atëherë historia botërore
do të ndryshonte sepse Ilirët dhe kultura e tyre ka qene kaq e zhvilluar
saçe ai beton i piramidave ka 12350 vjet dhe është ndërtuar nga
qytetërimi Ilir qe kuptohet qartësisht se ka qenë shumë më i avancuar se
ç’jemi ne sot.

Kjo teori qe arkeologjisti Osmonogic paraqet padyshim na bën të ndjehemi
krenarë për prejardhjen tonë. Nga ana tjetër, kjo teori hap një perde
të errësirës së kohës duke u renditur kështu edhe si fakt se perse
kombet e tjera e kanë dashur gjithmonë Shqipërinë e copëtuar.
Kuriozitete te ndryshme 521462_549479518396807_655176456_n

7Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ja lajmet më kurioze te degjuara gjate vitit 2012

20 janar

Pas 5 vjetësh, një çift britanik i zbulon më në fund të afërmve dhe
miqve, gjininë e të birit. Vogëlushi, për të shmangur stereotipet, ishte
veshur si vajza e si djalë në mënyrë alternative.

15 mars

Tre humbje të njëkohsishme mes “VIP”-ave në botën e kafshëve: ngordhin
Yoda (qeni më i shëmtuar në botë); Meow (macja prej 18 kilogramësh), por
edhe Nefertiti (merimanga që kishte qëndruar 100 ditë mbi ISS).

15 mars
Nuk bëjnë seks? Krimbat janë më të prirur për alkool. Ky ishte rezultati i një eksperimenti të Universitetit të Kalifornisë.

29 prill

Një restorant i Ferminjanos bëhet “off-limits” për të gjithë politikanët, që akuzohen për të këqijat e një vendi

2 maj

Një 12-vjeçare braziliane shet flokët e saj të ngjatë për të pasur mundësinë të blejë një shtëpi për familjen e saj.

3 maj

Një version i “Britmës” së Edvard Munch u shit nga ‘Sotheby's’ në New
York për 119,92 milionë dollarë, duke u bërë vepra e artit më e
kushtueshme e shitur në ankand.

7 maj
Vaniteti i dinosaurve shërbeu për nxehjen e planetit. Sipas një kërkimi,
kafshët gjigante prodhuan një sasi aq të madhe gazi, sa që u bënë
faktor kyç në ngritjen e temperaturave.

24 maj

Çështje e shpërthyer në familjen Klinton, për një foto të postuar në
Twitter, që e sheh ish-presidentin amerikan mes dy yjeve të pornos.

30 maj

Çmendet në internet video e Laverne Everett, gjyshes e cila feston
80-vjetorin, duke u hedhur me parashutë. Mirëpo, papritmas rrëshqiti nga
veshja e sigurisë, duke shpëtuar për mrekulli.

11 qershor

VIP-at adhurojnë të shpërndajnë telashet e tyre në Twitter. Nga goditja
në kokë me nxirjen e syrit të Lady Gagas deri te shiringat e PINK, pa
harruar edhe Shakirën e kafshuar nga një luan deti.

16 qershor
Akrobati amerikan Nik Wallenda realizon kapërcimin e “Kaskadës së
Niagarës”, duke ecur mbi një tel prej 550 metrash, në një lartësi prej
45 m.

20 qershor

Lazanjë rekord në një restorant të Krakovës, për përfaqësuesen italiane
të futbollit që po luante në Evropian: peshonte 4.8 ton, u skuq për 10
orë dhe u nda në 10.000 copa.

3 korrik

Një çift gjermanësh urdhëron arragosta në restorant në “Costa Smeralda” për 500 euro, por pastaj i hedh të lirë në det.

17 korrik

Barack Obama, i cili po shikonte një ndeshje në “Verizon Center” të
Washingtonit, nderon kamerat e pranishme, duke puthur të shoqen Michelle. Ndërkaq, përpara një dyqani akulloresh në Chicago u vendos edhe një pllakatë, për të kuptuar puthjen e çiftit.

19 korrik

Gjenden 4 reçipeta të vitit ‘400, që i ngjajnë shumë atyre të sotmeve. Ishin në kështjellën e Lengberg në Tirolin lindor.

25 korrik

Një fëmijë anglez 11-vjeçar ikën nga shtëpia në Manchester dhe pa
dokumente e bileta, arrin të shmangë kontrollet e të ngjitet në një
avion në drejtim të Romës.
Fotografon njollat e Diellit, por rastësisht kap një avion civil që
qëndron në fotosferën diellore. Kështu në Castellana Grotte
“shenjëstrohet” përqindja 1 në 380 mijë se mund të ndodhte diçka e
tillë.

