Nje prej vendeve me fantazma me te njohura dhe me te vizituara ne bote.
Rruget e mbushura me fantazma nen Miljen Mbreterore
Nje rrugice ashtu si ajo e Mary King eshte nje rrugice e ngushte qe te con tek hyrja e nje banese shumekateshe, apo dhe qe ndoshta ofron akses ne pjesen e mbrapme te nje ndertese. Nehere e nje kohe aty mund te kete patur edhe nje dere ne hyrjen kryesore e cila ishte e mbyllur gjate nates.Nje rrugice gjithashtu pershkruan edhe nje rruge shume te ngushte ndermejt dy ndertesave.
Rrugica e Mary King eshte rrugice me e njohur ne Miljen Mbreterore fale legjendave te saj 300 vjecare dhe historive me fantazma, por kohet e fundit ajo ka qene edhe me pak e vizituara.
Ne vitet e fundit, rrugica qe nuk ka qene me pare e hapur per publikun, eshte hapur si nje atraksion per turistet dhe tani quhet "Rrugica e vertete e Mary King".
Historia e rrugices se Mary King
Rrugica ishte nje rruge ne shekullin e 17 dhe pjesa me e madhe e saj eshte ende ne gjendje shume te mire. Ajo kalon nga High Street ne drejtim te veriut nen City Chambers- Qeveria Lokale e Edinburgh. Perpara se te ndertohej Cockburn Street thuhet se Rrugica Mary King shkonte deri tek Market Street.
Thuhet se rrugica eshte quajtur me emrin e vajzes se nje avokati te njohur dhe te pasur qe ishte pronar i tokes. Emri i avokatit ishte Alexander King. Megjithate shume pak te dhena jane gjetur ne mbrojtje te kesaj teze.
Ne fakt, nga mesi i shekullit te 17 aty jetonte vertet nje grua me emrin Mary King.
Rrugica e Vertete e Mary King i prezanton turistet me nje interpretim vertet te kujdesshem historik te jetes ne keto rruge te ngushta qe nga shekulli i 16, dhe deri ne shekullin e 19.
Prezantimi perfshin gjithashtu edhe legjenda apo ndoshta edhe histori te verteta me fantazma ne kete rrugice te njohur.
Ne mesin e shekullit te 17 Quteti i Vjeter ishte mbushur me minj te zinj nga anijet ne Leith Docks dhe semundja u perhap.
Keshilli lokal tentoi ta bllokonte murtajen dhe vendimi qe u mor ishte qe te bllokoheshin hyrjet e Rrugices se Mary King. Viktima te murtajes u mbyllen brenda.
Ne vitet ne vijim rrugica u duhej te rihapej serish per shkak te mbipopullimit te Qytetit te Vjeter dhe shikimet e fantazmave, me se shumti kafshe pa koke dhe njerez jane raportuar.
Shikimet me te zakonshme ne kohet e fundit jane raportuar te jete nje vajze e vogel, jo me shume se pese apo gjashte vjec e quajtur Annie.
Rrugica Mary King ne kohet e tanishme
100 vjet pas murtajes, Keshilli vendosi qe te ndertonte nje ndertese te re, The Royal Exchange qe tani eshte City Chambers.
Shtepite e majes se Rrugices se Mary King u shkaterruan, por pjesa e seksioneve me te uleta u perdoren si themele per ndertesen e re.
Rrugica eshte bere shume e famshme si nje atraksion per turistet dhe rralle nuk shihen turiste neper rrugice.
Disa turiste kane raportuar qe fotografite e bera ne Mary Kind dalin si te cuditshme, te shpelara apo nuk dalin fare. Raportimet per fantazma vazhdojne ende edhe sot.
Duke qene se eshte nje atraksion per turistet shpjegimet mbinatyrore jane me te pelqyera se shpjegimet racionale, por ne ate rrugice ka vertet dicka ndryshe.