Gusht

*Të shumtë kuriozitetet e regjistruara në Olimpiadën “Londër 2012”. Që
nga Mbretëresha që gjatë hapjes interpreton si “Bond Girl” deri te Hope
Solo apo Ryan Lochte, të cilët sigurojnë se në fshatin olimpik bëhej
shumë seks i rastësishëm.

*Për t’u kujtuar edhe xhudistja Wojdan Shaherkani, gruaja e parë saudite
që mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe skermistja koreano-jugore Shin
A-Lam, e cila qan për më shumë se një orë në pedant, duke bllokuar
finalen.

20 gusht

Familja Melis nga Sardenja hyn në rekordet “Guinness” si më jetëgjata në
botë: 9 vëllezër për 818 vjet në total. Por në Brazil është edhe
familja Scaramussa: 12 vëllezër që të gjithë bashkë mbërrijnë në 969 vjet.

21 gusht

Vjen letra higjienike falas, por me reklamë. Ideja e suksesshme i takon 2 sipërmarrësve nga Michigani.

28 gusht

Larry, maçoku i “Downing Street”, kap miun e tij të parë. Për ta
lajmëruar këtë ka dalë në mënyrë publike deri edhe një zëdhënës i
kryeministrit britanik Cameron.

12 tetor

Bën xhiron e botës fotoja e një syri gjigant të gjendur në plazhin e
Floridas. Me shumë mundësi i takonte një peshku të përmasave të mëdha.

27 tetor

Plot 70% e ushqimeve tona skadojnë dhe janë të mbushur me gjëra shtesë.
Rekordi qëndron në një karamele: 14 gjëra shtesë, nga 25 përbërës në
total.12 nëntor

Mund të mos jetë me stil të lartë si ”'iPad” apo novator si Surface, por
nga India vjen tableti me kosto të ulët: quhet Aakash (qiell i kaltër),
me një ekran 7 polësh dhe me kosto 32 euro.

18 nëntor

Zbulim shokues nga “European Cockpit Association” që ka marrë në pyetje 6
mijë pilotë evropianë: 1 në 3 vetë rrëfejnë se ishin përgjumur kur
gjendeshin në komandë.

23 nëntor

Dy të moshuar refuzojnë për t’u larguar nga shtëpia e tyre në Wenling në
Kinë, ndërkohë që përreth banesës i ndërtojnë një autostradë.
24 nëntor

Me më shumë se 803 milionë klikime, “Gangnam style” bëhet video më e shikuar në historinë e Youtube.

28 nëntor

Çmenden emrat e fëmijëve të lidhur me internetin dhe rrjetet shoqërore.
Në Amerikë ka lindur Hashtag, por në Egjipt është edhe vogëlushja
Facebook, apo edhe Like në Izrael. Pa harruar edhe Apple e Mac.

5 dhjetor

Vdesin brenda pak orëve dy zonja për “Guinness”: më e vjetra dhe më e
gjata e botës. Bëhej fjalë për amerikanen Besse Cooper, 116 vjeç dhe
kinezen Yao Defen, e gjatë 2,36 metra.
12 dhjetor

“Me gëzim u bashkohem juve”: ky është mesazhi i parë historik i lëshuar
nga Papa, i cili zbarkon më në fund në Twitter, me llogarinë @Pontifex

8Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në “Samsung” kanë krijuar llampën 36 vjet të qëndrueshme

Ndërrimi i llampave elektrike së shpejti do të mbetet çështje e së
kaluarës, sepse “Samsung” ka prezantuar një llampë të re, të kursyeshme,
e cila do të qëndrojë 36 vjet.

Ekspertët e kësaj kompanie e kanë promovuar llampën LED e cila mund të
jetë e qëndrueshme deri në 40 mijë orë, që është 40 herë më shumë se
llampat e rëndomta.

E vetmja e metë e kësaj llampe deri më tash mund të jetë çmimi i saj, sepse një këso llampe aktualisht shitet mbi 60 euro.Kuriozitete te ndryshme Images8

9Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kuriozitete te ndryshme Images4Zbulimet e Leonardo da Vinçi Kuriozitete te ndryshme Images4

Italiani Leonardo da Vinçi (1452-1519) njihet si ndër zbuluesit më të
mdhenjë. Ai zbuloj shumë makina dhe mjete të cilat nuk janë ndërtuar
gjatë kohës kur ai ishte ende gjallë.

- Ventillimin,
- Busollën,
- Aeroplanin,
- Helikopterin,
- Instrumente mekanike muzikore
-Armën shumë tytëshe
- Skenën rrutulluese
- Orën me zile,
- Teshat zhytëse
- Gazë maskën
- Parashutën
- Turbinën me ujë
- Orën
- Vinçin
- Tankun
- Syzet- Makinën me avullë
-Teleskopin

10Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shkencëtarët britanikë zgjidhin enigmën: pula apo veza?


Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo është enigma që prej shekujsh
ka munduar njerëzit për të dhënë një përgjigje të saktë e përfundimtare.
Kësaj pyetjeje një grup shkencëtarësh anglezë duket se i kanë dhënë
zgjidhje, transmeton Starti njoftimin.
Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat
kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës. Kolin Friman dhe kolegët e
tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina
ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse
për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që
përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës. Shkencëtarët kanë zbuluar
gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe
për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog. Pra, sipas shkencëtarëve,
pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.

11Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Disa Kuriozitete nga Shkenca


  1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
  2. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
  3. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
  4. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
  5. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
  6. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
  7. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
  8. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
  9. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
  10. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
  11. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
  12. Nje
    te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se
    sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe.
  13. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
  14. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
  15. Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
  16. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
  17. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
  18. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
  19. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
  20. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres - pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
  21. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
  22. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
  23. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
  24. Kripa
    perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe
    ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge
    (salt - salary = anglisht, salarium -
  25. latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte
    shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to.
    Shenja quhej "hallmark" duke ditur se ne greqisht "hal" qendron per
    kripe.
  26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale
    ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u
    mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me
    perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te
    kunderta.
  27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me
    vere te quajtura ne ate kohe "kratere". Ata besonin se alkooli safi,
    mund te perdorej vetem nga barbaret.
  28. Jo shume larg nga
    Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i
    thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi
    Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte
    rreth 17.5 km per sekonde.

12Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 7/4/2013, 12:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Risia teknologjike për 2013: Celularë e kompjuterë prej gome!











Një lajm i mirë për këtë fillim viti… Nëse aparati juaj celular
deri pak kohë më parë ishte i thyeshëm dhe lehtësisht i dëmtueshëm, për
shkak të pakujdesive, apo akrobacive të ndryshme që mund të ndodhin në
shtëpi dhe ambiente të tjera publike, tashme kompanitë celulare kanë
menduar një zgjidhje më të pranueshme, që njëfarësoj e bën celularin
tuaj “të pavdekshëm”. Materiali prej gome është koncepti i ri i
celularit të 2013-s edhe më tutje, çka duket se do t’i hapë rrugë edhe
prurjeve të tjera teknologjike, siç mund të jetë televizorët e
kompjuterët prej gome. Kuriozitete te ndryshme Attachment
Kompanitë “LG” dhe “Samsung” janë shprehur të gatshme për të prezantuar
në tregun botëror brezin e ri të telefonave celularë, mandej të
tabletave elektronike I-Pad etj. praktikisht të pashkatërrueshme. Me të
njëjtat parime pune dixhitale, materiali fleksibël prej gome jo vetëm që
i bën më praktikë aparatet e informacionit apo komunikimit me të cilët
jemi në kontakt gjatë gjithë kohës, por duke u investuar bindshëm jo
vetëm në cilësinë e shërbimit dhe në atë të sigurisë, ky tip i ri i
telefonave prej gome, që priten të dalin pas pak ditësh në shitje, i
përjashton nga efekti i dëmtimit kësi aparatesh, me të cilët jemi në
kontakt të vazhdueshëm.

Veshja e jashtme prej gome është vetëm një element, ndërsa bateritë
pritet të jenë prej një lloji të ri pëlhure, në të cilën grumbullohet
energjia e rikarikueshme. Sa i takon pranisë së tasteve, apo sensorëve
të manovrueshëm përmes prekjeve, këto aparate interesante teknologjike
prej gome do të kryejnë njësoj funksionet e tyre, duke pasur njëherësh
edhe një tjetër bonus në përdorim: pikërisht të qenit thjesht të
padëmtueshëm! Ndaj, përgatituni që të ndërprisni faturat e kripura të blerjeve, pasi
celulari u ka rënë nga xhepi dhe i është thyer ekrani, ose dikush tjetër
nga pakujdesia e ka marrë aparatin tuaj duke bërë akrobacira me të.
Materiali prej gome do të jetë shpëtimi juaj për blerjet e reja të
produkteve teknologjike, që realisht ju rëndojnë në buxhetin personal.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons